verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Azilkërkuesit rom, kthejnë vizat për Maqedoninë?

on 28 - 11 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Azilkerkuesit-rom-kthejne-vizat-per-Maqedonine-Republika-Shqip-crop-resize

Ata që kërkojnë azil janë përgjithësisht pjestarë të komunitetit rom, që megjithatë, nuk e fitojnë asnjëherë statusin që dëshirojnë. 
Kërkesat e tyre kthehen prapa me arsyetimin se nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për qytetarë të kategorisë së rrezikuar.
Romët nga Maqedonia dhe Ballkani shkojnë në Gjermani, para së gjithash për shkak të arsyeve ekonomike dhe për një jetë më të mirë. Një pjesë e tyre, pas një procedure të përshpejtuar deportohen pas në vendlindjet e tyre. “

Një artikull i pabazë që thirret në informata të pavërtetuara. Për më tepër, përgjatë artikullit vërehet një tendencë për riaktualizim të problematikave të së kaluarës dhe hiperbolizim të së vërtetës.  Çështja e kthimit të vizave për Maqedoninë, që nga fillimi ishte trajtuar nga mediat në këtë kontekst. Mirëpo, artikulli i botuar në këtë portal, duket se vetëm gërmon në arkivet e mediave dhe riaktualizon çështje të heshtura. Megjithatë, kjo bëhet në mënyrë tejet joprofesionale, duke mos cekur burime të cilat u japin mbështetje faktike pohimeve të plasuara përmjet këtij lajmi. Demonizimi i një grupi të caktuar etnik në kuadër të lajmit, është edhe një nga elementet brenogsëse që zhveshin kontributin nga parimet profesionale.

Azilkerkuesit rom  kthejne vizat per Maqedonine    Republika Shqip  Linku deri te artikulli original: Azilkërkuesit rom, kthejnë vizat për Maqedoninë?  

 Data dhe koha e publikimit: 12.11.2013

Data e recensionit: 24.11.2013

Recensues: Gent Mehmeti

Vërtetësia:  Askund në artikull nuk mund të hasim në informata që vërtetojnë konstatimet. Duket se të gjitha konstatimet janë vetëm një përpjekje për riaktualizim të lajmeve që në këtë kontekst kishin marur hov shumë kohë më parë. Megjithatë, kjo assesi nuk guxon të servohet si argument për tekste informative të së tashmes pa hulumtim të tërthortë të situatës momentale. Mungesa e prononcimeve zyrtare, bën që të vehet në pyetje vërtetësia.

 Burimet e informatave: Burimet nuk janë të pranishme në këtë tekst. Informatat nuk bazohen ne burime të cekura dhe ato i ngjasojnë një komentimi të pamatur. Përgjatë artikullit hasim në të dhëna statistikore që më pas nuk konfirmohen nga autoritete të çfarëdo lloji. Edhe informatat tjera duket të kenë prapavijë trivial. Mungesa e të gjitha burimeve është evidente, gjë kjo që bën të anashkalohet parimi i gjithpërfshirjes dhe përballimit të opinioneve.

Përmbajtësia: Përmbajtja është tejet e pa kompletuar dhe konfuze. Në fillim ceket I ashtuquajturi “mekanizëm mbrojtës”, që u aktualizua nga mesi i vitit, ndërsa menjëherë më pas, shtohen një sërë informatash që nuk përkojnë me kohën dhe deklaratat e figurave kompetente të procesit të liberalizimit të vizave. Artikulli komenton edhe praktikën e deportimit të azilkërkuesve dhe mënyrën se si të tillët trajtohen, mirëpo sërisht pa siguruar asnjë lloj vërtetimi.

 Anshmëria: Anshmëria është e pranishme, dhe atë duke u përpjekur qartë që të ndikon mbi imazhin e një etnikumi të veçantë. Teksti ia mvesh vendimin për kthimin e vizave, azilkërkimit të shfrenuar të komunitetit rom, duke e etiketuar kështu si shkak kryesor për çkyçjen eventuale të Maqedonisë nga vendeve me regjim të liberalizuar të vizave.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Artikulli i njëjtë figuron edhe në disa media të tjera, si të vendit, ashtu edhe të rajonit, nga të cilat disa duket ta kenë botuar edhe më herët.

Kualiteti i titullit: Titulli është senzacionalist dhe dezorientues. Ai informon në drejtimin e parapëlqyer, duke dhënë iluzionin e vërtetësisë, ndërkaq që përgjatë tekstit konstatohet se titulli është rezultat i pohimeve të zbrazëta.

Fotografia: Fotografia në të cilën janë portretizuar disa udhëtarë të rëndomtë në aeroport, nuk përputhet me artikullin. Ajo assesi nuk është adekuate në kontekst të azilkërkuesve, e aq më pak të atyre rom, me të cilët meret ky tekst.

Përfundimi: Mungesa e burimeve, komentimi dhe përpjekja për senzacionalizëm, janë  atributet negative që definojnë këtë artikull. Ky tekst liferon informata që nuk mbajnë peshë, ndërsa tenton edhe të arrin lexueshmëri përmjet titullit provokativ. Madje, një pjesë e tij, lirisht mund të thuhet se disponon edhe me elemente të diskriminimit etnik.

 


Оваа рецензија е изработена во рамките на Проектот на УСАИД за зајакнување на медиумите во Македонија – Компонента Сервис за проверка на факти од медиумите, имплементирана од Метаморфозис. Рецензијата e овозможенa сo поддршка на Американската агенција за меѓународен развој (УСАИД). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис, УСАИД или Владата на САД. За повеќе информации за работата на УСАИД во Македонија, ве молиме посетете ги веб-страницата (http://macedonia.usaid.gov) и Фејсбук-страницата на УСАИД (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklratata jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk mund të konstatohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

национална дискриминација, расна дискриминација,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

Abonohuni për lajmet më të reja