Publikim populist ku dukshëm lartësohet Qeveria
Published in Recensione
on 20 - 08 - 2015 Author: Оливера Војновска[Recension: Qeveria me reagimin e shpejtë arrit që në afat rekord t’u ndihmojë njerëzve të Tetovës me rrethinë]
Kjo është edhe një nga seria e kronikave ku dukshëm lartësohet Qeveria. Ky publikim populist është i ngjyrosur me ton lavdërues, duke filluar që nga titulli e deri në reshtin e fundit.
Linku deri te artikulli origjinal: Qeveria me reagimin e shpejtë arrit që në afat rekord t’u ndihmojë njerëzve të Tetovës me rrethinë
Data dhe koha e publikimit: 14.08.2015, 17:33:46
Data e recensionit: 15.08.2015
Recensues: Оlivera Vojnovska
REPRIZA DHE PROPAGANDË
Materialin që e recensojmë ka të bëjë me vizitën e kryeministrit dhe të një pjese të kabinetit të tij në viset e vërshuara në rrethinën e Tetovës (13.08.2015), për të cilën kjo medie informoi po atë ditë në dy kronika.
Kështu që, ky tekst i njëanshëm dhe jashtëzakonisht favorizues është reprizë e informatave tashmë të publikuara. Ai shikuesve nuk u tregon asgjë të re, por ka për qëllim ta lavdërojë pushtetin – më saktë kryeministrin, për angazhimin e tij rreth ballafaqimit me pasojat e vërshimit.
Intonimi propagandues vërehet që në fillim të kronikës:
U pastrua një pjesë e madhe e rrugëve të mbuluara në Shipkovicë, makineria punon me intensitet të plotë në pastrimin e shtëpive të shkatërruara edhe në Reçicë…
Përfundoi vlerësimi i dëmeve, ndërsa sanimi i tyre zhvillohet sipas asaj që është premtuar. Në këto aktivitete është i kyçur i gjithë kreu shtetëror, ndërsa në terren veprohet në mënyrë intensive…
LAJKATIM
Lavdërimi i kryeministrit është aq i theksuar sa që duket disi si lajkatim.Në dëshirën për ta potencuar rolin e tij, janë përdorur formulime që duken qesharake. Si për shembull, se Gruevski ka bërë kontroll të gjendjes në terren! Edhe pse kjo aspak nuk është detyrë e kryetarit të Qeverisë, por ka shërbime profesionale – persona që janë të paguar ta bëjnë këtë.
Dhe, i shkruar me një entuziazëm të tillë lavdërues, kronika bile thotë se:
…popullata lokale vazhdimisht falënderon për intervenimin e shpejtë të organeve kompetente…
Мirëpo, në deklaratat tonike të tre banorëve lokalë nuk ka një gjë të tillë:
Gjendja momentale në fshat filloi të stabillizohet deri diku, dukshëm…
të sanohet ndonjë shtëpo dhe ai që ka mundësi të kthehet sa më shpejtë…
për momentin janë sanuar disa defekte, për shembull kanalizimi dhe ujësjellësi, mirëpo uji akoma nuk është i pijshëm… (prej minutës 0,30 deri në minutën 0,45 të videos)
Poashtu, përkundër pohimeve se:
Dhjetë ditë pas vërshimeve në rrethin e Tetovës, jeta kthehet në gjendje normale,
në medie mund të lexohen tekste që tregojnë një pasqyrë tjetër për gjendjet në terren dhe ku thuhet se procesi i sanimit do të zgjasë më shumë (Shipkovica do të pastrohet nga balta pas disa muajsh).
Mirëpo, është e qartë se, kronika është udhëhequr nga ideja që ta “përjetësojë momentin” e përkushtimit të kryeministrit dhe solidarizimin e tij me hallin e banorëve të rrethit të Tetovës, nuk e ka parë Shipkovicën nga këndi i njëjtë. Por, e ka ndjekur vetëm shikuar vetëm figurën e kryeministrit.
(Nga Shërbimi për verfiikimin e fakteve në gjuhën maqedonase)
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, jozyrtare
më tepër burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
nuk ka
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e