verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Buxheti për vitin 2014 – bazë stabile për zhvillim ekonomik

on 25 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Буџетот за 2014 година crop resize

Ky “lajm” shkaktoi vëmendje për recension për shkak se paraqet reciklim të raportit të publikuar në medien e njëjtë 24 orë më parë, si rezultat gazetaresk nga prezantimi i projektimit të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 para anëtarëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Nga informata që e lexojmë nuk ka asnjë arsye tjetër të re, as ndonjë burim ose fakt të ri, që do ta arsyetonte shqyrtimin e sërishëm nga ana e gazetarit të një ngjarjeje që ka ndodhur para 48 orësh dhe për të cilën tashmë është shkruar. Përkundrazi, e gjitha që është bërë, është parafrazimi i raportit paraprak, e madje edhe deklarata e vetme e drejtpërdrejtë në të dy tekstet është e njëjtë. 

Буџетот за 2014 годинаLinku deri te artikulli origjinal: Buxheti për vitin 2014- bazë stabile për zhvillim ekonomik

Data dhe koha e publikimit: 24.09.2013 – 12:09:19

Data e recensionit: 25.09.2013

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia: Ky tekst mund të mos ketë, por edhe mund të ketë probleme me vërtetësinë, për shkak se merret me projektime, prognoza dhe pritje. E vërteta mund të jetë qëllimi që të rritet buxheti për nivelin e përqindjes që është paralajmëruar, por edhe kjo është me pikëpyetje, për shkak se miratimi i buxhetit të një vendi është procedurë e ndërlikuar dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë deri në miratimin e tij përfundimtar.

Pjesa tjetër e këtij lajmi merret me komentet e afaristëve, me projektimet, prognozat dhe pritjet e kryetarit të qeverisë dhe të ministrit për financa, me ç’rast vërtetësinë e tyre mbetet ta verifikojë koha.

Burimet e informatave: Paradoksi i këtij teksti qëndron mu në burimin e informatave. Nëse e shohim thejsht nga aspekti formal, ky tekst është eciklim të raportit të publikuar në medien e njëjtë një ditë më parë, me titull OEM: Rritja e investimeve kapitale dhe realizimi i projekteve të mëdha në buxhet është pozitiv. Nga ana tjetër, sipas standardeve klasike për burimet e informatave, mund të thuhet se kur reciklohet ndonjë artikull i caktuar, ka mundur të tentohet të kërkohet deklaratë nga ndonjë ekspert tjetër për financa dhe ekonomi politike që za vlerësojë paralajmërimin dhe kualitetin e buxhetit të ri nga aspekti i investimeve kapitale dhe politikave eksportuese. Në atë mënyrë, rikthimi në këtë temë do të arsyetohej disi.

Përmbajtësia: Artikulli ka probleme me përmbajtësinë dhe gjithëpërfshirjen për shkak se është i njëanshëm. Përveç promovuesev të buxhetit të ri, kryeministrit dhe ministrit për financa, janë përfaqësuar edhe afaristët nëpërmjet përfaqësuesit të tyre, deklarata e të cilit edhe jepet. Por ajo deklaratë nuk del nga korniza pritjeve që thuhen në bazë të projektimeve të paralajmëruara për buxhetin e vitit 2014. Ky tekst nuk ka vlerësim të pavarur nga ana e ekspertëve për atë se a është i realizueshëm një paralajmërim i këtillë ose jo.

Anshmëria: Për shkak se i gjithë raporti është i njëanshëm dhe apologjetik, nuk mund, e të mos nxirret përfundmi se ai është i njëanshëm. Nëse kësaj i shtohet edhe konstatimi për reciklimin dhe rikthimin e paarsyeshëm në një ngjarje për të cilën kjo medie tashmë ka shkruajtur, ky përfundim del vetëvetiu.

Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Тeksti që e recensojmë është plagjiat i raportit të publikuar në medien e njëjtë një ditë më parë , me titull OEM: Rritja e investimeve kapitale dhe realizimi i projekteve të mëdha në buxhet është pozitiv, që e bën rast interesantë të “autoplagjiaturës”.

Kualiteti i titullit: Titulli është apologjetik, joatraktiv. Sikur është pasqyrë e fjalimit burokratik të politikanëve.

Fotografia: Fotografi joinventive që është marrë nga ndonjë bankë me fotografi ose nga interneti.

Përfundimi: Ky raport e tërhoqi vëmendjen tonë, para së gjithash, për shkak se kërkimi i kujdeshëm nëpër arkivin e kësaj medieje mundësoi të zbulohet se bëhet fjalë për reciklim, ose për plagjiaturë të raportit gazetaresk për temën e njëjtë, që ka qenë rezultat i paralajmërimit të buxhetit për vitin 2014 në Odën e ekonomike të Maqedonisë të publikuar në medien e njëjtë 24 orë më parë.

Në tekstin e ri nuk kishte asgjë që do ta arsyetonte këtë: as këndvështrim i ri, as burim i ri, as ndonjë fakt i ri… asgjë. Mbetet enigmë se pse është publikuar edhe një herë. Referimi në tekste të publikuara më parë në kuadër të një medieje ose në medieve të tjera, nuk është kontestuese, pro kjo gjithmonë bëhet që të plotësohet, korrigjohet, përkujtohet, të jepet këndvështrim i ri, ndonjë fakt ose deklaratë e re, dhe nga raporti i ri të bëhet një produkt gazetaresk që bën hap përpara. Në artikullin që e recensuam nuk ishte kështu. 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

Pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja