Publiku do të ikë pa kërkuar falje kur s’ka profesionalizëm
Published in Recensione
on 31 - 12 - 2015 Author: Xhenis Sulimani[Recension: “Tetovarët i kërkojnë falje Zotit që e kanë votuar Teuta Arifin”]
Mendimet e qytetarëve janë të rëndësishme për tu raportuar me qëllim krijimin e një pasqyrimi se çka mendon populli për zhvillimet në cilëndo sferë qofshin ata. Megjithatë një mendim i një qytetari nuk mund të jetë pasqyrë e opinionit publik në tërësi.
Linku deri te artikulli origjinal: “Tetovarët i kërkojnë falje Zotit që e kanë votuar Teuta Arifin”
Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015
Data e recensionit: 28.12.2015
Recensues: Xhenis Sulimani
Teksti që po e recensojmë në titull thotë se “Tetovarët i kërkojnë falje Zotit që e kanë votuar Teuta Arifin”. Sapo nis e lexon tekstin vëren se titulli nuk argumentohet në mënyrë adekuate, por që bazohet nga postimi i një qytetari në rrjetin social facebook. Kjo do të thotë se titulli demantohet nga përmbajtja e tekstit, për faktin se jo gjithë tetovarët, por vetëm një qytetarë i “kërkon Zotit falje që e ka votuar Teuta Arifin” dhe jep vlerësim për këtë të fundit.
“Tetovarët i kërkojnë falje Zotit që kanë votuar Teuta Arifin. Kështu shkruan Sadat Sulejmani në Facebook.”
Media duhet të jenë dritare realiteti dhe të përcjellin qëndrimet e qytetarëve, por gazetari nëse do të dijë mendimin dhe shqetësimet e tyre duhet të dalë në terren dhe të tentojë që të bëjë një anketë serioze me më shumë qytetarë të cilët do të ishin të gatshëm të japin mendimin mbi pushtetin. Arritja e një rezultati transparent dhe objektiv për këtë problematikë do të ja vlente të bëhej lajm. Por, një qëndrim në rrjetet sociale nuk mund të jetë transparent dhe nuk paraqet domosdoshmërisht edhe qëndrimin shumicës se qytetarëve.
Në këtë mënyrë si është tentuar të bëhet ky produkt që po e recensojmë është manipulim, i cili me anë të një postimi mëton të ndërtojë opinion publik për një çështje të caktuar. Jo që pushteti duhet të lihet “rahat” nga qëndrimet e popullit, përkundrazi. Media si urëlidhëse mes pushtetit dhe popullit duhet në mënyrë më konstruktive të ndërtojë opinion për politikbërjen, të jetë kritike dhe të hapë tema në interes publik, por këtë ta bëjë sipas rregullave profesionale. Në të kundërt lexuesi do ikë nga media dhe nuk do të kërkoja faëje për këtë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk ka informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e