Protesta para Gjykatës Kushtetuese qëllimisht e ngjyrosur me të kaltër
Published in Recensione
on 3 - 03 - 2016 Author: Симона Атанасова[Recension: FОТО: Spasovski nëpërmjet njeriut i cili e ofendonte eurokomesarin Han i kontrollon protestat para Gjykatës Kushtetuese]
Teksti në mënyrë paushalle akuzon se partia më e madhe opozitare, LSDM, i organizon protestat para Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht sulmon një person se ka marrë pjesë në protestë, që është e drejtë legjitime dhe kushtetuese e çdo qytetari.
Linku deri te artikulli origjinal: FОТО: Spasovski nëpërmjet njeriut i cili e ofendonte eurokomesarin Han i kontrollon protestat para Gjykatës Kushtetuese
Data dhe koha e publikimit: 27.02.2016, 00:34
Data e recensionit: 01.03.2016
Recensuese: Simona Atanasova
AKUZA PAUSHALLE
Në artikull thuhet se në protestë ka qenë i pranishëm një i punësuar në Sektorin për marrëdhënie me publikun në MPB, i cili është këshilltar i ministrit Oliver Spasovski. Në fotografinë që është publikuar në tekst, ky njeri madje është rrethuar me një rreth të kuq, ndërsa në pjesën përmbajtësore bile thuhet se i ka kontrolluar protestat kundër Gjykatës Kushtetuese. Përfundimi i këtillë është nxjerrë nga komentet në rrjetet sociale.
Mirëpo, përveç akuzës paushalle nuk ka asnjë dëshmi se kjo është me të vërtetë kështu. Nuk janë treguar as komentet në rrjetet sociale. Përveç kësaj, edhe sikur të jenë, nuk do të thotë se ato janë të sakta. Në rrjetet sociale çdokush mund të shkruajë çka të dojë, ndërsa shpeshherë ndodh që të plasohen edhe informata të rrejshme. Prandaj, së pari duhet të verifikohet vërtetësia e tyre, e jo të merren si qindpërqind të sakta dhe në bazë të tyre të krijohet një konstruksion i qëllimshëm.
Në tekst mungon edhe komenti i personit të përmendur, i cili nuk është pyetur se a është ai me të vërtetë në atë fotografi dhe a qëndron prapa protestave, siç thuhet. Përveç kësaj, aspak nuk është kontestuese që ky person të ketë marrë pjesë në këtë protestë. Kjo e drejtë buron nga Kushtetuta dhe nuk është e kufizuar me atë se a është dikush anëtar apo i afërt me ndonjë parti të caktuar politike.
“Qytetarët kanë të drejtë në mënyrë të qetë të tubohen dhe të shprehin protestë publike, pa paraqitje paraprake dhe pa leje të posaçme. Shfrytëzimi i kësaj të drejte mund të kufizohet vetëm në kushte të gjendjes së luftës dhe të gjendjes së jashtëzakonshme.” (neni 21 i Kushtetutës së RM-së)
Ku shkrun në Kushtetutë se anëtarët, përkrahësit dhe simpatizuesit e LSDM-së nuk guxojnë të marrin pjesë në protesta të qeta?
Në fund të tekstit bëhet një akuzë serioze, krejtësisht e pakonfirmuar, e mbështjellë në formë pyetësore:
“…a dëshiron LSDM-ja nëpërmjet Oliver Spasovskit të realizojë grushtshtet, me ndihmën e SOROS-it?”
Nuk ka sqarim se si është nxjerrë ky konstatim, e as që është marrë parasysh pesha e asaj që është thënë, por porosia është lënë “të qëndrojë pezull në ajër”, që më lehtë të manipulohet publiku.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e