Recension: FOTO: Në mes të Shkupit ia thyen automobilin Toni Zenit
Published in Recensione
on 10 - 10 - 2014 Author: Оливера ВојновскаTitulli: „Në mes të Shkupit ia thyen automobilin Toni Zenit”, duket sikur dikush me qëllim ia ka dëmtuar automobilin reperit të njohur maqedonas. Enë fakt, bëhet fjalë për fatkeqësi komunikacioni. Ashtu që, lexuesi me propozimin e të cilit e bëjmë këtërecension me të drejtë konstaton se:
“Titulli manipulon se Toni Zen ka qenë viktimë e sulmit të qëllimshëm të huliganëve, e jo se ka pasur fatkeqësi komunikacioni”.
Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Në mes të Shkupit ia thyen automobilin Toni Zenit
Data dhe koha e publikimit: 29.09.2014, 11:06
Data e recensionit: 2.10.2014
Recensues: Оlivera Vojnovska
TITULLI – DËSHTIM I PLOTË
Bëhet fjalë për një foto-lajm, që është marrë nga një medie tjetër dhe kjo është theksuar, por nuk është shënuar linku. Megjithatë, sipas konstruktit të fjalive më tepër ngjan sikur është huazuar nga ndonjë medie e tretë, ku gjysmë orë më parë ëshë publikuar një material krejtësisht identik.
Ky lajm i shkurtër ka vetëm katër rreshta dhe të dhënat në të janë transmetuar në mënyrë të saktë.
“Mbrëmë reperi Toni Zen ka pasur fatkeqësi komunikacioni në qendrën e Shkupit.
Fatkeqësia ka ndodhur kur një vozitës me automobilin e tij i ka rënë automobilit të reperit. Për fat të mirë, as Toni Zeni e as ndonjëri nga bashkëudhëtarët e tij nuk janë lënduar, ndërsa policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes.
Lajmin e transmetoi portali Centarnews.”
Mirëpo, siç thamë, problematik është titulli. Që në momentin kur do të lexohet fjalia e parë e tekstit, arrihet në përfundimin se titulli:
“Në mes të Shkupit ia thyen automobilin Toni Zenit”
është i gabuar.
Ai është hutues, manipulon me publikun lexues dhe e çon në mendim të gabuar. Majde shokon. Aludon se ka ndodhur ndonjë incident i madh me ç’rast është dëmtuar automobili i Toni Zenit. E më pastaj, lexuesi e kupton se bëhet fjalë për fatkeqësi komunikacioni në të cilën ka marrë pjesë reperi.
Mirëpo, pa dyshim, zgjedhja e këtillë e konstruksionit të titullit është bërë me qëllim që të sigurohen sa më tepër klikime. Megjithatë, shikuar nga aspekti gazetaresk titulli paraqet dështim të plotë. Ai është në kundërshtim me standardet profesionale të cilat parashohin gazetari objektiv dhe të drejtë në aspekt etik, që nuk është e ngarkuar me senzacionalizëm.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e