verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Recension: Еkstradim: Ekstradohet partneri i madam Pepi

on 27 - 10 - 2014       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

5t-09876-09800-crop-resizeBëhet fjalë për informatë të zakonshme për ekstradimin e një personi të dënuar, por në mënyrë të pakujdesshme zbulohet emri dhe mbiemri i plotë i të dënuarit, i cili në të njëjtën kohë është edhe i dyshuar. Аutori ka pasur dyshim se a ta transmetojë indentitetin e të dënuarit, apo ta ruajë. Në fakt, në fillim të lajmit, raportohet se është ekstraduar Vojisllav B, i cili pastaj në paragrafin e dytë është zbuluar me emrin dhe mbiemrin e plotë, Vojisllav Budisavljeviq.

5tLinku deri te artikulli origjinal: Еkstradim: Ekstradohet partneri i madam Pepi

Data dhe koha e publikimit: 02.10.2014 11:06

Data e recensionit: 18.10.2014

Recensues: Мirosllava Burns

Siç është theksuar në tekstin që e recensojmë, personi në këtë moment është i dyshuar për kontrabandë të kokainës, ndërsa në paragrafin e parë thuhet se “Маdam Pepi dhe partneri i saj i cili ishte në arrati ishin të njohur për kontrabandë të gabrderobës dhe kokainës”. Sipas informatave të tekstit, personi në këtë moment është i dënuar vetëm për falsifikimin e një dokumenti dhe me fletëarrest është kërkuar që ta kryejë dënimin me burg prej tre vjetë e gjysmë për atë vepër. Burimi i informatës nuk është theksuar, mirëpo me siguri bëhet fjalë për buletinin e MPB-së.

Ministria për Punë të Brendshme në informatën për ekstradim që e publikoi në ueb-faqen e saj, askuund nuk e përmend mbiemrin e personit për të cilin njofton media, ndërsa në viedo-materialin e saj, e mjegullon fytyrën e të dënuarit. Prandaj, në produktin mediatik, për arsye të panjohura, zbatohet sistemi i “informimit hap pas hapi”. Kjo nuk është shkelje, mirëpo tregon një pakujdesi dhe parashtrohet pyetja se a shkilet parimi i supozimit të pafajësisë për veprën për të cilën personi akoma nuk është dënuar?

Media në përputhje me standardet gazetareske vendos se si do t’i prezantojë informatat për personat e dënuar dhe të ekstraduar. Pakujdesi e vogël për mbrojtjen, e pastaj zbulimin e identitetit të atij për të cilin shkruhet, e tërheq vëmendjen në aspekt të mbajtjes së qasjes konsekuente gjatë informimit dhe atribuimit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

ka fakte

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostANSHMËRIA

nuk mund të përcaktohet

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostKOMENTIMI

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja