verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: FOTО: Një punëtor pshurret në fontanën e Luftëtarit në kalë?!

on 12 - 11 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

zase_mk_foto-rabotnik-se-izmocha-vo-fontanata-voinot-na-kon-crop-resize

Artikulli i publikuar paraqet shembull klasik të informimit joprofesional të publikut. Kodi gazetaresk është shkelur në mënyrë të vrazhdë. Përpjekja për shtrembërim të së vërtetës është e qartë dhe, për fat, lehtë vërehet nga lexuesit, që mund të shihet nga komentet që janë publikuar nën artikull.

Рецензија: ФОТО: Работник се измоча во фонтаната Воинот на коњ?!Linku deri te artikulli origjinal: FOTО: Një punëtor pshurret në fontanën e Luftëtarit në kal?! (artikulli është hequr nga ueb-faqja, por përmbajtjen e tij mund ta gjeni në screen-shot-in që i është bashkangjitur këtij recensioni)

Data dhe koha e publikimit: 06.11.2013, 11.04

Data e recensionit: 11.11.2013

Recensues: Тoni Dimkov

Vërtetësia: Artikulli nuk bazohet në fakte, por në supozimin me të cilin gazetari hap një dilemë për lexuesit. Fakti i vetëm i vërtetë që është përdorur në artikull është se veprimi ndodh në fontanën “Luftëtari në kalë”. Sipas kodit etik dhe profesional, detyrë kryesore e gazetarëve është që me nder t’i mbledhin informatat dhe të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në interpretimin e fakteve.

Burimet e infromatave: Edhe pse artikulli është publikuar në rubrikën “Aktuale, nga terreni”, supozimi i situatës qartë bën me dije se gazetari nuk ka qenë i pranishëm në terren, por njohuritë i ka marrë nga fotografia që i është bashkangjitur artikullit. Në tekst nuk është evidentuar prania e burimeve të informatave. Burimi i fotografisë është theksuar nën nënshkrimin e saj.

Përmbajtësia: Теksti është publikuar si foto-lajm i shoqëruar me koment gazetaresk të situatës së dhënë. Në përmbajtjen e artikullit mungon madje edhe informata elementare nga burimet zyrtare për veprimet që ndërlidhen me objektin e prezantuar. Konstatimi “së paku kështu është në gjithë botën” nuk është bazuar në asnjë fakt. Qëllimi i artikullit nuk është të informojë, por ta komentojë situatën e dhënë.

Anshmëria: Përpjekja për shtrembërim të së vërtetës është evidente me paraqitjen e situatës. Në vend që të gjurmojë pas të vërtetës, artikulli çon në spekulimin e mëtutjeshëm me faktet nga ana e lexuesve. Anshmëria është e pranishme në përpjekjen për ta mbrojtur objektin, i cili është pjesë e politikave qeveritare për rregullimin e sheshit kryesor në Shkup nga sjellja “jomorale” e dikujt.

Komentimi: Komentimi i situatës së dhënë është ngritur mbi gjurmimin pas të vërtetës. Praktika profesionale e verifikimit të fakteve është shkelur, ndërsa pozita kryesore në artikull është vënë te komenti. Propozimi që të dënohet “fajtori”mund të shkaktojë linç mbi një punëtor anonim.

Origjinaliteti/Plagjiatuara: Artikulli është kombinim i fotografisë së marrë nga një protal tjetër dhe i tekstit të shoqëruar që është publikuar pa e theksuar autorin. Nën fotografi janë publikuar emri dhe mbiemri i fotoreporterit dhe linku deri te portali prej ku është marrë ajo. Nuk mund të përcaktohet se kush e shkruar tekstin me të cilin është shoqëruar fotografia, për shkak se në portalin ku është publikuar, nuk ka një informatë të tillë.

Kualiteti i titullit: Qëllimi i titullit është të shkaktojë senzacion. Supozimet në tekst janë shndërruar në dezinformatë që ësht përdorur në titull. Poashtu, titulli nuk është adekuat me artikullin, për shkak se nuk e bart dilemën që është vendosur në tekst. Me shenjën e pikëçuditjes më tepër shkakton huti, se sa dyshim te lexuesi. Në atë mënyrë titulli çon në perceptim të gabuar të fotografisë, ndërsa bind në vërtetësinë e tekstit.

Fotografia: Fotografia është marrë nga një portal ku, një ditë ma parë, është publikuar në një rubrikë me karakter krejtësisht tjetër. Titulli i rubrikës është “Fotoja e ditës”, ndërsa titulli që është përdorur mbi fotografi është “Pastrimi vjeshtor i fontanës”. Në mënyrë korrekte është publikuar edhe emri i autorit të fotografisë. D.m.th. këtu gjithçka është e qartë. Sa i përket kompozimit të fotografisë shihet se fotoreporteri ka arritur të gjejë një kënd jo të zakonshëm për ta ilustruar temën. Edhe pse me kuptim të dyfishtë, fotografia është përpunuar në mënyrë profesionale. Problemet paraqiten kur portalet dhe ueb-faqet e tjera kanë filluar ta marrin fotografinë dhe të vëndojnë komente që nuk përkojnë me veprimin e paraqitur.

Gjuha e urrejtjes: Në bazë të supozimit, është bërë një kërcënim serioz për vendin e punës së një punëtori anonim, i cili është paraqitur në fotografi. Artikulli nxit që “fajtori” të dënohet, nëse e bën veprimin që “shihet” në fotografi. Thirrja që bëhet për dënim mund të nxisë diskreditim të personit punëtor që e kryen detyrën e tij të punës.

Përfundimi: Spekulimi, gjegjësisht publikimi i teksteve në bazë të supozimeve, nuk është dukuri e re në gazetari, por gjithmonë ka qenë në dëm të krediblitetit të gazetarëve. Përdorimi i titujve senzacionalistë me qëllim që të arrihet deri te një numër sa më i madh i lexuesve mund të jetë kundërproduktiv për medien, ndërsa shtrembërimi i qëllimshëm i të vërtetës e rrezikon integritetin e gazetarëve. Me artikuj të këtij lloji shkatërrohet dinjiteti, nderi dhe autoriteti i profesionit gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja