verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Zekolli as që ka pasur shans të distancohet nga “Verifikimi i fakteve”

on 15 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Arsim Zekolli distancohet nga redaksia e “Verifikimi i fakteve”]

Gjithmonë, e më shumë gazetarët e bëjnë gabimin e të ushtruarit të profesionit të tyre duke lundruar në internet dhe duke shëndërruar postimet e të tjerëve në lajme, pa asnjë verifikim, edhe kur këto pastime janë plotësisht pasaktësira dhe si rrjedhojë s’kanë asnjë vlerë.

Kur rrjetet sociale shfrytëzohen si burim i vetëm informacioni në gazetari, mund të vijë deri te përhapja e informacioneve të dyshimta, të pakonfirmuara dhe si pasojë të pavlefshme për të qenë lajme profesionale.

Zhurnal - Arsim Zekolli distancohet nga redalsia e Verifikimi i fakteve 1Linku për te artikulli origjinal: Arsim Zekolli distancohet nga redaksia e “Verifikimi i fakteve”

Data dhe koha e publikimit: 11.09.2015

Data e recensionit: 13.09.2015

Recensues: Fatlume Dervishi

Autori ka bërë një artikull që bazohet në një postim të Arsim Zekollit, si anëtar i bordit të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Maqedoninë i cili thotë:

“Si anëtar i bordit të Fondacionit Shoqëria e Hapur, dëshiroj publikisht të distancohem, gjykoj dhe nga opinioni publikisht të kërkoj falje në lidhje me emërimin e kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës në redaksinë në gjuhën Shqipe në sajtin “Verifikimi i Fakteve”. Qëndrimet dhe vlerësimet e shfaqura në këtë sajt i pranoi me rezervë të madhe dhe për më tepër me dyshim të madh. Sajti që nuk e gëzon besimin e redaktorëve të veteran nuk mund të gjykoj besimin e asnjë teksti.”

Fondacionit Shoqëria e Hapur për Maqedoninë s’ka asnjë lidhje me projektin Shërbim për verifikim të fakteve në media. Arsim Zekolli, i cili s’ka qenë ndonjëherë i përfshirë, s’ka asnjë ndikim, dhe s’ka asnjë detyrim apo lidhje me projektin i bie që as ka pasur shans të distancohet spese gjithmonë ka qenë i distancuar nga ky projekt.

Media bie këtu në grackë, dhe ashtu si autori i qëndrimit të shprehur në rrjetet sociale edhe media, humbet nga kredibiliteti sepse përcjell diçka totalisht të pa saktë.

Nga deklarata e përcjellë krijohet përshtypja se Arsim Zekolli, si anëtar i bordit të Fondacionit Shoqëria e Hapur ka pasur ndonjë lidhje apo ndikim me projektin Verifikim i Fakteve. “Shërbim për verifikimin e fakteve në media” mbështetet nga USAID, zbatohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri, Metamorfozis. Nuk ka të bëjë dhe s’ka as edhe një lidhje me punën e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Maqedoninë prandaj nuk është aspak e qartë pse në tekst krijohet përshtypje tjetër. Më saktë, projekti ligjërisht është:

“Projekti i USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet i implementuar nga Metamorfozis.”

Këto janë të dhëna publike të cilat autori që ka shkruar tekstin gazetaresk dhe autorët e ripublikimit të këtij teksti në portale të tjera, kanë mundur t’i aksesojnë shumë thjeshtë me një të lundruar në sajtin verifikimiifakteve.mk ashtu si lundrojnë shumë herë në internet në kërkim të lajmeve “bombastike”.

Fondacioni Shoqëri e Hapur për Maqedoninë nuk finanson, nuk mban përgjegjësi dhe nuk ka kompetenca mbi përzgjedhjen e redaktorëve dhe udhëheqësve të projektit “Shërbim për verifikim të faketev në media”. Si rrjedhojë, meqë nuk ka asnjë kompetencë dhe ndikim, edhe distancimi i Arsim Zekollit nga projekti në fjalë nuk ka asnjë vlerë dhe asnjë kuptim.

Gjithkush gëzon të drejtën që të publikojë “çfarë t’i dojë zemra” në profilin e tij personal në rrjetet e ndryshme sociale. Të distancohet edhe nga ç’të dojë, por një gjë e tillë ska asnjë lloj peshe.

Kurse gazetari ka përgjegjësi përpara publikut dhe ajo që ai servon për publikun e tij duhet të bëhet pa tendenca duke respektuar rregullat dhe normat bazë të etikës dhe profesionalizmit në gazetari.

Rasti në fjalë tregon se si rrjetet sociale ku shprehen qëndrime mbi bazë spekulimesh, pasaktësirash, opinione private apo dhe me prapavija të tjera, nuk mund të merren si burime relevante për të bërë lajme. Rasti tregon se bëhet fjalë për një tentativë për të ndërtuar një lajm mbi diçka të paverifikuar. Qëndrimet që mbajnë individët e ndryshëm në rrjetet sociale nuk mund të përcillen si lajme sepse ato nuk do të thotë se janë të sakta, si në këtë rast. Teksti lë konfuz lexuesin duke hedhur dyshime mbi punën e Projektit “Shërbim për verifikimin e fakteve në media” pa u bërë përpjekje nga ana e autorit për të mësuar sa qëndron realisht deklarata e Arsim Zekollit, e cila s’ka asnjë lidhje me realitetin.

Qëllimi i Shërbimit për verifikimin e fakteve është një përpjekje për të përmbushur kërkesën në rritje nga publiku për lajme dhe informata objektive të bazuara në fakte dhe në standardet profesionale të gazetarisë, dhe jo plotësime dëshirash të çfarë do lloj interesash.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja