Raportim joobjektiv komentues që është prezantuar si lajm
Published in Recensione
on 22 - 09 - 2016 Author: Владо Ѓорчев
Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, këto ditë është në “trumpetën” e medieve proqeveritare me kritika dhe sulme. Për çdo ditë devalvohet personaliteti i saj, e kjo bëhet nëpërmjet artikujve që janë joprofesionalë e në pjesën më të madhe komentuese. I tillë është edhe ky tekst. Pa argumente sulmohet Janeva, e me këtë rast nuk ka asnj fjalë se për këtë ka edhe qëndrime të kundërta. E gjithë kjo bëhet duke i shtrembëruar faktet, të cilat pastaj komentohen.
Linku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva arrogante kërkon që të mos i parashtrohen shumë pyetje
Data dhe koha e publikimit: 21.09.2016, 12:48
Data e recensionit: 22.09.2016
Recensues: Vllado Gjorçev
“Derisa ishte duke replikuar Dimovski, Katica Janeva tregoi mosrespekt të skajshëm ndaj deputetëve dhe Kuvendit me ç’rast mori guximin që pa leje dhe pa iu dhënë fjala, nga ana e kryetarit të komisionit, ta kyçë mikrofonin dhe ta ndërpresë deputetin Dimovski, derisa ai ishte duke folur”.
Теksti përpiqet ta përshkruajë Janevën në dritën më të keqe, duke shfrytëzuar me këtë rast një deklaratë të saj. Mirëpo, kjo deklaratë nuk është përcjellë në mënyrë burimore, e as në formë videoje, por është parafrazuar me koment në tekst. Nga ajo që mund të shihej për këtë polemikë në “Youtube“, shihet se ajo reagon ndaj kritikave të disa deputetëve. Është e vërtetë, ajo ndërhynë në fjalë, mirëpo thotë se temë e diskutimit është raporti dhe lutet që të mos dilet jashtë këtij koncepti.
Sulmi ndaj Janevës në këtë tekst është i pabazë, e kjo u pa nga raportimet e mëvonshme për zhvillimin e mbledhjes. Ajo që nuk është dhënë koment apo deklaratë e saj, nuk është ndonjë risi dhe tashmë është bërë shprehi në disa medie.
“Është e qartë se Katica Janeva, siç e pa i gjithë opinioni në Maqedoni, me intervistën e fundit për TVM-në, dëshiron të përgjigjet vetëm në pyetjet e përgatitura që më parë”.
Në tekstin i cili përfundon me fjalët e cituara më lartë nuk ka asgjë për kontekstin më të gjerë rreth ndodhive në intervistën e Janevës për TVM-në, duke e përfshirë edhe skandalin me vjedhjen e intervistës nga shërbimi publik.
I gjithë teksti është koment dhe sulm mbi prokuroren speciale. Kjo nuk ka penguar që artikulli të vendoset në faqen e panë dhe në rubrikën “Maqedonia”. Теksti është jopërmbajtësor, joobjektiv, i pavërtetë. Prandaj edhe mungon video-materiali që të shihet saktë se çka ka ndodhur. Marrë në përgjithësi, ky është tekst që fare nuk ka pasur nevojë të ekzistojë, për shkak se është një minus i madh për gazetarinë, sepse, para së gjithash, e shkel rregullën themelore për informim të vërtetë dhe objektiv, e pastaj edhe një sërë rregullash të tjera, siç është mospërzierja e fakteve me komentet dhe me mendimet personale.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e