verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: “De zha vu” në Kapitol i mbylli kafenetë e mëhallave

on 11 - 09 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

“Де-жа-ву“-во-Капитол-ги-затвори-маалските-кафулиња-Либертас-crop-resize

A ka mundësi që ndonjë lajm të jetë aq shumë reklamues, sa që mund t’i pengojë edhe atij që glorifikohet? Ndoshta ky është një rast i tillë: kafe-restorani i ri është bërë shumë i popullarizuar, sa që duket sikur është i parëndësishëm edhe fakti që emri i tij është shkruar gabimisht. Termi freng “déjà vu” shkruhet si “dezha vu” (tashmë e parë). Përveç nëse nuk bëhet fjalë për gabim të qëllimshëm, gjegjësisht për lojë me fjalë. Mirëpo, në tekst nuk ka fotografi nga logoja e restoranit, që të konstatohet gabimi eventual.

“Де жа ву“ во Капитол ги затвори маалските кафулиња   ЛибертасLinku deri te artikulli origjinal: “De zha vu” në Kapitol i mbylli kafenetë e mëhallave

Data dhe koha e publikimit: 30.08.2014

Data e recensionit: 02.09.2014

Recensues: Stojan Sinadinov

Nuk mund të përcaktohet se a janë të sakta faktet në këtë tekst, për shkak se ato janë dhënë “me të pamur”. Nuk ka parametra në bazë të të cilave do të thuhej se situata me ofertën e restoraneve është e tillë sa që lokali i përmendur për disa muaj është bërë lider në tregun e lagjes së lartëpërmendur:

“Vetëm disa muaj pas hapjes së brendit, kafe-restoranit “De zha vu” në lagjen Jane Sandanski të Shkupit, ai i “mbylli” kafenetë përreth. Ky kafe-restoran i popullarizuar e ktheu skemën e qytetit në njërën nga lagjet më elitare dhe më madhe në Shkup. Në “De zha vu” nuk ka vend as për gjilpërë. Të gjithë janë këtu, prej mëngjesit e deri në mbrëmje vonë, prej kafes së mëngjesit e deri në zbavitjet e natës.”

Lajmi nuk e ka nivelin minimal të gjithëpërfshirjes, por përkundrazi, kategorikisht është në anën e “sukseseve” të restoranit të posahapur. Kjo mbështetet me komentimin në stilin e mëposhtëm:

“Banorët e Novo Lisiçes dhe Aerodromit tashmë nuk kanë nevojë të enden nëpër kafenetë në qendër të Shkupit. Këtu ka gjithçka, prej oktopusit, kallamarit, kafes së mirë, shërbimit të shkëlqyeshëm dhe gjithsesi tashmë akulloren e mirënjohur, më të mirën në qytet.”“

Komentimi i fshehtë dhe reklamimi janë plotësuar me një listë emrash të njerëzve të njohur nga bota e zbavitjes, për të cilët thuhet se janë vizitorë të rregullt.

“Në “De zha vu” dalin Dani, Toni Zeni, shumë manekine dhe politikanë të njohur, Helena Roza, Sofija Karakaeva, Kristina Arnaudova, Panço DNK dhe shumë figura të tjera publike.”

Në kundërshtim madje edhe me tekstet PR ku fotografitë janë shumë sugjestive në paraqitjen e efektit të dëshiruar, këtu nuk ka asgjë nga kjo, përveç një fotografie ambientale.

Titulli nuk është i menduar mirë e as kreativ, por është tendencioz në qëllimin që të reklamohet lokali.

leksionin gazetaresk për spinin dhe PR-in të Olivera Vojnovskës, të publikuar në SHVFM, është bërë një ndarje shkollore për atë se ç’ështl teksti gazetaresk, e ç’është tekst propagandues:

“Spini zakonisht definohet si formë e propagandës, e cila bëhet nëpërmjet interpretimit të tillë të një ngjarjeje ose fushate, e cila ka për qëllim ta bindë opinionin publik në favor, ose kundër një organizate apo personi publik të caktuar. Personat që merren me marrëdhëniet me publikun thonë se dallimi ndërmjet PR dhe “spin” është në dy detaje të vogla, por shumë të rëndësishme. PR bazohet në informata dhe fakte, ndërsa spini në manipulime dhe truke.”

Përndryshe, edhe në Kodin e gazetarëve të Maqedonisë, në nenin 6 thuhet:

“Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet e tjera komerciale të ndikojnë mbi lirinë e informimit. Duhet të ekzistojë ndarje e qartë në mes të reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja