verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Djali i deputetes menaxhon sajtin, punëtor turistik janë gazetarët

on 14 - 02 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-021-portal-crop-resize

Gati se me njëherë pas publikimit të storjes hulumtuese nga gazetarët të NOVA TV dhe FOKUS, për of-shore bizneset-lidhjet politike në mes Republikës së Maqedonisë dhe disa protaleve, të cilët më shumë punojnë në diskreditimin e opozitës dhe gazetarëve kritik në vend, këtu është prezantuar një artikull të një nga portaleve të përfshira në storje,  i cili flet gjoja lidhje dhe punë jashtë ligjore të dy portaleve – brif.mk dhe А1on, të cilët, janë kritikishtë të reshtur ndaj qeverisë. Gjatë së cilës është bë tentim për diskreditim të deputetes Lençe Nikollovska nga LSDM nëpërmjet zbardhjes të informatës se pronari i brif.mk  është djali i, por si duket çdo gjë është bë qëllimisht duke harruar se ndalimi i pronësisë së mediumeve nga zyrtarët publikë vlen për transmetuesit – d.m.th radio dhe TV stacione, por jo për portaleve të internetit.

Në të njëjtin grup, në artikull është vendosur dhe pronari A1on një tjetër medium kritik ndaj qeverisë, dhe në “shpirt” të tij i është se ka bërë versionin e faqes nga Malit i Zi, dhe selia e tij është të njëjtën adresë me një agjenci udhëtimi në Podgoricë, kështu që deklarohet “skandal”.

Qëllimi i autorit të shkrimit dhe redaksisë së mediumit është i  qartë se ky artikull është bë për nxirë të dy ueb sajtet dhe të dy pronarët e pa asnjë bazë, me përjashtim të ndoshta për faktin se përfaqësojnë të njëjtat pikëpamje politike me ta..

Рецензија: Син на пратеничка раководи сајт, туристички работници се новинариLinku deri te artikulli origjinal:  Djali i deputetes menaxhon sajtin, punëtor turistik janë gazetarët 

Data dhe koha e publikimit: 4.02.2014

Data e recensionit: 10.02.2014

Recensues: Jugoslava Dukovska

Vërtetësia: Artikulli jep të dhëna të sakta se kush zotëron portalin brif.mk në atë që ka të bëjë me deputeten nga LSDM Lençe Nikollovska dhe se kush punon në portal. Të sakta janë edhe pretendimet rreth pronësisë së A1on dhe në cilën adresë është selia e redaksisë së  A1on për Malin e Zi.

Burimet e informatave: Si burim i informacionit, në artikull është dhënë Netpress.

Anshmëria: Spinimi i të vërtetës është në palcën e artikullit. Faktet për pronësinë e e të dy portaleve, të cilat kanë qëndrim kritik ndaj qeverisë, shfrytëzohen për krijimin e rasteve për sjellje kuruptive të mediumeve. Për portalin  brif.mk problematizohet lidhja familjare e pronarit dhe deputeten e LSDM-së,   me qëllim duke e “harruar”faktin se nuk ka pengesë ligjore për një zyrtar publik ose një të afërm të ngushtë të jetë pronari i një internet portali. Në rastin e dytë, portali A1on “provë” për diçka që “i ngjan rastin”, sipas autorit të shkrimit është që pronari është një ish-gazetar i të televizionit të mbyllur! Si i dyshimtë theksohet fakti që faqja në vitin e parë të ekzistencës së saj ka realizuar fitim prej 1.078.588 denarë! Por më e dyshimtë, është se pronari i faqes ka version A1on malazez dhe ajo ka të njëjtën adresë dhe telefon, si dhe një agjenci udhëtimi nga Podgorica. Artikulli argumenton se duke pasur parasysh se njerëzit në Impressumin e faqes A1on në Mal të Zi janë edhe punëtorë turistike dhe sipas autorit të artikullit kjo është “skandaloze”. Kërki në internet me të vërtetë të çon në përfundimin se selia  i A1on në Mal të Zi është e njëjtë me TTC agjencisë e udhëtimeve. Në këtë rast, nuk ka asnjë pengesë ligjore për një gjë të tillë, që do të thotë se nuk ka asnjë rast, shumë më pak skandal.

Komentim: Gjatë gjithë tekstit ka pretendime të gërshetuara dhe vlerësime të kota, që synojnë në mënyrë të qartë në krijimin e ngjarje apo rast të kuazi-korruptuar edhe pse ne nuk ka ofruar ndonjë dëshmi. Edhe autori i tekstit nuk është i sigurt se çfarë ai thotë dhe përdor frazat si “rast”, “ndoshta vetëm pro forma pas të cilit qëndrojë interesa të caktuara politike“.

Kualiteti i titullit: Pa dyshim titull tendencioz, njëjtë si në tekstin në fjalë. Dështim për sensacionalizm, e cila, për shkak se pretendimeve jorelevante, në radhë të parë është për të qeshur.

Fotografia: Edhe pse ilustrimi i tekstit në shikim të parë është i pranueshëm – është vënë një foto nga konferenca për shtyp e deputetes Nikolovska. Ajo, së bashku me titullin duhet të përcjellë mesazhin se Nikolovska disi a thyer ligjin për media dhe për këtë shkak është një përpjekje për të manipulim.

Gjuha e urrejtjes: Artikulli nuk përmban të folur të drejtpërdrejtë fyese ose urrejtjes, por qëllimi për të diskredituar të përmendurit në të është e qartë. Deputetja Nikolovska me vënien e saj në kontekst negativ në lidhje me manipulimin politik të medias, është padyshim një viktimë e këtij qëllimi. Në artikull kaloi keq edhe pronari i A1on Predrag Petroviq, faqja e të cilit është quajtur site-fillestar, dhe funksionimi i versionit malazez të faqes është quajtur “skandaloze”, dhe për shkak se selia është në adresë të njëjtë me një agjenci turistike, dhe njerëzit që ipunojnë në agjenci turistike janë të njëjtit, me çka është dëmtuar kredibiliteti!?

Përfundimi: Tekst është produkt tipik propagandistik në të cilat fakte janë përdorur në mënyrë selektive dhe vetëm jepen kur flasin për favor të tezës, dhe të gjitha ato që nuk janë në përputhje me të – lihen nën qilim. Nuk mund të shmangim përshtypjen se artikulli paraqet një kundër-sulm pas zbardhjes së marrëdhënieve farefisnore politike të biznesit dhe të pushtetit me portalet e internetit të caktuara, të cilat publiku i ka të njohur si më radikale në trajtimin e kundërshtarëve politikë të partive në pushtet.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja