verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ofendimet nuk bëjnë pjesë as në lajme e as komente

on 9 - 10 - 2015       

[Recension: “Baton Haxhiu, një “vrasës me pagesë” në gazetarinë shqipe!”]

Teksti që analizojmë ka përmbajtje fyese, degraduese, dhe akuzuese dhe e gjithë kjo qëndron tek rubrika e lajmeve. Pa specifikuar se teksti është një koment për një personalitet publik, portali në fjalë përdorë “mashën” e quajtur lajm për të shpërndare komente politike të cilat i drejtohen një gazetari i cili e ka për detyrë të vejë në pikëpyetje çdo aktivitet publik të një politikani. Gazetari, apo autori i tekstit në këtë portal vendos veten në rolin e gardianit të partisë shqiptare në pushtet, edhe pse gazetari duhet të jetë në fakt “opozitë” e përhershme.

Baton Haxhiu  një “vrasës me pagesë”Linku deri te artikulli origjinal: Baton Haxhiu, një “vrasës me pagesë” në gazetarinë shqipe!

Data dhe koha e publikimit: 03/10/2015

Data e recensionit: 05/10/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

I tërë teksti është i mbushur me sharje drejt gazetarit Baton Haxhiu dhe nga ana tjetër lartësimin e figurës së kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Autori i tekstit ka kritikuar qasjen e gazetarit Haxhiu por vetë ka vazhduar të shkruajë në mënyrën e njëjtë sikurse është shprehur gazetari kosovar. Dallimi i vetëm është se gazetari Haxhiu është ”e pranueshme” që të japë komente personale, përderisa ato trajtohen si të tilla, si opinione personale të tij (pa u futur në analiza për fjalorin që fjalorin që ai përdorur).

Kurse autorit të tekstit që po recensojmë nuk i falet lartësimi i pushtetit pasi që kjo është detyrë e një personi të angazhuar për marrëdhënie me publik. Gazetari duhet “të respektojnë pluralizmin e ideve dhe qëndrimeve e jo ti shajë ose kritikojë ato, sidomos kur bëhet fjalë për një kolegë të të njëjtit profesion.

Do të bëjmë një përmbledhje të të gjitha ofendimeve dhe akuzave që janë bërë në këtë tekst nga autori, në llogari të Baton Haxhiut.

-Një gazetar pa kokërr dinjiteti njerëzor,

-Moralin e ka deponuar që moti në pazarin e plaçkave,

-Një ish bashkëpunëtor i Stanishiqit, ish shefi i UDB-së Jugosllave,

-Një tugjar gazetarie që keqpërdori fondet e shtypit të lirë për përfitime personale,

-Një matrapaz që tregton me stendat e të sëmurëve,

-Surrati antigazetar,

-Një protagonist të mjerë të një rrëfimi pa fakte,

-Gjithë karrierën e tij a ka ndërtuar duke shantazhuar kundërshtarë të caktuar për favore financiare,

-Gazetaria e Baton Haxhiut kundërmon nga reketi,

-Një matrapaz,

-Maskarenjëve të tipit të Baton Haxhiut,

-Është ndërgjegjja e vrarë e një sistemi shoqëror,

-Shkolla e tyre buron nga shantazhi dhe spiunimi, ashtu siç vepruan edhe baballarët e tyre

një karikaturë që ka ikur nga ndonjë galeri shpifjesh,

-Fundërrinat e kombit.

Dhe një përmbledhje të komenteve për lartësimin e figurës së Ali Ahmetit.

-Pinjolli i një udbashi paska ngelë të shes moral publik dhe të merr guximin të njollos figurën e Ali Ahmetit,

-Ai ka folur për liderin historik të shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin,

-Është në gjendje të denigroj edhe figura të ndritshme, siç është Ali Ahmeti,

-Ky i fundit ka vite që e ka krijuar profilin e tij prej atdhetari dhe politikani të devotshëm,

-Lavdinë e heroit të gjallë, Ali Ahmeti,

-Këta të pafytyrë janë në gjendje t’u bëjnë atentat publik edhe figurave të pastra kombëtare.

Nuk është e arsyeshme as për gazetarin Baton Haxhiu që të përdorë komente fyese që i ka përdorur në një televizion kosovar, madje pa dëshmi për krim dhe korrupsion pasi që kjo shkel rëndë normat etike dhe profesionale të gazetarisë. Megjithatë në pjesën e “Parimeve të sjelljes” të një gazetari të Kodeksit të Gazetarëve të Maqedonisë thuhet se, Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe mendimeve me të drejtë për të komentuar…Por e gjithë kjo Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale”.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja