verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Ermira Mehmeti shkurorëzohet?!

on 10 - 01 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Ермира-Мехмети-се-разведува_-I-Република-Online-republika_mk__p182232-crop-resize

Në mungesë të temave serioze dhe të ideve, gazetarët dhe mediat tabloidizohen dhe senzacionet i kërkojnë në jetën private dhe personale të personaliteteve publike dhe persanalitetev të tjera. E recensojmë një tekst të këtillë që merret me jetën personale të deputetes Ermira Mehmeti dhe burrit të saj, diplomatit Shenoll Devaja. Me këtë rast, gazeta publikon gjysmë të vërteta dhe të pavërteta. Bën senzacion, ndërsa lexuesit i le në dilemë se çka në fakt ka ndodhur – a shkurorëzet Ermira apo është në fazë të shkurorëzimit. A është tërhequr bashkëshorti i saj Devaja nga funksioni diplomatik për shkak të pasojave që i sjell shkurorëzimi dhe a mundet dhe a duhet ato të ndikojnë në karrierën e tij diplomatike.

FireShot Screen Capture #086 - 'Ермира Мехмети се разведува_! I Република Online' - republika_mk__p=182232Linku deri te artikulli origjinal: Ermira Mehmeti shkurorëzohet?! 

Data dhe koha e publikimit: 05.2014,  20:04

Data e recensionit: 09.01.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

Vërtetësia: Тeksti bazohet në supozime dhe në intriga. Në titull parashtrohet pyetja: „Ermira Mehmeti shkurorëzohet?!“  Kjo mund të interpretohet se ajo është në fazë të shkurorëzimit ose se ka ndërmend të shkurorëzohet e ndoshta edhe është edhe spekulim dhe intrigë, që do të thotë se martesa do të rezultojë me shkurorëzim. Në fjalinë e ardhshme konstatohet: „Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti Devaja është shkurorëzuar nga burri i saj“… Kjo është konstatim. Por, cila është e vërteta – shkurorëzohet apo është shkurorëzuar?

Burimet e informatave: Nuk ka burim relevant të informatës. Lajmi i referohet “rrugës”: “nuk ka konfirmim, por për shkak të kësaj përgatiteshka edhe ndërrimi i diplomatit dhe kthimi i tij në vend”… i referohet shkrimeve në mediat shqiptare, por nuk theksohet se cila medie e ka publikuar lajmin dhe çka në të vërtetë ka shkruar.

Përmbajtësia: E gjithë përmbajtja paraqet një shikim në jetën private të deputetes Ermira Mehmeti dhe familjes së saj më të ngushtë dhe më të largët, me çka manipulohet me intriga dhe thashetheme. Këtu nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë përmbajtje.

Komentim: Меdia komenton se për shkak të kësaj ngjarjeje përgatitet ndërrimi i diplomatit. “Nuk ka konfirmim, por për shkak të kësaj përgatiteshka edhe ndërrimi i diplomatit dhe kthimi i tij në vend”

Origjinaliteti/Plagjiatura: Në disa pjesë teksti u referohet mediave të tjera, por ka edhe konstatime të vetat dhe prapavijë. Nuk mund të përcaktohet se a është plagjiaturë apo vepër origjinale. Teksti nuk ka autor. 

Kualiteti i titullit: Titulli është senzacionalist dhe titull tabolidi.

Fotografia: Fotografia që ndërlidhet me titullin, drejtpërdrejt futet në jetën personale të deputetes Mehmeti.

Përfundimi: Теksti bën pjesë në zhanret e reja, krejtësisht joadkeuate, që depërtojnë thellë në privatësinë e qytetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për personalitetet publike. Edhe pse bëhet fjalë për një magazin gjoja serioz politik, ai me këtë tekst tabloidizohet. Qytetarët vështrohen “në dhomën e gjumit, në kuzhinë, në pjatë gjatë kohës së drekës”. E ndërlidh jetën e tyre private me profesionin, vlerëson se martesa e tyre e suksesshme ose e dështuar a do të paraqesë edhe sukses ose dështim në profesion.

Ermira Mehmeti me asgjë nuk e ka tërhequr vëmendjen e publikut që të ketë nevojë të depërtohet në jesën e saj personale. Është shkelur privatësia e saj.

Në këtë rast, shkurorëzimi, nëse është i vërtetë, nuk duhet të lidhet me karrierën politike, as të Ermirës, e as të bashkëshortit të saj Shenoll Devajës. Shkurorëzimi nuk është akt jomoral. Ka shumë raste kur politikanët që kanë pasur martesë të pasuksesshme, e kanë vazhduar me sukses karrierën politike. Ndoshta mu suksesi në politikë dhe angazhimi i tepërt politik i Ermirës ose Shenollit kanë rezultuar me dështim të martesës. Këto janë çështje personale. Një pjesë e tekstit e diskrediton Devajën: “Nuk ka konfirmim, por për shkak të kësaj përgatitet ndërrimi i diplomatit”. Konstatimi i këtillë nuk është mbështetur në asgjë, dhe mund t’i shkaktojë dëm Devajës në karrierën diplomatike.

Në tekst ka edhe elemente të nënçmimit gjinor. Në qendrën e vëmendjes është vendosur Ermira Mehmeti, është publikuar fotografia e saj, flitet për shkurorëzimin e saj, me çka ajo nënçmohet dhe asaj i shkaktohet dëm moral, ndërsa Shenolli praktikisht nuk përmendet.

Media bën diferencim gjinor dhe e paraqet gruan si jo aq të fortë për të qenë politikane se suksesshme dhe bashkëshorte e suksesshme. Аbsolutisht nuk ekziston ndonjë arsye për të depërtuar në jetën e saj personale dhe nga kjo bëhet produkt mediatik. Për shkak se, të përsërisim, shkurorëzimi nuk është një akt jomoral për shkak të të cilit dikush duhet të “etiketohet”.

Janë shkelur neni 1 dhe neni 7 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

Neni 1.

“Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara…. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet”.

Neni 7.

“Gazetari do ta respektojë privatësinë e personalitetit…”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja