verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Publiku kërkon lajme, e jo propagandë

on 7 - 11 - 2016       

[Recension: Kumanovarët kërkojnë doktor Ilir Hasanin për deputet?!]

Dyshimet sjellin deri te e vërteta, por vetëm kur të njëjtat verifikohen. Ndodh shpesh që mediat të hedhin një dyshim në opinion, por jo për ta verifikuar dhe plasuar si lajm, por për ta çorientuar opinionin. Me veprime të tilla bëhet manipulim i vetëdijshëm me publikun dhe devalvohen vlerat profesionale gazetareske.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: Kumanovarët kërkojnë doktor Ilir Hasanin për deputet?!

Data dhe koha e publikimit: 01.11.2016

Data e recensionit: 04.11.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë na jep material për fenomenin e përshkruar më lartë. Që në titull teksti bën një gjeneralizim të palejueshëm, ngase sigurisht se jo të gjithë kumanovarët e kërkojnë atë gjë për të cilën pretendohet në titull. Shumë më korrekte do të ishte nëse do të flitej për anëtarët e partisë të apostrofuar nga ky qytet.

Portali potencon se plason lajm jozyrtar dhe me plot dyshime, që është korrekte, por ajo që e nxjerr nga kornizat profesionale është fakti se në përmbajtje nuk jepet asnjë indicie se është bërë tentim që lajmi “jozyrtar”, mbi bazën e dyshimeve, të verifikohet përmes burimeve, dëshmive apo edhe fakteve tjera.

“Jozyrtarisht portali TetovaSot mëson se në degën e BDI-së në Kumanovë nga rinia kumanovare është propozuar doktor Ilir Hasani për kandidat për deputet për shkak të kontributit të tij të pamohueshëm në shoqërinë shqiptare në Kumanovë dhe më gjerë.”

Mungon qëndrimi i Forumit Rinor të BDI-së, dega në Kumanovë, por edhe dëshmi tjera prej burimeve të pavarura prej kësaj partie që i apostrofuari ka bërë vepra, siç pretendohet të përcillet në tekst, për të cilat vlerësohet aq shumë. Kjo do të vërtetonte nëse veprimtaria e tij dhe karriera është bërë me meritokraci (në bazë te meritës) apo spoil- sistem (është favorizuar nga partia në pushtet). Në këtë mënyrë, lajmi do të ishte më i plotë dhe më i saktë.

Më tej, në vend që pas një informacioni jozyrtar të vijë tentimi për verifikim, produkti vazhdon me spekulim tjetër.

“Jo zyrtarisht Ilir Hasani pritet që të jetë pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 dhjetor të këtij viti.”

Dhe, përsëri, askund s’mund ta gjejmë “palën e dytë”apo palës së apostrofuar- që është më se në rregull të përfshihet, sidomos në moment që emri i dikujt lakohet disa herë në tekst. Kështu si është servuar para publikut, teksti nuk është informues, është i njëanshëm, jo gjithëpërfshirës e kjo gjë më tepër i jep nuanca propagandistike, sidomos kur kemi parasysh se jemi në prag të fillimit të fushatës parazgjedhore.

Opinioni kërkon lajme të sakta dhe të verifikuara. Gazetarët nuk duhet të harrojnë se kanë përgjegjësi para opinionit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja