Recension: A e prishi Thaçi sot Ramazanin në takimin me ambasadorët? (Video)
Published in Recensione
on 3 - 07 - 2015 Author: Benjamin ArifiShpesh herë opinioni ka interes të dijë për aspekte private të figurave publike. Kujdesi nga aspekti i raportimit profesional duhet të konsistojë në faktin që këto informacione mos të përdoren si formë përqeshjeje apo zhvlerësimi të figurave në fjalë. Bindjet fetare të një individi janë e drejtë e tij personale për çka askush nuk duhet të gjykohet. Gjatë raportimit për këto aspekte duhen prezantuar vetëm faktet dhe argumentet dhe të evitohen deri në maksimum komentet, supozimet, konstatimet dhe gjykimet që mund të vinë nga bindjet e autorëve të teksteve.
Linku deri te artikulli origjinal: A e prishi Thaçi sot Ramazanin në takimin me ambasadorët? (Video)
Data dhe koha e publikimit: 30/06/2015 20:09:00
Data e recensionit: 02.07.2015
Recensues: Benjamin Arifi
Titujt sensacional që në shumë raste jo vetëm që janë të pa argumentuara dhe të pakonfirmuara, shpesh nuk lidhen edhe me përmbajtjen e lajmit. Në tekstin që po i bëhet recension, autori ka shtruar dilemën në titull duke mos e dhënë përgjigjen në tekst me fakte dhe argumente, për çështje që gjithsesi është e vështirë për t’u konfirmuar, duke marrë parasysh natyrën e veçantë personale të agjërimit.
“Në videon më poshtë do të shihni sekuenca nga takimi i sotëm i kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi,me 17 ambasadorë të BE-së në Maqedoni. Mysafirët janë pritur me ujë e lëngje, kurse bje në sy që para krytarit të PDSH-së nuk ka as ujë as lëng. Meqë është muaj i Ramazanit, supozohet se Thaçi është agjërueshëm, prandaj edhe nuk ka marrë pije para veti. pas takimit është lëshuar edhe një kumtesë nga kabinetii kryetarittë PDSH-së, të cilën më poshtë e sjellim të plotë”.
Si në pamjet e ofruara për publikun ashtu edhe në tekst, autori konstaton të kundërtën e asaj që shtrohet si dilemë në titull. Në pjesën më të madhe, teksti flet për takimin e Menduh Thaçit me 17 ambasadorët e vendeve evropiane, duke përcjellë edhe komunikatën partiake. Lënia nën hije e këtij takimi të rëndësishëm për momentin politik, e “tradhton” misionin e gazetarisë për informim të drejtë të opinionit, në llogari të sensacionalizmit. Në një lajm të vetëm janë përzier dy çështje krejtësisht të ndryshme, kuriozitet rreth sjelljeve që janë mbi bazën e bindjeve personale të një figure publike dhe ngjarje e rëndësishme politike që është lënë në plan të dytë pas kuriozitetit.
Liria fetare është një nga të drejtat themelore, dhe në këtë kontekst besimi ose jo në Zot, përkatësia në një fe ose tjetër, është diçka personale. Interesi publik ekziston për këto elemente të figurave publike dhe informimi është legjitim, por gjykimi është joprofesional. Figurat publike dhe sidomos politikanët duhen gjykuar për punën e tyre, për premtimet e dhënë njerëzve për çka dhe janë votuar dhe jo për bindjet personale, sidomos për çështje që janë private.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk aplikohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik