Recension: FOTO: Nuk do të besoni – ja se çka ra në duart e doganës
Published in Recensione
on 16 - 06 - 2014 Author: Зоран БојаровскиNjë nga dukuritë gjithnjë e më të pranishme te portalet informative në internet është plasimi copy/paste i buletineve, raporteve, informatorëve ditorë dhe të llojeve të ndryshme, të cilat i plasojnë pronarët e informatave të ndryshme. Ueb-administratorët, për shkak se, do të pajtoheni, është shumë e vështirë t’i quajmë gazetarë, i kopjojnë këto buletine, i ngjesin në tabelat e tyre shpallëse në internet dhe mendojnë kanë kryer punë. Një përmbajtje të tillë mediatike analizojmë dhe recensojmë këtu.
Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Nuk do të besoni – ja se çka ra në duart e doganës
Data dhe koha e publikimit: 11.06.2014
Data e recensionit: 12.06.2014
Recensues: Zoran Bojarovski
Lexojmë “çarshaf” të konfiskimeve të shkruara, të katalogizuara të doganës dhe kjo është e mërzitshme, e mërzitshme, dhe e mërzitshme…
Mendojmë, ndoshta jjo arsyetohet për shkak se në titull thuhet “nuk do të besoni…” dhe ndoshta atraksioni i paralajmëruar në titull do ta arsyetojë këtë “çarshaf”. Por, asgjë. Në fund të tekstit lexuesi shfryhet si balon nga asgjëja e këtij teksit: “80 çifte pantallona meshkujsh…”, “kabllo, shirita për izolim, 64 kilogram tekstil, 78 paketime me ujë toaleti dhe 9 qebe…”, dhe…
Çka ka këtu për të mos besuar? Për shtatë ditë pune të doganës?
Buletinet e kopjuara vetëvetiu nuk janë lajme, e as, përmbajtje mediatike që meriton të lexohet.
Nëse në të ka diçka që meriton të jetë lajm, ndonjë trend që është vërejtur, ndonjë mall me të vërtetë ekskluziv ose ndonjë send me interes për kontrabanduesit, atëherë prej saj mund të bëhet lajm edhe atë sipas të gjitha standardeve: më e rëndësishmja, më e reja, më interesantja – në fillim të lajmit, pastaj një paragraf me sqarime plotësuese për ta mbështetur atë që është thënë në fillim, pastaj deklaratë nga ndonjë person i autorizuar që do të sqarojë trendin, atë që është interesante… pastaj informatat e dorës së dytë…
Përveç kësaj, edhe për shkrimin e artikujve në internet, poashtu ka rregulla dhe rekomandime dhe ato duhet të respektohen. Ja një një link i mirë prej njërit nga më të mirët, Jakob Nilsen. Lexoni dhe zbatoni.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e