verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Arrestohet Kili, në bodrum ka kultivuar marihuanë

on 12 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Mediat e Maqedonisë përsëri u bënë shembull se si në mënyrë masovike dhe pothuajse pa asnjë përjashtim, shkilet parimi i supozimit të pafajësisë dhe e drejta për jetë personale dhe familjare me lajmin se një artist yni i estradës, në kohët e fundit edhe udhëheqës i një emisioni në një radio për të rinj, është arrestuar për shkak të kultivimit të marihuanës në vikend-shtëpizën familjare.

Edhe pse tekstet për personat për të cilët ka filluar procedura hetimore i nxjerrin me iniciale, gjatë përpunimit, në shumë mënyra identiteti i tyre zbulohet deri në fund, në shumë vende edhe me publikimin e fotografive. Fotografia që u publikua në të përditshmen “Dnevnik” gjithsesi meriton vëmendje të veçantë, për shkak se në mënyrë shumë të vrazhdë e shkel nevojën për mbrojtje të një personi deri sa të merret vendimi përfundimtar gjyqësor me të cilin në mënyrë të pakontestueshme dëshmohet faji i personit të akuzuar.

Уапсен Кили, во подрум одгледувал марихуана

Linku deri te artikulli origjinal: Arrestohet Kili, në bodrum ka kultivuar marihuanë

Data dhe koha e publikimit: 06.09.2013

Data e recensionit: 06.09.2013

Recensuesi: Љубомир Костовски

Vërtetësia: Lajmi për arrestimin e aktorit dhe udhëheqësit të njohur u përhap nëpër media, për shkak se MPB-ja tashmë ka provuar, ndoshta edhe qindra herë, metoda se si ta kënaqë “urinë” e mediave për lajme “ekskluzive”. Është shpërndarë edhe video material, që nuk është edhe aq korrekt sa i përket identitetit të të arrestuarit. Të dhënat janë “verifikuar” nga ana e MPB-së dhe të gjitha faktet janë dokumentuar, për shkak se për to policia ka ditur shumë më parë. Fitohet përshtypja se është pritur momenti për t’u bërë arrestimi dhe nga kjo të bëhet një spektakël gjithëpopullor.

Burimi i informatave: Kur plasohet një lajm i gatshëm, të cilin policia e ofron me shumë detaje (80 saksi, të kultivuara me kondicioner, ku kan qenë të vendosura, se fara ka qenë e importuar, etj.), media ka kohë që të përpiqet ta zgjerojë lajmin me tema të tjera shoqëruese që imponohen vetëvetiu: pse policia jonë është e suksseshme vetëm te marihuana, e në bilancet e saj nuk gjenden drogat më të rënda, a kemi në këtë rast dështim të plotë të socializimit dhe shërimit nga varshmëria, sa masat e dënimit me burg te ne nxisin ose pengojnë për përdorimin e mjeteve dehëse… Në tekstet nga kronikat e zeza nëpër mediat tona, sikurse edhe në këtë rast, përsëritet fakti se faqet ose koha televizive janë vetëm “trambolina” për zëdhënsit policorë.

 

Përmbajtësia: Duke pasur parasysh faktin se në këtë rast media është gazetë e përditshme që duhet t’i kushtojë kujdes respektit që e ka gëzuar, kjo nënkupton se përveç MPB-së, si burim i informatave është dashur të përdoren edhe burime të reja dhe profesionistë, si pjesë e përgjigjeve të pyetjeve që menjëherë u profiluan nëpër rrjetet sociale. Edhe pse redaktorëve ndoshta nuk u kujtohet, mu këto rrjete kanë ngacmuar për ndryshime të rutinës kur bëhet fjalë për drogat dehëse.

Në fakt, që të kemi përmbajtësi, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për person i cili edhe më parë ka përdorur marihuanë dhe ka pasur probleme me ligjin për këtë, është dashur së paku të jepet përgjigje në pyetjen se sa këta “kriminelë” paraqesin rrezik shoqëror ose është dashur të insistohet në vënien e kufirit ndërmjet përdorimit të drogës për nevoja personale dhe shitjes së saj. Ndoshta është dashur të përkujtohet praktika e shumë vendeve për legalizim gradual të drogave të lehta ose së paku trajtim i tyre më pak spektakolar. Ky arrestim më tepër paraqet shkak për t’i parashtruar pyetje të tjera zëdhënësit, për shkak se shumë nga rastet e konfiskimit të drogave, edhe të marihuanës në vendkalimet kufitare (e kohët e fundit ka mjaft) mbeten pa përgjigje se kush i kultivon ato sasi dhe sa përfiton “bosi”, e jo vetëm të kuptojmë se kush i ka transportuar dhe në cilin bagazh ka qenë i fshehur “bari”?!

Anshmëria: Anshmëria ndaj punës policore, në fund të fundit, nuk është e lejuar edhe për shkak të mundësisë që arrestimet banale të bëhen preokupim ditor ose javor. Në rastin e arrestimit dhe caktimit të masës së paraburgimit për artistin, rreziku kryesor për shoqërinë qëndron në faktin se nuk është respektuar parimi i supozimit të pafajësisë dhe se mu mediat e zbulojnë identitetin e të dyshuarit dhe deri tanë askush nuk është përgjigjur për këtë! Të përmendim se neni 8 i Konventës evropiane për të drejtat e njeriut (përndryshe dokument të cilin Republika e Maqedonisë është e obliguar ta respektojë) nënkupton se gjatë sigurimit të informatave për të dyshuarit, të akuzuarit ose të ndëshkuarit gjatë procedurave penale duhet të respektohet e drejta e tyre për mbrojtje të privatësisë, ndërsa neni 6 rekomandon trajtimin e njëjtë të të gjithë personave që ballafaqohen me akuzë penale si të pafajshëm deri sa të mos dëshmohet e kundërta në bazë të ligjit. Në këtë rast kemi favorizim të senzacionalizmit në llogari të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Në pjesën më të madhe të teksteve në mediat tona për këtë rast, e edhe në këtë artikull, kemi vetëm përcjellje të raportit të madh policor, që duke pasur parasysh profesionin e policëve, me siguri u ka marrë shumë kohë dhe koncentrim që të fitohet një nivel i tillë i detajeve. Dallimi ndërmjet teksteve për këtë rast, kryesisht qëndron në titujt dhe fotografitë e përzgjedhura.

Kualiteti i titullit: Titulli bie në sy menjëherë – ai na njofton për identitetin e të arrestuarit, që të mos ketë keqkuptim kur më poshtë në tekst, do të lexohen inicialet. Me vetë këtë publikohet edhe identiteti i personit që dyshohet si kultivues, për shkak se, nga inicialet shihet se bëhet fjalë për person me mbiemër të njëjtë. Në këtë mënyrë, edhe policia është “e pastër”, edhe gazeta lexohet…

Fotografia: Fotografia është përzgjedhur me kujdes dhe e paraqet Kilin duke i rënë pianos së tij, në një mizanskenë të gëzuar, ku fotografia në mur jep atmosferë të një nënteksti djallëzor, si ndonjë lloj ndërdije që çon drejt “devijimit të përgjithshëm të së keqes” te ne.

Gjuha e urrejtjes: Mu fotografia e shton shkeljen e parimit të pafajësisë dhe krijon një ndjenjë të refuzimit ndaj të arrestuarit, të cilit tashmë i është zbuluar identiteti. Ajo jo vetëm që e diskrediton që në fillim, por në mënyrë indirekte ndikon edhe mbi pozitën e më të afërmve të tij në rrethin e ngushtë dhe të gjerë. Kështu, përzgjedhja e fotografisë, në mënyrë të veçantë e përhap gjuhën e urrejtjes!

Përfundimi:  Ajo që shkakton brengosje të veçantë në ditën e publikimit të lajmit është fakti se asnjë redaktor, veçanërisht kryeredaktor, nuk doli në mbrojtje të shkeljes së të drejtave themelore të njeriut në këtë rast. Duke pasur parasysh se shkelja e tillë paraqitet në përpunimin plotësues të tekstit (titull, fotografi) politika redaktuese është ajo që tregon hipokrizi të patolerueshme.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja