Recension: Çfarë qumështi pijmë – A e dini se çka do të thonë numrat në paketim?!
Published in Recensione
on 7 - 05 - 2014 Author: Зоран БојаровскиGazetarët nuk janë ekspertë dhe njohës të çështjeve. Ata janë vetëm mbledhës të informatave që janë të vlefshme për të qenë lajm, të cilat që të jenë të bindshme duhet të jenë të bazuara në burime dhe komente, ose mendime, të njerëzve që janë profesionistë, të cilët janë njohës të çështjeve, e ndonjëherë edhe autoritete mendimi i të cilëve çmohet….
Mbështetja e informatave që i plasojnë mediat është shumë me rëndësi kur bëhet fjalë për tema që janë me interes të veçantë për publikun siç është shëndeti, ushqimi i shëndetshëm dhe mjedisi i shëndoshë, siguria…
Prandaj, nuk është aspak në rregull që për një temë siç është kjo të cilën e trajton informata që e recensojmë – kualiteti i qumështit – të mos ketë asnjë profesionist që do t’i konfirmojë, do t’i përgënjeshtrojë, gjegjësisht do ta sqarojë atë që e thotë autori i këtij teksti dhe ta arsyetojë motivimin e medies që ka vendosur të publikojë një informatë të këtillë që shkakton brengosje.
Gjithçka që ka formë të ndonjë burimi janë konstruksionet “thuhet…” (Kush thotë?), “të gjithë e pranojnë…” (Kush janë ata të “gjithë”? Nuk ka përgjigje në këtë pyetje.)
Linku deri te artikulli origjnal: Çfarë qumështi pijmë – A e dini se çka do të thonë numrat në paketim?!
Data dhe koha e publikimit: 30.04.2014, 13:08
Data e recensionit: 02.05.2014
Recensues: Zoran Bojarovski
Dhe me të vërtetë, si ta dijmë se kjo informatë mediatike, se qumështi i konservuar në paketim tetrapak pasterizohen disa herë dhe se numrat në një vend që duket shumë pak në paketim e sqarojnë këtë?
Si mund t’i besojmë këtij teksti, i cili, përveç që nuk është i nënshkruar, me asgjë nuk le përshtypje se pas tij ka ndonjë ekspertizë ose njohuri nga kjo fushë. Nuk ka asnjë sugjerim, indikacion se prapa këtij teksti me paralajmërime serioze, qëndron ndonjë autoritet profesional.
Kjo, në këto raste, thjeshtë – është e palejueshme.
Huti dhe brengosje edhe më të madhe shkakton kuazipërmbajtësia i krijimeve të këtilla gazetareske. Ka shumë fjalë, “sqarime” dhe numra të cilat, ashtu siç janë shënuar as që konfirmojnë e as që përgënjeshtrojnë diçka. Vetëm krijojnë konfuzion dhe mundësi për përfundime krejtësisht të gabueshme.
Pa marrë parasysh se a është marrë teksti prej diku apo jo, kjo nuk paraqet amnesti për këtë sjellje të papërgjegjshme.
Aq më tepër, nëse është marrë prej diku, teksti nuk është i tillë që nuk mund të verifikohen pretendimet shqetësuese që i ka. Ka institucione, ekspertë, të cilët menjëherë mund t’i sqarojnë të dhënat për të cilat në tekst thuhet se kanë ndonjë domethënie.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
Nuk dihet
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk aplikohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
I paqartë
jokreativ
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
Nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e