verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Foshnjave do t’u inkorporohen çipa GPS

on 28 - 01 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht, Anglisht

01242014-Bebinja-so-Cipovi-crop-resize

Ka ndoshta ndonjë nevojë të çuditshme tek disa gazetarë dhe redaktorë, që vazhdimisht të jenë në ngërç, që çdo informatë ta bëjnë lajm të lexueshëm, të shikueshëm, të dëgjueshëm edhe pse shpesh ato informata nuk kanë asnjë potencial. Shumë nga ato kanë shkëlqim të rrejshmëm, shkëlqim joshës dhe kryesisht, nëse gazetari nuk ju reziston dhe redaktori nuk i njeh, kthehet në sensacionalizëm.

Tekstin të cilin e recensojmë: nuk „njihet“ shkëlqimi i rrejshëm i këtij lajmi si i vlefshëm për publikim dhe është bërë tekst me titull dhe përmbajtje e cila aspak nuk korrespondon me realitetin.

Nuk duhet thënë, se në temën inkorporomi i mikro çipave me të dhëna personale dhe GPS karakteristika me të madhe diskutohet anembanë në botë , mirëpo vet debati është shumë, shumë nga ajo që kjo ide është e gatshme për implementim. Më mendohet, për arsye të problemeve teknike apo teknologjike, që koj ide të mbetet vetëm ide. Kjo, sigurisht nuk i pengon përfaqësuesit e teorive për konspiracion të mbajnë famën për mikoçipat, mirëpo, gazetarët janë ata të parët që duhet ta nuhasin këtë.

01242014-Bebinja-so-Cipovi-Linku deri te artikulli origjinal: Foshnjave do t’ju inkorporojnë GPS çip

Data dhe koha e publikimit: 17.01.2014, 17:51

Data e recensionit: 24.01.2013

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia: Në pjesën e vërtetësisë të kësaj përmbajtje gazetareske, duke pasur parasysh hyrjen e kësaj e këtij recensioni, fillojmë me nenin e parë të Kodeksit të gazetarëve, në të cilin thuhet:

“Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë tek të gjithë informatat të cilat janë me interes publik.

Gazetari të publikoj informacion të saktë, të kontrolluar dhe nuk do të fesh të dhëna kryesore dhe të falsifikojë dokumente.

Nëse informacioni nuk mund të konfirmohet, ose bëhet fjalë për pretendim, gjegjësisht spekulim, duhet të tregohet dhe publikohet.

Saktësia e informacionit duhet të kontrollohet sa më shumë që është e mundur”. 

01242014-bebe-cipovi-corier

Pika e tretë e këtij neni të kodeksit është shumë e qartë: “Nëse informacioni nuk mund të konfirmohet, ose bëhet fjalë për pretendim, gjegjësisht spekulim, duhet të tregohet dhe publikohet.

Informacioni nuk është konfirmuar me asgjë dhe nuk ka asnjë tregues që e bën në mënyrë të qartë se bëhet fjalë për supozim apo spekulim.

Kjo është një gabim i redaksisë, e cila mund të shkaktojë përfundime të gabueshme, edhe hapa të gabueshëm tek lexuesit dhe demonstron papërgjegjësi joprofesionale.

Burimet e informatave

Tek burimet e informatës duhet të fillojë dhe mbarojë “fati” i këtij teksti. Autorja thirret në një gazetë lokale italiane krejtësisht të parëndësishme, nj nga ato që i quajmë “shtyp i verdhë” i cili në tekstin me titull Microchip obbligatorio per tutti i Neonati da Maggio 2014 (“Nga maji 2014 të gjitha foshnjave të posalindura do të duhet tju inkorporohet mikoriçip”),  me asnjë argument nuk dëshmohet se maji i këtij viti të gjitha foshnjave të porsalindura do të duhet t’ju inkorporohet mikoriçip. Kësi konstruksioni medial transmetohet në gazetën tonë.

Përveç kësaj, si në tekstin origjinal, kështu edhe në këtë të tonin, nuk ka asnjë institucion relevant që mund ta dëshmojë këtë. Përmendet një farë asociacioni ASL, për të cilën nuk shpjegim dhe një farë Comitato Consultivo per il Controllo della Popolazione për të cilin nuk ka shpjegim se për çfarë komiteti bëhet fjalë.

Tek burimet e informatës duhet të fillojë dhe mbarojë “fati” i këtij teksti. Autorja thirret në një gazetë lokale italiane krejtësisht të parëndësishme, një nga ato që i quajmë “shtyp i verdhë” i cili në tekstin me titull Microchip obbligatorio per tutti i Neonati da Maggio 2014 (“Nga maji 2014 të gjitha foshnjave të posalindura do të duhet tju inkorporohet mikoriçip”),  me asnjë argument nuk dëshmohet se maji i këtij viti të gjitha foshnjave të porsalindura do të duhet t’ju inkorporohet mikoriçip. Kësi konstruksioni medial transmetohet në gazetën tonë.

Përveç kësaj, si në tekstin origjinal, kështu edhe në këtë të tonin, nuk ka asnjë institucion relevant që mund ta dëshmojë këtë. Përmendet një farë asociacioni ASL, për të cilën nuk shpjegim dhe një farë Comitato Consultivo per il Controllo della Popolazione për të cilin nuk ka shpjegim se për çfarë komiteti bëhet fjalë.

Në tekstin që e recensojmë ka deklaratë nga një veteriner???!!!??? Mirë, të pranojmë edhe këtë se mund të bëhet ndonjë analogji e inkorporimit të çipave tek shtazët dhe tek njerëzit, mirëpo si mund që dikush të publikoj tekst për diçka që do të ketë diskutime serioze në institucione serioze në Evropë, por, edhe në Maqedoni.

Është dukur interesant dhe – bap: “foshnjave do t’u inkorporohen çipa GPS”. Edhe atë nga maji i këtij viti..

Përmbajtësia: Përveç se nga veterinari, autori i tekstit ka kërkuar komentim edhe nga një profesoreshë nga fakulteti për siguri, e cila tregon skepticizam, se është shumë herët të flitet për diçka të tillë dhe që mund të realizohet tek ne duhet të ndryshohet kushtetuta, mirëpo edhe kjo nuk do ishte ide e mjaftueshme për të shkruar këtë tekst, të përfundojë pas leximit të tregimi në mediumin italian.

Në emër të përmbajtjes së dëshiruar, autorja e tekstit që e recensojmë i përmend edhe reagimet e disa nga komunitetet fetare të cilët besojnë se bëhet fjalë për profeci biblike e njohur si “vula e djallit”. Kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë, sepse, në qoftë se ata kanë të dashur që kjo të ishte gjithëpërfshirës, lexuesin duhet ta informojë se ka shumë komunitete fetare, si komuniteti ortodoks në Rusi, për shembull, pikëpamjet e kundërta të cilët i konsiderojnë mikroprocesorët janë besëtytni e cila:

„…Nuk është në përputhje me interpretimin ortodoks të Revelacionit të Shën Gjonit Theologut, në të cilën “vula e bishës” do të vendoset në ata të cilët me vetëdije besojnë në  “mrekullitë e tij gënjeshtare” (Shën Joan Gojarti).“

Kur më teksti është botuar do të ishte mirë të përfshihej një plotësim i tillë, i cili do të kishte qenë mjaft e përshtatshme për të balancuar tezën që në mënyrë kategorike, duke filluar me titullin, dhe më pas me tekstin, paralajmëron për diçka që nuk ka asnjë bazë reale. Sidomos pas majit të këtij viti.

Kualiteti i titullit: Titulli është sensacional dhe pabazë shqetësues, duke pasur parasysh se nuk ka argumente, siç u vu në dukje në seksionin mbi vërtetësinë, të cilët konfirmojnë se inkorporimi i mikroprocesorëve do të jetë një aktivitet i vërtetë,

Përfundimi: Të përfundojmë me atë që do të thirremi në një rekomandim tjetër të Qendrës për praktikë të mirë në gazetarinë amerikane Pew të publikuar në “Manualin për etikën në gazetari” (T. Causidis dhe Z. Bojarovski, SHGM 2012), i cili thotë se:

“Gazetarët mbështetën në një nga procedurat më thelbësore në punën e tyre – verifikimi ose kontrollim të informacionit. Kur u paraqit koncepti i  objektivitetit në profesion, kjo nuk nënkupton se gazetarët janë të privuar nga paragjykimi. Por objektiviteti dhe balancimi është e nevojshme për të vënë në pikëpyetje saktësinë e informatave për shkak të paragjykimeve kulturore dhe personale të gazetarëve.“

Nga këtu gazetari, mund të ketë paragjykime, mirëpo nëse është mjaft i mençur dhe i arsyeshëm, objektivitetin do ra gjej në metodologjinë. Të kërkojë sa më shumë që është e mundur dëshmitar, burime më të përshtatshme, hapja e mundësive për mendime nga më shumë palë, janë procedura të cilat i demonstrojnë standardet për gazetari objektive e cila gjithmonë i verifikon informatat.

Këto instrumente të verifikimit dhe kontrollit e ndajnë gazetarinë nga mënyrat tjera të komunikimit, si që është propaganda, fantazia apo zbavitja.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja