verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Postieri i ka rënë ziles dy herë!

on 24 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Јанева и денеска не се појави на Комисија, втор ден г_ - http___republika.mk_

[Recension: Janeva edhe sot nuk u paraqit te Komisioni, për herë të dytë e shkel Kuvendin]

Këto ditë jemi dëshmitarë se si përsëri përforcohet fushata kundër prokurores speciale publike Katica Janeva. Tekstet e fundit dhe kronikat televizive dhe të radios kanë të bëjnë me mosardhjen e Janevës në mbledhjen e Komisionit amë kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, e cila në mënyrë eksprese e vendosi në rend dite raportin e saj për punën gjashtëmujore. Kryetari i këtij komisioni nuk dëshiron të hap debat për këtë dokument pa prezencën e prokurores speciale. Kjo, që në titull komentohet si “shkelje e Kuvendit”.

Çka mungon në këtë informatë dhe pse ajo zgjon interes? Së pari, mungesa e sqarimit nga pala e involvuar, me përjashtim të alibit të interpretuar për mosmarrje të ftesës. Madje nuk ka as mendime të deputetëve me pikëpamje të ndryshme për mosprezencën e prokurores publike, qoftë edhe citime nga paraqitjet e tyre publike – si pjesë e aktiviteteve në Kuvend. Nuk ndahet aspak hapësirë që të sqarohet edhe orari i ngarkuar i Janevës në atë kohë, i cili ka qenë përplot me paraqitje publike, të vlefshme për t’u shënuar, si dhe prezenca e mysafires disaditëshe nga Rumunia, kolege e saj! Në fakt, prezencat e funksionarëve të huaj në Kuvend duhet të harmonizohen para se të përgatitet rendi i ditës. Kjo është rregull elementare!

Јанева и денеска не се појави на Комисија, втор ден г_ - http___republika.mk_Linku deri te artikulli origjinal: Janeva edhe sot nuk u paraqit te Komisioni, për herë të dytë e shkel Kuvendin

Data dhe koha e publikimit: 22.03.2016 13:10

Data e recensionit: 23.03.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

FAKTE TË DOBËTA

“Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, edhe sot nuk u paraqit në mbledhjen e Komisonit për sistem politik në Kuvendin republikan ku duheshte të shqyrtohet raporti i PSP-së. Janova vazhdon me mosrespektimin e vrazhdë dhe shkeljen si ndaj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe ndaj të gjitha institucioneve shtetërore, mirëpo edhe ndaj Kushtetutës së vendit. Јaneva pa asnjë bazë refuzon ta arsyetojë Raportin para organit më të lartë ligjdhënës të vendit nga i cili është zgjedhur.”

Nga kjo pjesë hyrëse e tekstit, mund të supozohet se bëhet fjalë për fjalimin ose mendimin e dikujt, mirëpo ky është koment, qëtregon jokonsenkuencë në aspekt të zhanrit, e cila pa dyshim është e qëllimshme. Komenti këtu është që përshtypja për Janevën të jetë edhe më e keqe, që ta nervozojë pak lexueisn para se t’ia shtrojë “tavolinën” – lajmin ose shkakun për përgatitjen e tekstit.

Mirëpo, teksti nuk ka ndonjë repeortar të pasur të fakteve. Kështu, kuptojmë se prokurorja speciale dy herë “i ka mashtruar” anëtarët e Komisionit, mirëpo nuk tregohet se ajo askund nuk ka dhënë pëlqim ose paralajmërim se do të vijë në mbledhje. Madje edhe sikur të jenë të sakta faksimilet nga raporti i postierit për ftesat e dërguar për të marrë pjesë në debat, nuk vështirë mund të jemi të sigurtë në atë letërkëmbim. Ai, si tregin zhvillimi i ngjarjeve, nuk është relevante, dhe kjo duhet të dihet kur theksi vendoset në atë se “postieri i bie ziles dy herë”!

PUBLIKIME TË SINKRONIZUARA

Теksti duhej të theksojë edhe se nuk ka asnjë obligim ligjor për PSP-në që të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit. Ka mundur, së paku, të transmetohet konferenca për shtyp e deputetes s LSDM-së, Renata Deskovska, e cila, në mes tjerash, tha se:

“Sipas Ligjit për Prokurorinë speciale, raporti i PSP-së nuk i nënshtrohet miratimit. Kuvendi nuk mund ta pengojë punën e PSP-së, vetëm miratohet përfundim se është shqyrtuar raporti, dhe nuk miratohet.”

Në Kuvend është dhënë edhe deklarata e deputetit Pavle Trajanov nga LD-ja, i cili e dënoi veprimin e deputetit Vllatko Gjorçev, duke vlerësuar se ai:

“në kundështirm me Rregulloren për punë të Kuvendit, me vetëdëshirë e ka shtyrë mbledhjen e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ku duheshte të shqyrtohet Raporti i Prokurorisë speciale publike.”

Теksti në masë të madhe është komentues, nuk e tregon pjesën më të madhe të fakteve relevante, e aq më tepër është krejtësisht i njëjtë me publikimet në mediet tjera, madje identik edhe me zgjidhjet grafike. Kjo tregon se kemi një burim, i cili, siç ndodh shpeshherë, madje as nuk është nënshkruar!

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja