“Raportuesit pa kufinj”: 66 gazetarë janë vrarë në vitin 2014
Published in Aktualitete
on 18 - 12 - 2014 Author: Филип СтојановскиOrganizata ndërkombëtare “Raportuesit pa kufinj” e publikoi pasqyrën e dhunës kundër gazetarëve në vitin 2014. Sipas evidencës së tyre, gjatë këtij viti, janë vrarë 66 gazetarë. Me këtë, numri i gazetarëve të vrarë për shkak të punës së tyre në 10 vitet e fundit arriti në 720.
Gjithsej 119 gazetarë janë kidnapuar gjatë këtij viti, që paraqet rritje prej më shumë se 35 për qind në krahasim me vitin parprak. Katërdhjetë gazetarë në këtë moment janë duke u mbajtur si pengje.
66 journalists killed in 2014 http://t.co/YNBZLKLpBX #2014 #RSF #pressfreedom pic.twitter.com/cQonqx2BUt
— RSF / RWB (@RSF_RWB) December 16, 2014
Si më vdekjeprurëse për gazetarët “Raportuesit pa kufinj” e përmendin Sirinë, me 15 vrasje, Palestina me shtatë, Ukraina me gjashtë, si dhe Iraku dhe Libia, çdonjëra me katër vrasje. Numër më i madh i kidnapimeve të gazetarëve janë shënuar në territorin e Ukrainës, Libisë, Sirisë, Irakut dhe Meksikës. Përveç 119 gazetarëve të kidnapuar, janë kidnapuar edhe tetë qytetarë-gazetarë.
Pasqyra, në formë të infografikeve dhe rasteve konkrete që janë përmendur, u publikua më 16 dhjetor 2014, në ueb-faqen e organizatës, selia e të cilës është në Paris.