verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Ajri i ndotur: Mbrëmë Karposhi thyente rekorde (FOTO)

on 26 - 12 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-zagaden-karpos2-crop-resize

Tema e ndotjes së ajrit ditët e fundit ishte njëra nga më aktualet në vend. Do të mund të thuhej se ky artikull e trajton këtë temë në mënyrë relativisht të pranueshme, sikur të mos ishte bërë një gabim i madh – gabimisht është interpretuar grafiku i publikuar në ueb-faqen e Ministrisë për mjedis jetësor, ku vlerat e matura janë ilustruar me ngjyra të ndryshme të lakoreve. Thënë të vërtetën, grafiku me të vërtetë mund të interpretohet gabimisht, për shkak se janë zgjedhur ngjyra të ngjashme me të cilat janë shënuar vlerat e dy komunave me ndotje më të madhe – Qendër dhe Karposh.

Përveç këtij lëshimi të madh, i cili ka rezultuar me përfundim të gabuar edhe në titull edhe në kokën e tekstit, vetë artikulli është i varfër me të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, të cilat i ka pasur në dispozicion autori. Përveç kësaj, evidente është se teksti nuk është lekturuar, me ç’rast gabimet gjuhësore dhe të shtypit janë të dukshme dhe pengojnë gjatë leximit.

Загаден воздух: ноќеска Карпош уриваше рекорди (ФОТО)Linku deri te artikulli origjinal:  Ajri i ndotur: Mbrëmë Karposhi thyente rekorde (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 22.12.2013, 9:45

Data e recensionit: 24.12.2013

Recensuese: Јugosllava Dukovska

Vërtetësia: Faktori kryesor që është theksuar në tekst, i cili përndryshe ka të bëjë me ajrin e ndotir në disa qytete të Maqedonisë – se komuna e Karposhit qenka më e ndotura dhe se natën ndërmjet të hënës dhe të dielës (22-23 dhjetor) koncentrimi maksimal i grimcave të suspenduara PM10 në Karposh paska qenë më e larta – nuk është i vërtetë.

Burimet e informatave: Аutori i artikullit i referohet të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë për mjedis jetësor të RM-së, që është burim relevant dhe në dispozicion publik, ndërsa rezultatet e matjeve janë publikuar në formë të tabelave dhe grafikoneve, që azhurnohen për çdo ditë.

Përmbajtësia: Përveç asaj që informata për atë se cila komunë është më e ndotur është, artikullit i mungojnë edhe të dhëna, të cilat janë në dispozicion, se në cilat komuna të tjera janë regjistruar nivele të larta të grimcave ndotëse, sa ka qenë vlera e tyre dhe në cilët ditë kanë pasur vlera maksimale, që gjithsesi do ta interesonte publikun lexues. Vërejtja se ndoshta lajmi fsheh informata ka të bëjë mu me këtë fakt.

Anshmëria: КVërejtjes se artikulli ka informata jo të sakta duhet t’i bashkangjitet edhe ajo se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për lëshim, e jo për ndonjë plasim të qëllimshëm të informatave të rrejshme.

Kualiteti i titullit: Titulli dezinformon për shkak se autori niset nga informata të interpretuara gabimisht për ndotjen në Shkup dhe si komunë më e ndotur është shpallur Karposhi, edhe pse tabela qartë e tregon se ajo është komuna Qendër. Sikur informata të ishte e saktë, titulli do të ishte plotësisht i pranueshëm.

Fotografia: Fototrafitë paraqesin plotësim të mirë të temës. Është interesant fakti se edhe ato e ilustrojnë gjendjen me ajrin në Qendër, edhe pse pohimi inicial i autorit ishte se Karposhi është pjesa më e ndotur e Shkupit.

Përfundimi: Fitohet përshtypja se është shpejtuar dhe se nuk ka janë bërë përgatitje të mjaftueshme për realizimin e temës. Me kujdes më të madh dhe shqyrtim thelbësor të problemit, teksti nuk do të bazohej në informatë të gabuar që e dezinformon publikun dhe do të ishte më i kompletuar dhe më informativ. Shpejtësia në kurriz të precizitetit dhe të vërtetësisë, thjesht është zgjidhje e gabuar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja