Qoftë ditën ose natën, nuk bëhet lajm pa asnjë burim
Published in Recensione
on 14 - 06 - 2016 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Lëvizja Besa ditën me shqiptarët, natën me Zaevin?!”]
Një lajm profesional nuk duhet të ngrejë hamendje pa ia adresuar dikujt pyetjet, të cilat do t’ia qartësonin lexuesit më shumë gjendjen. Përndryshe, gjithçka që është mendim individual i autorit nuk ka vlerën e lajmit. Në këtë rast, pesha e atij mendimi është e njëjtë me peshën e mendimit të një personi të zakonshëm, mirëpo ka pasoja të tjera në opinion, sidomos nëse kamuflohet si informacion.
Linku deri te artikulli origjinal: “Lëvizja Besa ditën me shqiptarët, natën me Zaevin?!”
Data dhe koha e publikimit: 07.06.2016
Data e recensionit: 08.06.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Teksti është ndërtuar mbi konkluzione të bëra nga vetë autori, duke qenë i njëanshëm, sepse i është qasur vetëm analizimit të lëvizjeve të një subjekti politik. Janë dhënë vlerësime të pambështetura me burime dhe dëshmi.
Po dëshiron që të proklamohet si një lëvizje nacionaliste, kur në shtylla të saj, nga veprimtaria e personave që janë bartës të kësaj lëvizje në sektorin civil, duken më shumë si një lëvizje fetare. Në spektrin politik po tentojnë që të identifikohen me politikat aktive të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, duke dëshiruar që të përfitohet në organizimin e rinisë drejt aktivizmit politik. Ndërsa në politikën e brendshme në Republikën e Maqedonisë, Lëvizja Besa nuk mund të mos themi se po identifikohet me LSDM-në opozitare, kur e kemi parasysh se për çdo ditë e më shumë po e kopjon atë hap pas hapi.
Burimet më të përshtatshme për një analizë të tillë do të ishin ekspertët e situatës politike dhe analistët, për të thënë dhe mbështetur atë që shtrohet si tezë në tekst. Disa fotografi, nuk mjaftojnë.
- Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.
- Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guzojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte. – thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.
Është e patjetërsueshme që të paktën të kontaktohet subjekti që është në fokus të artikullit. Qëndrimi i tyre është kyç. Vetëm përfaqësues të Lëvizjes BESA do të mund të jepnin një sqarim më relevant se vallë dhe pse “ndryshojnë” qëndrim ashtu siç pretendohet në përmbajtje dhe cilat do të jenë lëvizjet e tyre të ardhshme, në cilat pikëpamje mbështesin LSDM-në e në cilat jo. Pjesëmarrja në protestat që publikisht njihet se janë të organizuara nga sektori civil nuk do të thotë patjetër mbështetje direkte për Zoran Zaevin. Autori duhet t’i sillte më shumë informacione lexuesit për këtë.
Ajo që habit opinionin është “sulmet” në rrjetet sociale që Lëvizja Besa i bën ndaj liderit të LSDM-së e duke i mbrojtur interesat e shqiptarëve. Ata ditën po e sulmojnë Zaevin në raportin e tij me Kosovën dhe shqiptarët, ndërsa natën, prej orës 18 e andej bashkë me Zaevin po marrin pjesë rrugëve të Shkupit për ta rrëzuar Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Askund nuk përmendet emri i personit nga radhët e BESËS që duket në protesta dhe nuk sqarohet nëse ai është aty në cilësinë e postit që ka ose si individ. Në tekst thuhet se opinioni është i habitur, por asnjë anketë nuk është zhvilluar për të matur dhe treguar përshtypjen e tyre.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
asnjë burim
asnjëra palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e