verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Edhe SOROSI e “sulmon” Sheqerinskën

on 18 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

123-0987-009988-crop-resize

Verifikimi i vërtetësisë së fakteve është njëri nga obligimet themelore gazetareske. Ky obligik është potencuar edhe në Kodin e gazetarëve, ku thuhet se gazetari do të publikojë fakte të verifikuara. Në nenin 1 të Kodit thuhet:

Gazetari ka të drejtë të qasjes së lirë deri te të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik.

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente.

Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet.

Saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë të jetë e mundur.

Në tekstin që e recenzojmë, jo vetëm që janë publikuar fakte jo të vërteta, por as që është bërë përpjekje që ato të verifikohen, edhe pse objektivisht nuk ka asnjë pengesë që gazetari ta bëjë këtë, duke i konsultuar personat e angazhuar në projektin për të cilin shkruan.

123Linku deri te artikulli origjinal: Edhe SOROSI e “sulmon” Sheqerinskën

Data dhe koha e publikimit: 10.03.2014, 21:24

Data e recensionit: 14.03.2014

Recensuese: Mirosllava Burns

 

SOROSI SHIHET EDHE NË ËNDËRRA

Ajo që projekti Vërtetmatës ndërlidhet me Fondacionin shoqëri e hapur Maqedoni (FSHHM – gabimisht i quajtur fondacioni SOROS) është kontestues, për shkak se projekti në asnjë mënyrë nuk është i lidhur me këtë fondacion. Përkundrazi, projekti është i financuar nga fondacioni joprofitabil National Endowment for Democracy (NED).

Verifikimi i kësaj informate mund të bëhet në ueb-faqen e projektit Vërtetmatës, ku shkruan:

“Fondacioni “Metamorfozis” e vazhdon bashkëpunimin rajonal me shoqatat qytetare “Zashto ne” nga Bosnja dhe Hercegovina dhe LiNet nga Serbia për zbatimin e teknologjive të reja për transparencë më të madhe, e përkrahur nga fondacioni joprofitabil amerikan NED (National Endowment for Democracy – www.ned.org), i financuar nga Kongresi i SHBA-ve, si pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e demokracisë në rajon.”

Prandaj, konstatimi se bëhet fjalë për portal të “Soros”-it nuk është i saktë.
Nuk janë konsultuar burime dhe nuk është bërë përpjekje e mjaftueshme që të verifikohet ajo që është shkruar. Transmetohet ajo që është shkruar në Vërtetmatës, shtohet një titull tendencioz, ndërlidhet projekti me fondacionin që nuk është financues i tij dhe krijohet storje.
Pastaj, parashtrohet pyetja se pse vlerësimi i vërtetësisë së deklaratës së dhënë nga një personalitet publik, që është aktive në jetën politike, është se ajo “sulmohet” dhe a nuk është ky obligim i publikut kritik që ka të drejtë të dijë?
 
KUSH KË E “SULMON”
Nuk është praktikë e medies tekstin e së cilës e recenzojmë, t’i transmetojë përmbajtjet e Vërtetmatësit. Ndjekja e vazhdueshme e Vërtetmatësit, do të çonte deri te njohuria se në këtë projekt vlerësohet vërtetësia e deklaratave të dhëna në publik i të gjithë faktorëve në jetën publike dhe politike, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike. Shtrohet pyetja, pse edhe pas ekzistimit disamujor dhe pas dhjetëra deklaratave të publikuara, vërtetësinë e të cilave e vlerëson Vërtetmatësi, mu tani dhe mu kjo deklaratë e ka tërhequr vëmendjen e portalit.
Duke marrë parasysh faktin se teksti që e recensojmë nuk është plotësuar me informata që do të paraqisnin zgjerim të tekstit kryesor të transmetuar, përveç në pjesën hyrëse dhe në titull, prandaj aty edhe paraqiten elementet kryesore komentuese. Komentimi qëndron në fjalën “sulmon” që në mënyrë joparimore implikon spin se projekti vetëm për shkak se e analizon vërtetësinë e deklaratave të faktorëve politikë, i “sulmon” ata. Titulli është tendencioz, i ngjyrosur, dhe manifeston përpjekje që të largohet vëmendja nga roli kryesor i Vërtetmatësit, e ai është t’i ndjekë në vazhdimësi deklaratat e dhëna dhe vërtetësinë e tyre dhe ajo të zëvendësohet me tezën se “ja edhe SOROSI është kundër Sheqerinskës”. Këtu nuk mund të bëhet fjalë për recension të origjinalitetit ose plagjiaturës së gjithë tekstit, për shkak se një pjesë shumë e vogël e tekstit është e medias që e publikon. Prandaj, titulli dhe pjesa hyrëse janë krijuar burimisht në redaksi, ndërsa pjesa tjetër është transmetim i plotë i tekstit dhe i arsyetimit që është dhënë në Vërtetmatës.
Në tërësi, teksti përmban të dhëna jo të sakta rreth donatorit, është tendencioz dhe ka selektivitet në transmetmin e përmabjtjeve nga Vërtetmatësi dhe ka përpjekje për etiketim dhe relativizim të rolit të projektit, me atë që ai vendoset në kontekst të qëllimeve të politikës ditore.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo i vërtetë

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja