verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pyetje në titull që s’gjen përgjigje në tekst

on 6 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Pse Bilall Kasami nuk pranon të përballet me Ziadin Selën në televizion ?!]

Çështjet e interesit të përgjithshëm patjetër që duhet të sqarohen para opinionit. Andaj gazetari me të drejtë mund të shtrojë pyetje publike. Mirëpo, gazetari për pyetjet që ngre duhet të gjejë përgjigje, me qëllim që t’ia sqarojë publikut më mirë, saktë dhe objektivisht çështjen që trajton.

download (3)Linku deri te artikulli origjinal: “Pse Bilall Kasami nuk pranon të përballet me Ziadin Selën në televizion ?!

Data dhe koha e publikimit: 28.04.2016

Data e recensionit: 03.05.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Produkti gazetaresk që po e recensojmë parashtron pyetje, por nuk tenton që të marrë edhe përgjigjen për të. Kjo qasje e bën lajmin tendencioz dhe të njëanshëm.

Teksti ka të bëjë me një debat televiziv, të cilin gazetari nuk e transmeton në mënyrë objektive. Në hyrje theksohen pjesëmarrësit e debatit televiziv, ndërkaq përmbajtjen gazetari e fokuson vetëm në deklaratën e një politikani, që e interpreton siç do ai vet. Kështu, duke mos e cituar fare deklaratën e të njëjtit.

“Në këtë debat ku është folur për bashkimin e opozitës shqiptare, Bilall Kasami ka deklaruar se nuk dëshiron të përballet me Ziadin Selën në debate televizive, sepse siç është arsyetuar ai nuk dëshiron të grindet dhe të përçajë opozitën shqiptare. Kasami ka deklaruar se Ziadin Sela nuk e ka thirr në telefon për ti ofruar bashkëpunim, ndërsa indirekt ka akuzuar atë si fajtor për mos bashkimin e partive opozitare, shkruan Drini.mk”

Teksti nuk është i plotë, sepse nuk ka transmetuar të gjitha palët në debat. Do të thotë, nuk është gjithëpërfshirës. Ka tërhequr një moment nga debati dhe qysh në titull ka ngritur pyetjen që ia ka adresuar kreut të Lëvizjes Besa, por nuk ka tentuar që drejtpërsëdrejti ta marrë atë për prononcim. Kështu që, në tekst nuk mund ta gjejmë përgjigjen e pyetjes që është parashtruar në titull.

Produktet gazetareske nevojitet të jenë objektive dhe gjithëpërfshirëse. Kodi Etik gazetaresk mëson se “zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet”.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja