verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Çka saktë parashikoi gjyshe Vangja për shpëtimin e Maqedonisë!?

on 11 - 06 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Tekstet në të cilat ka tregime për atë se çka kanë parashikuar fallxhorët dhe parashikuesit përgjatë historisë, paraqiten pothuajse vazhdimisht në mediat maqedonase. Kjo, me gjasë, tregon, edhe se deri në çfarë derexheje na ka ardhur gazetaria, kur temat kryeosjë janë gjyshe Vanjga, Nostradamusi, Ivan shëruesi, parashikuesja Kleopatra…Përndryshe këto tekste nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën, objektivitetin, përmbajtësinë dhe të ngjashme, por janë vetëm artikuj që shërbejnë për të fituar sa më tepër klikime, pa ndonjë rëndësi të veçantë.  Mirëpo, kjo nuk është edhe aq me rëndësi për këto artikuj. E rëndësishme dhe problematike është ajo se këto shkrime kanë lexues, e bile ka edhe njerëz që u besojnë. Е ky është problem serioz të cilin e krijojnë mediat, duke plasuar informata nëpërmje të të cilave i shmanget realitetit dhe nëpërmjet porosive joreale u jepet njëfarë shprese e rrejshme qytetarëve.

Mediamk - 004 - final - 001Linku deri te artikulli origjinal: Çka saktë parashikoi Gjyshe Vangja për shpëtimin e Maqedonisë!?

Data dhe koha e publikimit: 01.06.2015, 12:49

Data e recensionit: 08.06.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Qëkur ekziston gazetaria, parashikuesit janë interesantë edhe për mediat edhe për popullin. Kjo është e kuptueshme për shkak se çdokush ka dëshirë ta dijë të ardhmen. Për këtë arsye, pothuajse çdo ditë mund të lexohen dhe të dëgjohen parashikimet për atë se kush do të fitojë në zgjedhje, cili politikan do të ketë rritje, e cili rënie në karrierën e tij, çfarë viti e pret vendin, a do të përmirësohet gjendja ekonomike, a do të zgjidhet kontesti me emrin etj. Kjo ndoshta, në momente të caktuara është edhe zbavitëse, përderisa nuk teprohet. Këtu, pikërisht ky është problemi më i madh. Është tejkaluar vija e kuqe e shijes së mirë. Për disa arsye.

E para, askund nuk është theksuar se kush është ai njeri që ka folur me gjyshe Vangjën? Po, përmendet me mbiemër, dhe aq. Nuk tregohet se saktë ku ka punuar, në cilën qeveri të mëparshme. Nuk tregohet se pse ka shkuar te kjo fallxhore. Thuhet se ka qenë privatisht, mirëpo ka marrë informata edhe për Maqedoninë. Dhe si mund të verifikohet e gjithë kjo? Assesi! Nuk ka as ndonjë dëshmitar, si fëmijë, nip e të ngjashme, që do të tregonte se me të vërtetë i afërmi i tij ka qenë te gjyshja Vangja dhe e ka marrë vesh atë që e pohon kjo medie. Kështu kemi vetëm spekulim ose supozim se ndoshta me të vërtetë ka qenë ashtu. Përndryshe ky tekst shëtitet nëpër media me vite, e ky është vetëm versioni i tij i fundit.

Në pjesën e dytë flitet për xeheroren Alshar. Edhe për këtë xeherore vazhdimisht përhapen mistere, njësoj sikurse në këtë tekst. E gjithë kjo nuk është verifikuar dhe nuk ka dëshmi relevante. Është e vërtetë se ka xeherore të tillë dhe se ka disa minerale të caktuara, mirëpo aq. Deri tani nuk është ndërmarrë ndonjë iniciativë që të verifikohet se çka ka saktë atje dhe me çfarë sasie që të mund të thuhet se ky tekst është i vërtetë. Kështu siç është shkruar, me supozime dhe me legjenda, paraqet vetëm spekulim për të cilin duhen dëshmi të forta që të bëhet i vërtetë.

Kjo nuk guxon të ndodhë te mediat deri në këtë masë. Kjo vetëm e vullgarizon hapësirën gazetareske dhe e ndot atë me gjëra të parëndësishme dhe të dëmshme. Ose, në fund të fundit, nëse ka shkrime të këtilla, ato duhe të zvogëlohen në minimum.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk mund të konstatohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja