verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Ç’ka Zaevi për Llazareviqin, Dimitrovin dhe Dimshovskin, që ata të sillen në këtë mënyrë?

on 20 - 03 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

03182015-Zurnal-Dimirov-crop-resizeÇka përmban ky tekst nga parimet e gazetarisë profesionale dhe Kodi i gazetarëve? Asgjë! Pse? Ja pse! Mirëpo, në fillim të themi se kjo ndytësirë mediatikë ka për qëllim të sulmojë njerëz, e jo argumente, të përlyjë karaktere, e jo të analizojë qëndrime.

03182015-Zurnal-DimirovLinku deri te artikulli origjinal: ШÇ’ka Zaevi për Llazareviqin, Dimitrovin dhe Dimshovskin, që ata të sillen në këtë mënyrë?

Data dhe koha e publikimit: 09.03.2015, 09:41

Data e recensionit: 18.03.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Le të fillojmë me vërtetësinë e tekstit që e recensojmë. A ka të vërtetë në një fjali të konstruktuar:

“Publiku është i neveritur me sjelljen e Nikolla Todorovit, Vlladimir Llazareviqit dhe Pero Dimshovskit dhe reagimet e tyre, mirëpo parshtrohet pyetja se çfarë materiale komprometuese ka spiuni shantazhues dhe përgjuesi Zoran Zaev për ta, që ata të shpërthejnë në këtë mënyrë?”

Si e para, si mundet dikush të shkruajë në emër të publikut, e të mos ofrojë material për atë se si ka reaguar publiku ndaj iniciativave të Dimitrovit, Llazareviqit dhe Dimshovski. Përveç kësaj, mund ta marrim si të vërtetë se një pjesë e publikut ka qenë “e neveritur”, mirëpo kjo, megjithatë, nuk është i gjithë publiku. Domethënë, duhet të përcaktohet dhe të identifikohet se cili publik, dhe kjo të mbështetet me dëshmi. Dhe si ka mundësi që ndonjë veprim të vlerësohet si “shpërthim”, dhe kjo të jetë tekst gazetaresk? E çka të thuhet për kulturën mediatike të autorit dhe të redaktorit të kësaj reviste, duke e pasur parasysh fjalorin me të cilin, pa argumente, dikë e quani “spiun shantazhues dhe përgjues”? Larg nga të gjitha rekomandimet dhe rregullat etike. Edhe pjesa tjetër është larg rekomandimeve dhe normave profesionale të të gjitha kodeve të gazetarëve. Ka vetëm shpifje të pabazuara, insinuata dhe akuza që arsyetohen me shprehjen “informatat deri te të cilat erdhi…”. Veprim i pahijshëm dhe krejtësisht jogazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja