verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Profesionalizmi dhe dinjiteti i gazetarisë mbi të gjitha!

on 11 - 07 - 2015       

Gazetaria është një nga profesionet më të rëndësishme shoqërore e cila i sjell jetë gjithë hapësirës publike duke krijuar, brenda rregullave, mundësi për shprehje të ideve të ndryshme me të vetmin qëllim informimin e saktë dhe si rrjedhojë edhe përparimin e shoqërisë.

Aq e madhe është rëndësia e këtij profesioni, sa që jo më kot quhet “pushteti i katërt”.
Por si me çdo pushtet, sa më i rëndësishëm që është aq më e madhe është edhe pasoja dhe efekte  shkatërruese kur abuzohet me të.

Projekti “Verifikimi i fakteve” ka si qëllim krijimin e një mundësie që njerëzit të mund të mësojnë më shumë se cilat janë rregullat e këtij “pushteti”. I financuar nga USAID, projekti ka si synim të vetëm informimin e saktë të opinionit për rregullat e gazetarisë profesionale.

Projekti as që ka synim të “armiqësojë” mediet, as që do të nënvlerësojë punën e medieve, as që dëshiron të degradojë dikë, thjeshtë vihet në anën e njerëzve dhe tenton ti informojë ato se si duken dhe si do duhej të dukeshin në praktikë standardet profesionale të gazetarisë.

Puna e projektit mund të jetë modeste, por besojmë se bashkërisht mund të kontribuohet në misionin e madh të përmasimit të profesionit, sërish duke iu vënë në dispozicion publikut, që për të gjithë është i rëndësishëm.
Në këtë synim tonin, mosha nuk është handikap, mangësi e madhe madje është vetëm mungesa e profesionalizmit. Prandaj në punën tonë, (e cila gjithashtu nuk përjashtohet të ketë lëshime për çka jemi të gatshëm ta pranojmë kur ndodh një gjë e tillë brenda kodit dhe etikës profesionale) me gjithë atë nuk do të gjeni gjuhë urrejtjeje, ofenduese, zhvlerësuese apo nënçmuese. Mbështetja amerikane nuk do vinte në të kundërt.

New PictureUrojmë që të gjitha mediet, secila me punën e saj, dhe ne sigurisht me përpjekjen tonë, të përpiqemi ti japim dinjitetin e duhur profesionit të gazetarit, duke mos e përdorur atë për asnjë qëllim tjetër, por vetëm në favor të publikut.

Vetëm qytetarët e mirë informuar, duke e ditur se ç’është spekulimi, propaganda, shpifja, manipulimi, ofendimi në media, do të mund të dallojë profesionistët dhe manipulatorët e profesionit të gazetarisë. Jemi të bindur se ne të gjithë i përkasim kampit profesionist.

Mendojmë se nëse jemi të sinqertë përballë profesionit, misione e kemi të njëjtë, prandaj në emër të njerëzve, interesit publik, le të punojmë të gjithë drejt këtij synimi!

Nazim Rashidi

 


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja