verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Foto: Shihni se si duken këngëtaret e arrestuara në klubin e natës në Zhelinë të Tetovës!

on 30 - 12 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

nzss-0000001234-000567-crop-resize

Nëpërmjet titullit, problematik, senzacionalist, tendencioz, autori i këtij lajmi të zgjeruar, e fut lexuesin në një përmbajtje edhe më problematike tekstuale, që nuk jep përgjigje në pyetjen kryesore gazetareske: pse këto vajza janë arrestuar dhe pse kundër tyre do të ngriten padi përkatëse penale. As këndimi, as vallëzimi nuk paraqesin vepra penale, kështu që lexuesi nuk mund të informohet se pse këto vajza janë gjetur në një situatë që të dyshohen se kanë bërë vepër penale. Madje edhe sikur teksti të zbulonte se pse janë arrestuar vajzat, në asnjë mënyrë publiku nuk do të mund t’i “shihte si duken ato”, për shkak se në atë mënyrë do të shkilej parimi i supozimit të pafajësisë.

nzssLinku deri te artikulli origjinal:  Foto: Shihni se si duken këngëtaret e arrestuara në klubin e natës në Zhelinë të Tetovës!

Data dhe koha e publikimit: 26.12.2013, 12:10

Data e recensionit: 28.12.2013

Recensues: Мirosllava Burns

Vërtetësia: Në aspekt të fakteve, teksti plotësisht bazohet në të dhënat e MPB-së, kështu që edhe vërtetësia e tij i përshkruhet kësaj. Problematike është ajo se në tekst, autori aspak nuk i referohet buletinit policor si burim, për arsye të panjohura.

Burimet e informatave: Sipas diskursit që përdoret në tekst, lehtë është të supozohet se burimi i informatës është buletini policor. Мirëpo, në artikull kjo nuk është theksuar.

Përmbajtësia: Lajmi është tepër i paqartë dhe papërmbajtësor për shkak se nuk janë theksuar shkaqet e arrestimit, e thuhet se kundër vajzave do të ngriten padi penale. Në ueb-faqen e Ministrisë për Punë të Brendshme mund të gjendet njoftimi i MPB-së për këtë rast, ku si informatë (që nuk është futur në tekst) thuhet se vajzat “janë ndaluar në SPB-në e Tetovës për procedurë të mëtutjeshme në Departamentin për të huaj dhe readmision”. Kjo informatë e rëndësishme, të cilën e njofton MPB-ja, nuk është inkorporuar në tekst, e në të fshihet përgjigja në pyetjen kryesore se pse janë arrestuar vajzat.

Readmision do të thotë kthim nga një vend në një vend tjetër me urdhër të gjykatës dhe ka të bëjë me shtetasit që në vend janë zënë pa dokumente, pa qëndrim të rregulluar ose pa punësim (duke punuar në të zezë). Për shtetasit e Maqedonisë që zihen në këtë gjendje ka dispozitë sipas të cilës ata mund të ngrejnë kundërvajtje kundër punëdhënësit të tyre se nuk i ka paraqitur si të punësuar. Sanksion tjetër për ta nuk ka përveç nëse nuk janë zënë në vend të ngjarjes duke ofruar shërbime seksuale.

Megjithatë, asgjë nga kjo që u theksua më lartë nuk është sqaruar në tekst dhe nga ajo që është shkruar në tekst nuk mund të thuhet se cili ka qenë shkaku i arrestimit.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Bëhet fjalë për tekst nga buletini policor që është transmetuar duke e lënë anash një segment kyç nga i cili do të mund vihej në përfundim për shkaqet e arrestimit.

Kualiteti i titullit: Nëpërmjet titullit senzacionalist tërhiqet vëmendja e lexuesve. Çelësi për qasjen e këtillë është që vajzat të kualifikohen si jomorale, si “tjetërfare”, edhe pse në fakt, sikur të publikohej indentiteti dhe fytyrat e tyre do të shkilej parimi i supozimit të pafajësisë.

Fotografia: Fotografitë janë të MPB-së, të publikuara në ueb-faqen e tyre zyrtare. Fytyrat e të arrestuarve janë mbrojtur që është në përputhje me standardet dhe të drejtën për supozim të pafajësisë.

Përfundimi: Vetë fakti që teksti është përplot me senzacionalizëm, bërja me gisht drejt personave për të cilët aspak nuk raportohet se për çfarë vepre janë të dyshuar, e bën këtë tekst joprofesional. Veçanërisht te titulli vërehet nxitje për voajerizëm, por edhe manipulim, për shkak se teksti nuk e paraqet atë që paralajmërohet. Kjo është një rrethanë me fat, për shkak se nëqoftë se fytyrat e vajzave nuk do të ishin të mjegulluara, kjo do të paraqiste shkelje të parimit të supozimit të pafajësisë. Nga informata e MPB-së është lënë anash informata kryesore, e ajo se për çka janë arrestuar vajzat. Nëse teksti shqyrtohet pa këtë rrethanë, atëherë ai çon në përfundimin se vallëzimi dhe këndimi janë vepër penale, për të cilën, nënkuptohet, këtu nuk bëhet fjalë. Gazetari i shmanget përmendjes së burimit të informatës dhe ai mund të hetohet për shkakt ë diskursit specifik (mënyrës së shkruarjes së njoftimeve policore).


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk aplikohet

Abonohuni për lajmet më të reja