verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Cila bjonde e uli çmimin e ajvarit?

on 18 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Në serinë e artikujve që merrren me “personalitetin dhe veprën” e ministreshës kosovare të tregtisë, Mimoza Kusari, në një kohë kur akoma është aktuale tendosja e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, u paraqit edhe një artikull në titullin e së cilës ministresha është quajtur “bjonde” dhe që merret me seksipilitetin e saj, afinitetin ndaj modës së lartë dhe me atë se kush e do atë e kush jo.

Pa marrë parasysh se bëhet fjaë për material që është vendosur në rubrikën JETA, trajtimi i këtillë i një politikaneje të vendit fqinj është manifestim i pashijes dhe seksizmit, që vështirë se mund të arsyetohet me trajtimin jo shumë serioz të temave në këtë rubrikë. Potencimi i karakteristikave të saja fizike (bjonde) në raport me karakteristikat e tjera të personalitetit dhe të funskionit të saj, ka konotacion pezhorativ, për shkak se është i qartë asociacioni me stereotipin “bjonde budallaqe”.

“Gjithmonë duhet të shmangen shprehjet që në vete përmbajnë konotacione shoviniste, seksiste ose konotacione të tjera diskriminuese”. (Doracak për etikën në gazetari, 2012, SHGМ).

Autori merr të drejtën të merret me pamjen seksipile dhe ndjekjen e modës së ministershës Kusari, me atë se e a duan shoferët e kamionave dhe se a ka bërë ajvar me speca nga Maqedonia ose jo, që është e papërshtatshme për një medie informative, që dëshiron të kuptohet seriozisht. Artikulli nuk i plotëson as standardet minimale gazetareske, nuk ka burime të cilave u referohet dhe duket si bisedë-thashesheme, që, si duket, ka qenë edhe qëllimi i autorit.

Која блондинка ја урна цената на ајварката?Linku deri te artikulli origjinal: Cila bjonde e uli çmimin e ajvarit?

Data dhe koha e publikimit: 11.09.2013, 20:17

Data e recensioit: 17.09.2013

Recensuese: Јugosllava Dukovska

Vërtetësia: Nuk citohet e as që referohet ndonjë burim për deklarata e dhëna në tekst, kështu që mund të konstatohet se ajo që është thënë për ministreshën kosovare është thënë në mënyrë arbitrare dhe pa u mbështetur në fakte.

Përmbajtësia: Lajmi është jogjithëpërfshirës, përplot me deklarata arbitrare dhe vërejtje ofenduese dhe nënçmuese në llogari të ministreshës kosovare Kusari.

Anshmëria: Artikulli është shembull tipik i keqpërdorimit të besimit të lexuesve, të cilët presin që në rubrikat informative të marrin informatë objektive dhe qasje të paanshme. Nëpëmjet formës së komentimit ironik, artikulli tallet në mënyrë të hapur me një grua-politikane nga një vend fqinj, me të cilin, në këtë moment, Maqedonia ka raporte të përkeqësuara ndërshtetërore në sferën e tregtisë, që është resori i saj ministror! Qasje jo e balancuar, joetike dhe joprofesionale.

Kualiteti i titullit: Titulli përmban aluzion të hapur me stereotipin nënçmues për bjonden budallaqe.

Gjuha e urrejtjes: Tallja e ministreshës kosovare të tregtisë nëpërmjet ironisë, përpjekja për diskriminim duke përdorur stereotipe gjinore dhe kualifikime të paverifikuara janë karakteristikat kryesore të artikullit.

Përfundimi:  Përpjekja kinse me qasje humoristike të portretizohet ministresha kosovare e tregtisë, Mimoza Kusari, si bjonde budallaqe me pamjen e saj, rezultoi me një tekst të shkruar pa shije që nuk bën pjesë në asnjë zhanr gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja