verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Recension: Bakalli nga Kërçova paguan 1,88 milionë euro për aksione të “Evropa”-s

on 29 - 07 - 2013       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Kontributi për një aktivitet, në shikim të parë, të zakonshëm në bursë, në këtë portal fiton përmasa të lajmit të klasit të parë, madje edhe sezacionit, për shkak të zbulimit të identitetit të personit juridik që ka blerë aksione të fabrikës “Evropa” nga Shkupi.

Ky lajm i zgjeruar dëshmon se lajmet  e mëdha ndonjëherë gjenden në mesin e atyre të voglave, gjërave të përditshme, vetëm nëse tregohet pak më tepër kërshëri, gjegjësisht kur një lajmi do t’i jepet përmbajtësi më e madhe.

Рецензија: Бакал од Кичево плати 1,88 милион евра за акции во „Европа“Linku deri te artikulli origjinali: Bakalli nga Kërçova paguan 1,88 milionë euro për aksione të “Evropa”-s

Data dhe koha e publikimit: 15.07.2013, 14:29

Data e recensionit: 16.07.2013

Recensuesi: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia:

”Kompania kërçovare për tregti me pakicë, në pronësi të një personi, pagoi 1,88 milionë euro dhe bleu 18 për qind të aksioneve me të drejtë vote në industrinë konditore nga Shkup, “Evropa”. Kërçovari Selaudin Arifi, pronar i firmës ’АS Senjak’ ia pagoi 116 milionë denarë “Stopanska bankës” së Manastirit, e cili ishte shitëse e këtyre aksioneve, dhe në kohë të krizës ekonomike, në të cilën një numër i madh kompanish vendore kanë vështirësi të mëdha me likuiditetin ose përmbahen nga investimet, u bë pronar i 46.005 aksioneve në “Evropa”. Tani firma kërçovare është aksionar që do të vendosë në mënyrë të barabartë për aktivitetet e “Evropa”-s me aksionarët më të mëdhenj aktualë “Fershped” dhe “Makoshped”. Në vetëm disa fjali ky lajm sjell një sërë informata të sakta dhe të rëndësishme për ngjarjen.

Burimet e informatave: Gazetarët e portalit kanë kërkuar në disa vende informata për firmën, gejgjësisht pronarin, i cili është futur në, ndoshta, kompaninë më të fshehtë që gjendet në Bursën e Maqedonisë (nëpër arkivet e lajmeve, në Regjistrin qendror, janë interesuar për gjendjen e shitësit, – “Stopanska banka” e Manastirit etj.), duke mos dashur që të mbesin me informatat që detyrimishit i jep vetë Bursa, gjegjësisht shërbimi i saj.

Përmbajtësia: Me numrin e madh të burimeve në të cilat bazohet lajmi, ai fiton në përmbajtësi, dhe në këtë mënyrë kuptojmë se bëhet fjalë për kompani që merret me trehti me pakicë në Kërçovë, që është qytet i vogël me aktivitet modest në të gjitha fushat ekonomike, por e cila, vazhdimisht përpiqet t’i zgjerojë fushat në të cilat “e sigurin kafshatën e gojës”, shpesh edhe jashtë regjistrimit (komunikacion lokal), për të cilën gjë është dënuar, që mjafton për ta ngacmuar kërshërinë e përgjithshme  për blerësin, pa mos dalur nga “shtrati i lajmit”.

Anshmëria: Artikulli nuk pretendon ta zbulojë gjithë të vëtetën për këtë shitblerje të një pronësie impozante në një firmë shumë profitabile, por përkundrazi dëshiron të bëjë me dije se këtu me gjasë së shpejti do të zbulohen motivet e blerësit. Ata do të ishin të lidhur për dilemën se pse dikush nuk ka blerë diçka që do ta bënte pronar dominant, e ka dhënë kapital që vështirë fitohet në kohë të rënda, duke paraparë bashkime të tjera në të ardhmen ose blreje plotësuese të aksioneve?

Sa i përket varshmërisë së fabrikës “Evropa” nga i ashtuquajturi lobi vlleh, që i mba frenat e saj, si dhe për shkak të përpjekjes së disa blerësve që ta shkatërrojnë “bërthamën” pronësore të “Evropës”, që në momente të caktuara ishte e pranishme në mënyrë dramatike në fabrikë dhe te udhëheqësia, autori ose autorët e tekstit mbajnë distancë të mjaftueshme sa i përket kësaj historie të fabrikës konditore nga Shkupi, duke mos i hapur deri në fund të gjitha çështjet që mund të ndodhin në të ardhmen që të mos fitohet përshtypje se e mbajnë anën e dikujt. Edhe pa këtë teksti e ruan përmabjtësinë dhe begatinë e fakteve!

Kualiteti i titullit: Titulli është intrigues dhe në vete e ka ngacmimin për lajmin, duke treguar se si një afarist, praktikisht i panjohur, hynë në shoqërinë e madhe të lojtarëve të bursës.

Fotografia: Në artikull publikohet fotografi e një zileje të bursës, e cila te ne nuk funksionon, por mbetet simbol i punës së përditshme dhe pothuajse është e paimagjinueshme të shmanget si ilustrim kur nuk jepen fotografi nga ndonjëri prej aktorëve të marrëveshjes afariste.

Përfundimi: Ky është një nga shembujt e mirë se si portalet mund të tregojnë një nivel të kënaqshëm të profesionalizmit. Për fat të keq, vetë portali e ka nënçmuar këtë lajm të vetin në plasimin dhe ofertën e saj për atë ditë në krahasim me lajmet e tjera.fik

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

infoVistinitostANSHMËRIA

infoVistinitostKOMENTIMI

infoVistinitostPLAGJIATURA

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

infoVistinitostFOTOGRAFIA

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja