verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Filloi gjykimi për njerëzit e dhunshëm të LSDM-së që e rrahën policinë

on 27 - 05 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Почнува-судењето-за-насилниците-од-СДСМpochnuva-sudenje-crop-resize

E recensojmë një artikull me të cilin paralajmërohet fillimi i procesit gjyqësor kundër nëntë vetave, të cilët u arrestuan gjatë protestave që u mbajtën para qeverisë më 5 maj, por kjo bëhet në mënyrë joprofesionale. Edhe pse gjykimi duhet të fillojë së shpejti, ky material joobjektiv e merr të drejtën që të “gjykojë” se pikërisht këta janë njerëzit që e “rrahën policinë”. Me këtë rast, i kualifikon si “njerëz të dhunshëm”, dhe, edhe pse nuk ka dëshmi se janë anëtarë të partisë më të madhe opozitare, i etiketon se janë të LSDM-së. Tendencioziteti veçanërisht shihet në titullin jokorrekt, ku akuza të pavërtetuara plasohen si e vërtetë e qindpërqindtë.

Почнува судењето за насилниците од СДСМ_ - http___sitel.com.mk_pochnuva-sudenjeLinku deri te artikulli origjinal: Filloi gjykimi për njerëzit e dhunshëm të LSDM-së që e rrahën policinë

Data dhe koha e publikimit: 21.05.2015, 16:59

Data e recensionit: 21.05.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

“NJERËZ TË DHUNSHËM DHE RRAHËS”!

Menjëherë bie në sy ajo se kontributi nuk ka për qëllim që opinionit t’ia përcjellë informatën e saktë për rastin me demonstrantët e arrestuar që duhet të paraqiten para gjykatës. Edhe pjesa përmbajtësore edhe insertet janë zgjedhur në atë mënyrë që këta njerëz të paraqiten si agresivë ndaj policisë. Me këtë rast, as që përmendet se pse ka pasur protesta dhe cili ka qenë qëllimi i tyre.

Nga artikulli nuk mund të kuptohet se protestat janë mbajtur kundër brutalitetit policor dhe se ato filluan ditën e njëjtë (5 maj), kur opozita e publikoi “bombën” e 29-të politike, e cila, sipas liderit të LSDM-së, fletë për atë se „si pushteti e ka fshehur vrasjen e Martin Neshkovskit” . Dhe se pas zbardhjes së këtyre bisedave të рërgjuara qytetarët filluan të mblidhen para qeverisë nëpërmjet thirrjeve në rrjetet sociale.

Edhe pse në artikull janë përmendur reagimet e OJQ-së “Civil” dhe të LSDM-së, megjithatë, kontributi mban vetëm një vijë. Deklarata e shkurtër e opozitës është shfrytëzuar që të bëhet konstruksion me të cilin demonstrantët e dyshuar do të vëndohen në kontekst negativ. Kështu, teksti i përgatitur në këtë frymë, me çudi konstaton se:

“LSDM-ja edhe më tutje thotë se personat nga këto inçizime janë të pafajshëm!”

Poashtu, vërehet se kontributi kalon pa u ndalur fare në faktin se në mesin e demonstrantëve të arrestuar dhe të dyshuar ka edhe studentë. Këtë moment, në fakt, e përmend vetëm nëpërmjet komunikatës së “Civil”-it, nga e cila aspak nuk transmetohet pjesa ku organizata joqeveritare reagon se:

“Telefonat e të arrestuarve janë marrë pa urdhër nga gjykata, e kjo paraqet shkelje të ligjit”

 

KONTRIBUT NË ROLIN E “GJYKATËSIT”

Sipas intonacionit dhe mënyrës se si është plasuar teksti, ai le përshtypje sikur është vënë në rolin e “gjykatësit”, që e mban anën e njërës palë – atë të policisë. Interesante është ajo se media një ditë para fillimit të gjykimit ka ardhur deri te “dëshmi nga hetimi”, nga të cilat:

“shihet qartë se kush i lëndon policët”

Mënyra e këtillë i informimit është në kundërshtim me standardet gazetareske dhe etike, sipas të cilave raportimi nga proceset gjyqësore duhet të jetë i liruar nga senzacionalizmi:

Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë, të raportohet për të gjithë të involvuarit në kontest dhe të mos sugjerohet vendimi i gjykatës (neni 8)

Përndryshe, “dëshmitë e njëjta nga hetimi” në procesin kundër studentëve (demonstrantëve), “spontanisht” u publikuan edhe në disa media të tjera që e përkrahin partinë në pushtet. Kjo tregon se përmbajtjet e këtilla mediatike, poashtu, “spontanisht” janë të inspiruara nga ndonjë qendër politike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja