verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: FOTO: Qytetarët në masë dalin për të dhënë nënshkrimin e tyre për Ivanovin

on 4 - 03 - 2014       

ФОТО Граѓаните масовно излегуваат да го дадат својот потпис за Иванов-crop-resize

Lajmi me titull: „FOTO: Qytetarët në masë dalin për të dhënë nënshkrimin e tyre për Ivanovin“,  në mënyrë perfide manipulon me vërtetësinë. Gjegjësisht ky material është vetëm një nga vargu të cilët mediumi nga drithërima raportont për daljen spontane të qytetarëve maqedonas të shtunën me (1 mars)  “nxitonin” të nënshkruheshin për kandidaturën për Gjorgje Ivanovin e dhe për një mandat presidencial.

Pasi që në konventën e VMRO-DPMNE-së një numër i madh i  delegatëve vendosën të qëndrojnë pas Ivanovit që ai të jetë kandidat presidencial i partisë qeveritare, mbështetje në masë presidenti aktual ka marrë edhe nga qytetarët.

Megjithatë, nga lajmi që e recensojmë nuk mund të kuptohet cilët qytetar – anëtar të partisë qeveritare ose jo partiak –  të shtunën pasdite papritmas kanë marrë një shtysë spontane që ta japin mbështetjen e tyre për Ivanovin! Shumë ka të ngjarë se kjo me qëllim nuk është përmendur për tu fituar përshtypje bëhet fjalë për “mbështetje gjithë popullore” për Ivanovin.

Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Qytetarët në masë dalin për të dhënë nënshkrimin e tyre për Ivanovin

Data dhe koha e publikimit: 1.03.2014, 17:56

 

ФОТО Граѓаните масовно излегуваат да го дадат својот потпис за Иванов

Data e recensionit: 2.03.2014

Recensues: Оливера Војновска

Vërtetësia: Ky material ka fakte dhe nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në vërtetësinë e tij.

George Ivanov në total fitoi 1,099 vota nga Konventa dhe tre sfiduesit e tij së bashku kishin vetëm 135.

Fakti për votat që Ivanov i fitoi në Konventën e VMRO-DPMNE është i saktë. Për këtë njoftuan  të gjitha mediumet që raportuan për ngjarjen.

A nuk është problematike se shumica kanë dhënë nënshkrimet e tyre edhe për një mandat të tij.

Mbështetja masive për Ivanov që ka filluar në Konventë dhe ka vazhduar nga qytetarët. Përveç në Kisella Vodë, sipas informatave tona, qytetarët në masë kanë dal për të dhënë nënshkrimin e tyre në mbështetje të Ivanovit edhe në të gjithë Maqedoninë.

Por askund është nuk treguar nëse ata janë anëtarë të partisë apo qytetarë të zakonshëm, të cilët, duke kuptuar informacionin që Ivanov ka marrë mbështetjen e Konventës së VMRO-DPMNE-së, “në mënyrë spontane”  kanë shkuar në zyrat e KKZ-ve për të depozituar nënshkrimin e tij dhe për të shprehur kënaqësinë se Ivanov do të kandidojë për një mandat tjetër! Si tingëllon konkluzioni në fund të lajmeve:

Kjo masë tregon se qytetarët mbështesin zgjedhjen e delegatëve të VMRO-DPMNE, të cilët kanë përkrahur Ivanovin

Megjithatë, disa mediume kanë raportuar se  qytetarët shprehen se “presidenti”  ka kërkuar të depozitojnë nënshkrimin për Ivanovin. Kjo i jep një pamje të ndryshme të “spontanitetit dhe masivitetit” për depozitimin e nënshkrimit për Ivanovin.

Gjithashtu, nuk ka argumente ose për konkluzionin:

Kjo fotografi para e Zyrës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në komunën e Kisella Vodës, tregon se zgjedhja e partisë në pushtet për të treguar besimin për Ivanovin për një afat të dytë justifikohet plotësisht nga populli.

Të tregohet një gjë e tillë, vetëm në bazë të një fotografie  vërtetë është pretenduese.

Burimet e informatave: Lajmi bazohet në fotografinë e bërë para zyrës së KQZ në Kisella Vodë. Si burim është dhënë edhe Konventa e VMRO-DMPNE, kurse në artikull përdoret formulimi “sipas të dhënave tona”.

Përmbajtësia: Materiali është një anshëm, gjërat i tregon në mënyrë selektive. Si përmendëm, mungon informacioni, kush janë këto qytetar të cilët  „në masë dalin që të japin nënshkrimin e tyre për mbështetje të Gjorgje Ivanovit“. Qasja e tillë është në kundërshtim me pjesën e dytë të amandmanit nga Kodeksi i gazetarëve

„Gazetari duhet të publikojë informacion të saktë të verifikuar dhe të mos fshehë të dhëna esenciale “.

Anshmëria: Mënyra në të cilën është konstruktuar lajmi tregon një anshmëri të theksuar ndaj partisë në pushtet dhe duket se është edhe servil.

 Komentim: artikulli është përpiluar në stilin e komentimit. Lehtë njihet qëllimi i qëndrimit i redaksisë të paraqes si të vërtetë të përgjithshme:

„Kjo fotografi para e Zyrës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në komunën e Kisella Vodës, tregon se zgjedhja e partisë në pushtet për të treguar besimin për Ivanovin për një afat të dytë justifikohet plotësisht nga populli “.

Materiali në të vërtetë fillon me spin komentim:

„Mbështetja masive për Ivanov që ka filluar në Konventë, ka vazhduar nga qytetarët .“

Dhe përfundon me konektatorski spin:

„ Kjo masë tregon se qytetarët mbështesin zgjedhjen e delegatëve të VMRO-DPMNE, të cilët kanë përkrahur Ivanovin “

Origjinaliteti/Plagjiatura: Lajmi nuk është nënshkruar, kështu që mund të konstatohet se është editorial. Këtë fundjavë, disa mediume, gjithashtu ka njoftuar për daljen “spontane” të pritjes për nënshkrimin e Ivanov.

Kualiteti i titullit: Titulli është spinues dhe shumë premtues. Në mënyrë të përshtatshme e dërgon mesazhin manipulativ të këtij foto-lajmi.

Fotografia: Fotografia është dëshmi kyçe në tezën që të kalojë ky prodhim gazetaresk: se partia qeverisëse ka bë zgjedhjen e duhur  se kandidati i tyre gëzon simpatinë e popullit!

Përfundimi: Materialin që e recensojmë është shumë pretendencioz dhe i mungon distancë politike. Titulli sugjestiv, nëntitulli dhe vetë-konstruksioni i lajmit është fituar një prodhim i keq gazetaresk me intonacion propagandistik.  Shikuar nga konteksti më i gjerë, kjo lloj mënyre e përpunimit dhe pasimit të informatave ka për qëllim të krijoj në publik atmosferë se kandidati i VMRO-DMPNE është favorit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja