“Qepë” e vjetër për klikime të reja
Published in Recensione
on 12 - 04 - 2016 Author: Димитар Тануров[Recension: (FOTO) Norvegjezja ka lindur fëmijë – elefant!]
Bëhet fjalë për lajm të rremë, të cilin teksti që e recensojmë e plason si të vërtetë. Në të nuk theksohet as burimi i informatës “qepë” оrigjinale, e cila është e vjetër më shumë se një vjet, e as, që jan respektuar standardet gazetareske për shkruarjen e lajmit.
Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Norvegjezja ka lindur fëmijë – elefant!
Data dhe koha e publikimit: 08.04.2016
Data e recensionit: 10.04.2015
Recensues: Dimitar Tanurov
GAZETARI-QEPË
Sipas raportit, norvegjezja ka lindur foshnje elefant. Në të thuhet se foshnja është gjysmë njeri, gjysmë elefant.
Në artikullin e publikuar në kategorinë bota, që vetëvetiu u jep peshë të veçantë informatës, janë prezantuar shumë pak informata, të cilat nuk janë mbështetur me: kohën, vendin, burimin e informatës, e as që është bërë përpjekje që të verifikohet ajo. Lënia e këtyre elementeve tregon se nuk janë respektuar rregullat për shkruarjen e lajmit.
Në preambulën e Kodit të gazetarëve në mënyrë precize thuhet se
Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.
Ndërsa në nenin 1 të Kodit thuhet se në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të ceket në artikull.
Pasi të kërkohet fotografia në internet, mund të konstatohet se informata është e vjetër një vjet, gjegjësisht se është plasuar në portalin satirik Huzlers, i cili publikon lajme “qepë”. Madje në fund të kësaj faqeje ka vërejtje ku thuhet se:
Huzlers.com është ueb-faqja më famëkeqe argëtuese në botë për informata të rrеme satirike, që është themeluar nga Pançi Vila në vitin 1922. Huzlers shpërndahet nga tre miliardë njerëzë anembanë botës dhe është i njohur me titujt më shokues.
Fotografia që është shfrytëzuar për këtë artikull, në fakt, paraqet vepër artistike të artistes autraliane Patricia Piçini, e cila është e njohur për krijmin e skulpturave nga krijesa të çuditshme që janë hibride të kafshëve dhe të njerëzve.
Publikimi i informatave të këtilla, që nuk janë të verifikuara, shërben për manipulimin e publikut dhe kanë për qëllim të mbledhin sa më shumë klikime.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
kuazi-lajm
:
BIAS
krejtësisht i pavërtetë
:
informata të rrejshme
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e