verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Publiku është “Kanun”, jo gazetari!

on 23 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Gazetari nuk është ai i cili i jep konotacion moral ndodhisë. E gjitha që i takon një gazetari profesionistë është raportimi. Elementet dhe detajet që i sjell gazetari përmes artikullit, janë baza mbi të cilën publiku do të gjykojë ose vlerësoj një akt ose një sjellje nëse ajo është pozitive, negative, e mirë, e keqe, e turpshme ose e moralshme.

Rrahje “e turpshme” trafiku screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Rrahje e “turpshme” trafiku”

Data dhe koha e publikimit: 19.11.2015

Data e recensionit: 19.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recensojmë shtë tendencioz dhe nënçmues, pasi autori kategorizon pa të drejtë. Bëhet fjalë për një konflikt i cili nëse do të ishte i vërtetë do të duhej të ishte konfirmuar nga policia.

Nëse lajmi ka qenë përleshja e cila ka pasuar një aksident, atëherë gazetari duhet fillimisht të raportojë për demët dhe viktimat e mundshme dhe më pas të elaborojë atmosferën. Megjithatë nga teksti, verehet se gazetari nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, pasi lajmit i mungojnë elemente si vendi dhe koha e ngjarjes, elemente këto të cilët janë edhe më të rëndësishëm për kur informon për ndodhi të kësaj natyre.

Turpit të komunikacionit në Shkup i është shtuar edhe rrahja ndërmjet shoferit të njërit prej autobusete te NQP Shkup dhe një grupi tinejxherësh. Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur dje shkaku i ndeshjes së një makine me autobusin, me ç’rast autobusi I Ndërmarrjes është dëmtuar lehtë.

Pa dhënë më shumë informacion, teksti përfundon me: “Motivet e rrahjes janë ende të panjohura”. Atëherë çfarë fitoi publiku nga ky artikull!?

Një fjalë e urtë popullore thotë: “A e vrave ujkun, hidhe në përrua”. Për të hedhur “ujkun në përrua”, gazetari me doemos është dashur të kërkoj qëndrim nga organet policore. Pas këtij përfundimi, lexuesi informohet plotësisht se si ka vazhduar ose si ka përfunduar ngjarja! Për këtë arsye, etika gazetareske obligon raportimin e balancuar dhe të mbështetur në së paku tre burime. Çfarë nëse “tinejxherët” kanë qenë në makinën që ka goditur autobusin dhe të njëjtit nuk kanë poseduar patent shofer? A nuk do të ishte ky lajmi?! Çfarë nëse drejtuesi i autobusit ishte nën ndikimin e alkoolit? A nuk do të ishte ky skandal dhe kërcënim për sigurinë e pasagjerëve?! Këto janë arsyet përse gazetari, për të arritur deri tek detajet, duhet gjithmonë t’i referohet burimeve policore.

Nenet e Kodit Etik të Gazetarit, për informacionet e paverifikuara, shkruan:

Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar.

Gazetari mund të publikojë diçka për të cilën nuk ka edhe aq dëshmi, por për të cilën ka mjaft indikacione se është i vërtetet, respektivisht diçka për të cilën ekziston dyshim i bazuar. Dyshimi i bazuar nënkupton prezentimin e argumenteve që janë të arsyeshëm dhe që janë indikacion se diçka është e vërtet, pa pasur dëshmi konkrete për vërtetësinë.

Publikimi i informacioneve që kanë statusin “të bësueshme” është e mundur atëherë kur do të konstatohet se e drejta e publikut për të qenë i informuar është më e madhe sesa e drejta e respektimit të arsyeve të besueshmërisë të informacionit


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

Nuk përjashtohet!

Nuk përjashtohet!

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja