verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Reagimi i pakuptimtë i mediave maqedonase

on 10 - 07 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Ka dy ditë që mediat maqedonase të afërta me partinë maqedonase në pushtet dhe portalet satelit të tyre, kanë marrë hovin të kritikojnë mediat shqiptare duke e quajtur nxitëse mënyrën e tyre të raportimit për rastin ‘Monstra‘ si dhe ndodhitë që pasuan. Disa nga këta media janë:  Kurir, Netpres, Republika, Kanal-5, Alfa, bile gazeta Dnevnik shkon më tutje duke e spikatur lajmin në ballinë si lajm kryesor.

Në shënjestër të këtyre mediave është edhe Portalb, duke marrë për shembull si tekst për nxitje të atmosferës së protestave të dhunshme dy tekstet tona me titull:

Këto media thonë që tekstet janë propagandë, ndërsa burimet tona i kualifikojnë si jo kredibile dhe si reagime të “dofarë personave dhe juristëve”.

Cilët qytetarë do të ishin të denjë sipas kritereve të tyre, për të reaguar dhe shprehur mendim dhe nuk do t’i takonin grupit të “dofarë qytetarëve”? Duhet rikujtuar kolegët tanë se sipas Kushtetutës së Maqedonisë, neni 16, çdo qytetar ka të drejtë të shprehet lirshëm dhe se censura është e ndaluar.

Megjithatë, ua bëjmë me dije kolegëve tanë se këta ‘dofarë qytetarë’ vite me radhë janë prezent në skenën publike në Maqedoni dhe njihen si zëra kritik të zhvillimeve aktuale politike dhe sociale.

Gjithashtu, i rikujtojmë kolegët tanë se këta  ‘dofarë juristë’ kanë kredibilitet të flasin për rastin e gjykimit “Monstra” aq më shumë që njëri prej tyre është personi i cili ka këshilluar dhe ka ndihmuar avokatët mbrojtës të rastit, në përgatitjen e iniciativës për paditjen e Qeverisë për shkeljen e prezumimit të pafajësisë.

Ky reagim i mediave maqedonase është i pakuptimtë dhe mund të interpretohet si tentativë për të larguar vëmendjen nga problemet dhe shkaqet e vërteta për zhvillimet e fundit në vend. Sipas logjikës së tyre edhe ky lajm i Deutsche Welle është nxitës? Një gjë është e sigurt, të mbulosh dhe heshtësh, ose t’i paraqesësh “të zbukuruara” zhvillimet e fundit në lidhje me rastin “Monstra” nuk është zgjidhje dhe nuk kontribuon në qetësimin e situatës, aq më shumë – e ngulfat atë. Ndërkaq kur flasim për profesionalizëm, kjo qasje bie ndesh me parimet e gazetarisë profesioniste.

Qytetari ka të drejtë të informohet në mënyrë objektive, jo-manipulative dhe ti mundësohet atij qasja deri te mendimet e ndryshme.Portalb do të vazhdojë ta kryejë punën e vet si gjithnjë, në mënyrë profesionale dhe në përputhje mekodeksin e gazetarëve i cili thotë se “Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.”

Elida Zilbeari, kryeredaktore e Portalb-it

Bb8Q0EGCYAACwGK

Abonohuni për lajmet më të reja