Kujdes me burimet, se në të kundërt përhapen pasaktësira
Published in Recensione
on 8 - 09 - 2015 Author: Benjamin ArifiNë shikim të parë, duket sikur autori disponon me burime dhe informata të besueshme anonime brenda grupit të punës të partive politike që janë në proces të gjetjes së zgjidhjeve për krizën politike, dhe sjell një përshkrim të detajuar bazuar në burimet e tij. Por nëse lexohet teksti në tërësi, del se ose burimet e autorit kanë dhënë informacione të gabuara, ose teksti nuk bazohet fare në burime.
Linku deri te artikulli origjinal: Bashkëpuntorët e Thaçit në bisedime vetëm për ta luajtur derën,Thaçi në vitin 2006 ia fali deputetin VMRO-së !
Data dhe koha e publikimit: 27.08.2015
Data e recensionit: 03.09.2015
Recensues: Benjamin Arifi
Përshkrimi në detaje i rrjedhës së bisedimeve të grupit të punës duhej të nënkuptonte se autori ka burime të besueshme brenda bisedimeve. Por, sikur të ishte ashtu, autori do t’i dinte të paktën pjesëmarrësit në bisedime, për të cilët shkruan.
Në këto bisedime jozyrtarisht Zhurnal mëson se përfaësuesit e deleguar nga PDSH, Imer Aliu dhe Luan Tresi janë vetëm spektator pasiv dhe nuk japin asnjë propozim dhe nuk kycen në debat konstruktiv për të gjetur modelin më të mirë për kodin zgjedhor.
Në fakt, mediat që ndjekin nga afër bisedimet në Klubin e Deputetëve kanë raportuar disa herë se në këto bisedime PDSH-në e përfaqësojnë Imer Aliu dhe Bekim Fazliu, dhe jo Luan Tresi siç thuhet në këtë tekst. Në tekstin e mëposhtëm, autori i gabon edhe pjesëmarrësit e BDI-së në bisedime.
Ndryshe, përfaqësues të BDI-së në grupet e punës janë Zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, Bujar Osmani, Artan Grubi, Musa Xhaferi dhe Abdilaqim Ademi, përfaqësues të VMRO-DPMNE-së janë Nikola Popovski dhe Nikolla Todorov, LSDM-së, Renata Deskoska, Damian Mançevski dhe Radmilla Sheqerinska dhe të PDSH-së, Imer Aliu dhe Luan Tresi.
Në bisedimet të cilat përshkruhen në tekst deri në detaje, BDI-në e përfaqësojnë vetëm Musa Xhaferi dhe Artan Grubi.
Teksti sjell një lidhje të çuditshme të bisedimeve aktuale për zbatimin e Marrëveshjes politike të Përzhinos, me zgjedhjet e vitit 2006. Sërish, jo bazuar në fakte dhe argumente, por në konstatime dhe supozime.
Mirëpo në vitin 2006 Thaci dha urdhër që aktivistët e vet të votojnë në Xhepcishtë dhe Bogovinjë për kandidatin e VMRO-DPMNE-së me qëllim që të humb kandidati shqiptar I BDI-së. Kjo edhe ndodhi në Tetovë, VMRO-ja fitoi edhe një deputet më shumë, por Thaci në vitin 2006 u bë pjesë e qeverisë. Ndoshta pasiviteti i bashkëpuntorëve të Thacit qëndron në ndonjë marrëveshje sekrete, pasi publikisht PDSH-ja premton shumë kërkesa, ndërsa në bisedime heshtë në tërrësi.
Gazetari duhet të ketë kujdes në përzgjedhjen e burimeve dhe të tentojë të verifikojë informacionet në rrugë zyrtare. Informacionet e dyshimta duhet të injorohen dhe të mos botohen, përderisa nuk konfirmohen nga burime relevante. Në raste kur ka akuza kundër ndonjë pale të përfshirë në tekst, si në rastin konkret, personazhet duhet patjetër të kontaktohen dhe tu jepet hapësirë për versionin e tyre të së vërtetës.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e