Recension: Banorët e Strumicës kërkojnë dorëheqjen e Zaevit nga Kryetari i komunës
Published in Recensione
on 6 - 07 - 2015 Author: Adrian KerimiËshtë e pranueshme që qytetarët dhe media të ngrenë dilema për punën e zyrtarëve, por ato kur botohen duhet të përfshinë të gjitha palët dhe mbi të gjitha duhet të jenë të verifikuara. Në të kundërt gjithçka mbetet spekulative. Aq më shumë kjo është e rëndësishme kur informacionet përcillen nga media të tjera. Botimi i akuzave nga një medie, nuk mjafton që të tjerat ti përsërisin pa verifikim, aq më tepër në rastet kur vërehet qartë se janë tendencioze.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Banorët e Strumicës kërkojnë dorëheqjen e Zaevit nga Kryetari i komunës
Data dhe koha e publikimit: 01.07.2015
Data e recensionit: 06.07.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Lajmi që recensojmë fillon menjëherë me njoftimin se disa qytetarë kanë kërkuar dorëheqje e Zoran Zaevit nga posti i Kryetarit të Komunës së Strumicës.
“Në kampin e qytetarëve të pakënaqur në parkun e qytetit të vogël në Strumicë sot në konferencë për shtyp banorët e Strumicës kërkuan dorëheqje nga kryetari i komunës Zoran Zaev”.
Lajmi raporton vetëm thirrjet për dorëheqje por në asnjë pjesë nuk ka prononcim nga kreu i komunës.
Lajmi duke cituar njërin nga protestuesit para komunës së Strumicës ngre akuza direkte:
“Zaev duhet të sqarojë pse asnjë premtim nuk është plotësuar. Pse, pyeti, premtimet për kanalizime të reja, sisteme të reja për ujësjellës, sheshe të reja, ndriçim të ri shkollor, asgjë nuk është plotësuar. Pse Strumica është braktisur dhe është komuna e vetme pa kryetar?”
Por në lajm nuk ka asnjë përgjigje nga z.Zaev apo zyrtarë të tjerë të komunës ndaj këtyre akuzave.
Fjalia në vazhdim madje ka tendenca edhe ofenduese “Ashtu siç shtoi Zoran Zaev është njeri pa fytyrë dhe kredibilitet dhe ka humbur kontakt me realitetin”.
Lajmi më pas ngre edhe akuza të tjera:
“Me kërkesë të ryshfetit nga 200.000 euro ai mbeti pa fytyrë dhe kredibilitet. Me tenderet e kriminelëve u tregua se nuk është i ndershëm. Me premtimet e rreme tregoi se nuk meriton të jetë kryetar komune. Mjaft më. Ne qytetarët protestojmë tre muaj, çdo ditë, ndërsa ai as nuk u shfaq në opinion. Në dëshirën për interes politik, përfitim, ai u ndal të jetë kryetar komune. Ka ardhur koha që të largohet. Sa më shpejt aq më mirë. Ka ardhur koha të përballet me popullin në zgjedhje”, tha Dimitar Angelov.
Sipas standardeve profesionale është e papranueshme që për akuza të tilla mos të ketë reagime edhe nga ata që akuzohen. Akuza dhe përgjigjja ndaj akuzave duhet të jenë në një lajm. Nëse nuk është kështu lajmi konsiderohet joprofesional. Në raste nuk pala e akuzuar nuk dëshiron të prononcohet atëherë kjo bëhet e qartë se është kërkuar reagim.
Gazetari duhet qartë të distancohet nga akuzat, në të kundërt konsiderohet i njëanshëm dhe tendencioz.
Po aq e rëndësishme është se si ilustrohen lajmet me fotografi. Ato gjithmonë duhet të jenë nga vetë ngjarja, sepse edhe me fotografi ne informojmë njerëzit. Fotografia në këtë lajm, është ajo e shkrepur në “Kampin e Lirisë” para Qeverisë së Maqedonisë që nuk përputhet me atë që raportohet.
Gazetari gjithmonë duhet t’u përmbahet kodit profesional edhe në raste kur informacionet përcillen nga media të tjera. Botimi i akuzave nga një medie, nuk mjafton që të tjerat ti përsërisin pa verifikim, aq më tepër në rastet kur vërehet qartë se janë tendencioze.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk e paraqet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, është theksuar autori dhe burimi me link
TITLE QUALITY
informon
kreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
diskriminon
diskriminim politik
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
nuk aplikohet
i rregulluar në aspekt stilistik