verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Dokumenti sekret nga Vjena zbulon se Austro-Hungaria i ka krijuar shqiptarët si komb

on 31 - 03 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-087-Таен-документ-од-Виена-открива-дека-Австроунгарија-ги-создала-Албанците-crop-resize

 

Sikurse edhe në tekste të tjera të ngjashme, nuk është prezantuar e vërteta, e mbështetur me fakte dhe dëshmi, por është bërë interpetim sipërfaqësor i një pjese të historisë më të re të rajonit. Teksti është plasuar si tekst autorial, pa nënshkrim, e në fakt, bëhet fjalë për përkthim të një teksti identik nga mediat serbe – “Kurir” (“Аustro-Hungaria i ka krijuar shqiptarët“- serbisht) dhe “Veb tribune”, (“Kjo fshehet nga serbët…” – serbisht), pa e theksurar me këtë rast burimin ose pa dhënë link deri te versioni origjinal, me çka janë shkelur standardet e profesionit dhe janë manipuluar lexuesit.

I gjithë projekti është bërë pa u menduar mirë, për shkak se transmetimi i një teksti të tillë mundet seriozisht t’i dëmtojë marrëdhënie ndëretnike në vend.

FireShot Screen Capture #087 - 'Таен документ од Виена открива дека Австроунгарија ги создала АлбанцитеLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Dokumenti sekret nga Vjena zbulon se Austro-Hungaria i ka krijuar shqiptarët si komb

Data dhe koha e publikimit: 24.03.2015, 21:11

Data e recensionit: 28.03.2015

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

PREZANTIM DHE INTERPRETIM I GABUAR I NGJARJEVE HISTORIKE

Teksti paraqitet në një moment kritik në shoqëri dhe pa menduar, në garë pas ekskluzivitetit që shihet edhe nga titulli “Dokumenti sekret nga Vjena zbulon se Austro-Hungaria i ka krijuar shqiptarët si komb”, plason një elaborim të gjerë (serb) për mosekzistimin e kombit shqiptar dhe për krijimin e tij artificial nga ana e Austro-Hungarisë para fundit të shekullit 19 që t’u bëhet dëm Serbisë dhe Rusisë.

Media maqedonase është nisur nga mediat serbe, të cilat, ndoshta, kanë pasur nevojë që të kaluarën në mënyrë funksionale ta përshtatin me të tashmen dhe ta fusin në kontekst të përvjetorit të intervenimit të NATO-së në këtë vend. Për ato ngjarje Serbia i akuzon shqiptarët, dhe hyrja e medias maqedonase në një “film” të tillë mund të interpretohet si përkrahje për politikën e tejkaluar që moti të Millosheviqit që t’i bëjë dëm Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhënieve ndëretnike në të.

“Shqiptarët asnjëherë nuk kanë ekzistuar si një komb i vetëm, por si komb janë krijuar me iniciativë të një marrëveshjeje austro-hungareze, për t’i bashkuar fiset e ndryshme, për të krijuar një gjuhë, dhe e gjithë kjo e ndihmuar edhe me para, që, para së gjithash, ta zvogëlojë ndikimin dhe peshën serbe në çlirimin e të gjitha vendeve serbe, nga të cilat një pjesë e madhe kanë qenë nën kontrollin e Austro-Hungarisë. Në afat të gjatë, i gjithë ky projekt ka pasur për qëllim që kjo pjesë e Evropës që del në Detin Mesdhetë zvogëlohet dhe në atë mënyrë të ndikohet mbi Rusinë.”

Pa u futur më thellë në këtë problematikë, citohen vetëm disa segmente të disertacionit të doktoraturës së historianes bullgare, Teodora Toleva (1968-2011) me titull “Ndikimi i Perandorisë Austro-Hungareze në krijimin e kombit shqiptar (1896-1908)”, të cilat vendosen në kontekstin e politikës ditore që të vërtetohet teza e medies. Edhe pse, në qoftë se lexohet me kujdesi punimi i Tolevës, askund në mënyrë eksplicite nuk thuhet se kombi shqiptar është krijuar në mënyrë artificiale, por se në mesin e tyre me gjuhë dhe fe të ndryshme.

“Motivet e Austro-Hungarisë për këtë janë pengimi i zgjerimit të Serbisë dhe Italisë konkurrente, dhe në mënyrë indirekte, me pengimin e Serbisë, do të pengoheshte edhe zgjerimi i Rusisë kah Deti Mesdhe.”

 

EDHE BURIMET SERBE JANË TË DYSHIMTA

Mediat serbe si “burim” me të cilin e konfirmojnë tezën për krijimin artificial të kombit shqiptar e përmendin protokolin që e përmend Toleva, mirëpo përmbajtja autentike nuk është prezantuar. Lexuesve u është prezantuar vetëm një faksimil nga pjesa ku janë shënuar të dhënat për arkivimin e dokumentit, që nuk mund të trajtohet si burim i vlefshëm me të cilin do të konfirmoheshin tezat e pretenduara.

 

GABIM I REDAKSISË

Interpretimi i historisë së marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve dhe ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e njëjtë për shumë arsye. Prandaj, plasimi i një teksti të këtillë si punim autorial, pa nënshkrim të autorit, mund të jetë vetëm kundërproduktiv, në situatën edhe ashtu të tensionuar dhe të ndërlikuar politike dhe ndëretniek në Maqedonia dhe mund të vlerësohet si gabim i redaksisë ose nxitje e qëllimshme e tensioneve ndëretnike.

Janë shkelur edhe dy nene të rëndësishme të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë: Neni 4, i cili thotë se gazetari do ta bëje të ditur burimin e informacionit dhe neni 12, i cili thotë se “Plagjiatura është e papranueshme. Citatet nuk guxon të shfrytëzohen pa e theksuar
burimin apo autorin.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja