“Qepë bajate” e plasuar si lajm aktual
Published in Recensione
on 1 - 06 - 2016 Author: Владимир Мирчески[Recension: E pabesueshme: Një xehetar gjendet i gjallë pasi 17 vite ka qenë i groposur nën tokë]
Edhe “lajm-qepë”, edhe “informatë-qepë” bajate. Dhe për këtë lajm, i tillë siç është, është sulur një ueb-faqe informative e vendit, dhe një sërë të tjerash, dhe ai transmetohet si lajm i besueshëm. Njeriu nuk e di a të qajë apo të qeshet me produktet e këtilla që u plasohen lexuesve tanë.
Linku deri te artikulli origjinal : E pabesueshme: Një xehetar gjendet i gjallë pasi 17 vite ka qenë i groposur nën tokë
Data dhe koha e publikimit: 30.05.2016 13:14
Data e recensionit: 31.05.2016
Recensues: Vlladimir Mirçeski
“DY HERË MAT, NJË HERË PRE”
Që në vitin 2014, ueb-faqja World news daily report ka publikuar një tregim të pabesueshënm për atë se si një xehetar kinez rastësisht është gjetur në një xeherore ku ka qenë i groposur 17 vite. Që atëherë, para dy vitesh, shumë shpejt është konstatuar se bëhet fjalë për “lajm-qepë”, për shkak se kjo ueb-faqe është e njohur për publikimin e storjeve bombastike, spektakolare dhe të pavërteta. Disa medie kanë transmetuar se lajmi thjesht nuk është i vërtetë.
„Chinese Miner Found Alive After 17 Years Underground” is Hoax – International Business Times (10.05.2014)
„Deep Underground” – Snopes (12.05.2014)
Në fakt, se për çfarë lloji të medies bëhet fjalë, shihet qartë edhe “nga aeroplani”, pasi ta lexoni pjesën “për ne” të World news daily report ku shkruan se është “gazetë cioniste amerikane-hebreje me seli në Tel Aviv kushtuar mbulimit të lajmeve biblike-arkeologjike dhe mistereve të tjera nga e gjithë bota.”
Mirëpo, ja edhe sikur të mos kishit lexuar më shumë për këtë faqe, a nuk ju thotë logjika e shëndoshë se kjo informatë është pak e dyshimtë pasiqë “një xehetar ka mbijetuar 17 nën tokë, në gropë, në mes tjerash duke i ngrënë edhe kolegët e tij të vdekur.”
Shtrohet pyetja se si pas dy vitesh kjo “qepë e huaj” importohet në “tregun e vendit”. Me të vërtetë, është e pabesueshme se çka i “shitet” publikut në vend edhe atë jo vetëm nga një vend, por nga më tepër medie.
Neni i parë i Kodit të gazetarëve sugjeron se:
Saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur
Vetëm se kush ta verifikojë! Poashtu nuk ka asnjë nishan nga thënia popullore: “dy herë mat, një herë pre”, ose nga këndvështrimi gazetaresk: “dy herë verifiko, një herë publiko”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
:
BIAS
Jo
:
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e