verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Rasti “Verushevski”: Transmetimi dhe analizimi

on 29 - 07 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Шематски приказ на пиштолот CZ M-70.

Paraqitja skematike e CZ M-70, që shfrytëzohej në RSFJ si “revole e vogël zyrtare”.

Analiza mediatike e rasteve gjyqësore kërkon qasje specifike, të bazuar në njohjen e rregullativës ligjore dhe në hulumtimin e praktikës gjyqësore.

Shkruan: Prof. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Mediat duhet t’i transmetojnë ngjarjet, t’i informojnë qytetarët dhe t’ua afrojnë ato zhvillime qytetarëve. Kjo është shumë me rëndësi. Ku, çka, kush, sa. Sa më tepër informata, aq fotografi më të plotë mund të fitojnë qytetarët për ngjarjet.

Mirëpo, po aq me rëndësi është edhe të analizojnë. Të thellohen, të pyesin dhe të sqarojnë. “Kur gazetarët nuk pyesin, gënjeshtra shumë shpejt bëhet e vërtetë“. Ka ngjarje që mund të shfrytëzohen si raste për studim, si reperë për zhvillimet më të gjera shoqërore, ngjarje drejt të cilave konvergjojnë një numër i madh ndodhive në moment të caktuar. Ngjarjet e tilla duhet të shfrytëzohen për hapjen e çështjeve të pahapura ose për thellimin e pyetjeve që tashmë janë parashtruar, të cilave nuk u është dhënë përgjigje adekuate.

Vetëm në atë mënyrë media mund të paraqitet përveç si burim i informatave edhe si faktor aktiv i ndryshimeve shoqërore dhe si kontrolluese e pushtetit.

I tillë është rasti, për shembull, me gjykimin dhe aktgjykimin e shqiptuar më 16 korrik 2015, me të cilin Zoran Verushevski është dënuar me tre vjet burg për armëmbajte pa leje (gjoja sipas nenit 396 të Kodit Penal).

Rasti ishte gjerësisht i mbuluar nga mediet dhe ato e transmetuar aktgjykimin e sjellë, mirëpo, para së gjithash, në nivel të informatës shumë të shkurtër (në pjesën më të madhe të mediave u dhanë fragmente të shkurta nga fjalimet përmbyllëse të mbrojtjes dhe të prokurorisë), pa bërë analizë më të madhe dhe pa parashtruar pyetje të mëtutjeshme. Verushevski nuk ishte i popullarizuar në periudhën kur isht në pozitë të lartë policore (me emrin e tij u lidhën madje edhe indikacionet për keqpërdorim të pozitës zyrtare). Mirëpo, kjo nuk ka asnjë domethënie për rastin konkret gjyqësore, zbatimin e ligjit e veçanërisht jo, për konotacionin politik të tij.

Analiza mediatike e rasteve gjyqësore (e veçanërisht e rasteve që kanë edhe prapavijë politike ose bile edhe indikacione të qarta se nuk bëhet fjalë për proces ligjor, por politik) kërkon qasje specifike, të bazuar në njohjen e rregullativës ligjore dhe në hulumtimin e praktiktës gjyqësore.

Зоран Верушевски. Фото: Meta.mk.

Zoran Verushevski. Fotо: Meta.mk.

Për shembull, një pjesë e mediave transmetuan pjesë nga fjalimi përmbyllës i Zoran Verushevskit:

“…duke u mbrojtur për akuzën për posedim të paautorizuar të armës. Para gjykatësit e tregoi vërtetimin me të cilin është rregulluar posedimi i revoles.”

“MPB-ja gjatë gjithë këtyre viteve e dinte se ku gjende revolja. Dëshmitari i prokurorisë e konfirmoi se dokumenti nuk është kufizuar në kohë. Askush prej meje nuk ka kërkuar që ta dorëzojë atë. Këtu bëhet fjalë për mangësi administrative-juririke të MPB-së dhe DSK-së.”, tha Verushevski

Mirëpo, gazetarët nuk shkuan një hap më tutje në parashtrimin e pyetjeve konkrete ose në problematizimn e vendimit gjyqësor.

Në rastin konkret të Zoran Verushevskit, mund të parashtrohet pyetje deri te gjykatësit se gjatë marrjes së vendimit e kanë pasur parasysh vendimin e Gjykatës Supreme të datës 5 qershor 2012, të regjistruar me numrin Kvp.nr.261/2011? Në këtë vendim, Gjykata Supreme e ka konstatuar obligimin e MPB-së që të mbajë llogari për armët që u janë dhënë njerëzve të caktuar (e që patjetër duhet të jetë në evidencat e MPB-së) dhe obligimin e MPB-së që t’i thërrasë ata që kanë armë atë edhe ta dorëzojnë atë! Bëhet fjalë për një element thelbësor të procedurës pa të cilin nuk ka përgjgjësi penale! Ashtu thotë Gjykata Supreme.

Në një pjesë të mediave vëmendje i është kushtuar fjalimit përmbyllës të prokurores publike dhe sipas tyre:

“Prokurorja, në fjalën e saj përmbyllëse bëri analizë të dëshmive duke theksuar se ato e dëshmojnë veprën e cila i ngarkohet të akuzuarit. Ajo kërkoi nga Gjykata që Verushevskin ta shpallë fajtor, duke i çmuar me këtë rast edhe rrethanat lehtësuese dhe ato rënduese. “Të akuzuarit i ka përfunduar cilësia e personit me detyrë të veçantë dhe ai e ka pasur për detyrë ta dorëzojë armën”, nënvizoi ajo. Vendimi gjyqësor për Verushevskin pritet të merret sot.”

Edhe këtu mediat nuk shkojnë një hap më tutje, dhe gazetarët nuk parashtrojnë pyetje deri te prokurorja për atë se, sipas cilit ligj dhe sipas cilit nen të atij ligji është rregulluar obligimin për dorëzimin e armës. Madje në një medie u paraqit edhe informata se:

“Dëshmitari i prokurorisë konfirmoi se vërtetimi me të cilin është rregulluar posedimi i revoles, nuk është i kufizuar në kohë.”

Мirëpo, kjo informatë nuk shkakton interesim të mëtutjeshëm dhe nuk është shfrytëzuar për analizë të mëtutjeshme, e bile edhe për gërshetimin me ndonjë deklaratë të mëparshme, që tashmë gjithnjë e më shumë përdoret në mediat tona. Në fakt, në fund të vitit 2014, ministresha e atëhershme për punë të brendshme, Gordana Jankullovska, deklaroi se:

“…arma zyrtare nuk e mbuluar me ligjin për armë. Arma zyrtare ka regjim krejtësisht tjetër të trajtimit, nga arma që është e mbuluar me Ligjin për armë ose thënë me fjalorin e thjeshtë, arma private.”

Prandaj, edhe çudit fakti se pse mediat nuk e shfrytëzuan mundësinë që të parashtrojnë pyetje edhe për ekzistimin ose mungesën e rregullativës përkatësve me të cilën do të mbuloheshin rastet e këtij lloji.

Фотографија на пиштолот М-70 од официјалниот веб-сајт на фабриката за оружје Црвена Застава од Крагуевац.

Fotografi e revoles M-70 nga ueb-faqja e fabrikës së armëve “Zastava” nga Kragujevci.

Çka thonë ligjet dhe aktet nënligjore?

Kur bëhet fjalë për rastet gjyqësore, përgatitja e gazetarit nënkupton leximin e ligjeve dhe të akteve nënligjore. Në fakt, vetëm me një pasqyrë të qartë të dispozitave ligjore, gazetari mund t’i parashtrojë pyetjet e vërteta. Për shembull, në rastin e Zoran Verushevskit, mediat nuk parashtruan pyetje për atë se si ka mundësi që në këtë rast të zbatohet neni 26 i Udhëzimit për mënyrën e sjelljes dhe marrëdhëniet e ndërsjellja të nëpunësve policorë, sipas të cilit:

“Kur nëpunësi policor është i caktuar në një vend tjetër të punës, punëtori udhëheqës bën dorëzimin e detyrës së punës të nëpunësit policor dhe e dërgon në vendin e ri të punës në afatin e paraparë.”

Domethënë, dorëzimi i detyrës së punës nuk është obligim i nëpunësit policor, por i eprorëve (siç konstaton edhe Gjykata Supreme). Me këtë ndërlidhet edhe neni 27, në të cilin, aspak nuk përmendet dorëzimi i armës zyratre, që i është dhënë personit për të cilin bëhet fjalë:

“Nëpunësi udhëheqës policor kur shkon në vend të ri të punës, përsosje profesionale, në pension ose kur largohet nga vendi i punës, ose për arsye të tjera mungon një periudhë më të gjatë kohore, ia dorëzon detyrat e punës nëpunësit policor i cili vjen në vendin e tij të punës ose atij që do ta zëvendësojë.”

Në këtë dritë, parashtrohet edhe pyetja se a ekziston fare obligimi për dorëzim të detyrës së punës? Duke e pasur parasysh gjithë këtë, befason fakti se asnjë medie nuk iu drejtua ministrit aktual për punë të brendshme, Mitko Çavkov, me pyetje për procedura aktuale për dorëzim të armës zyrtare, evidencën e armës zyrtare dhe arsyet për të cilat nga Zoran Verushevski nuk është kërkuar që ta dorëzoj revolen zyrtare. Përgjigjet në këto pyetje me të vërtetë do të mund t’i ndihmonin opinionit të nxjerrë përfundim se a bëhet fjalë për proces të montuar politik ose…

Në qoftë se, vendimi i gjykatës vëndohet në kontekst të zhvillimeve më të gjera politike, çdo analizë e ndonjë rasti të këtillë mund të përfshijë edhe një sërë elementesh të tjera, gjegjësisht mediat mund të jenë mbikëqyrës dhe distribues pasivë të informatave ose faktorë aktivë të shoqërisë, që i ndihmojnë opinionit ta formojë mendimin e tij për ato ngjarje, të ndikojë, por edhe ta kontrollojë pushtetin dhe të kërkojnë përgjegjësi prej tij.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja