verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: FОTО: Taulant Capa i kërkoi falje kryeministrit Gruevski

on 5 - 11 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

2100000-crop-resize

Gjithsesi një lajm interesant, i plotësuar edhe me fotografi edhe me video-material, që nuk haset çdo ditë, së paku në këtë pjesë të Evropës, ku informohet për një pajtim ndërmjet një qytetari “të thjeshtë” dhe një politikani të lartë – kryeministrit. Thënë me fjalë të popullit: Ka ardhur njeriu të kërkojë falje. Gjithçka do të ishte në rregull sikur të mos kishte disa anomali, prej të cilave njëra nga më seriozet është ajo se stili i përdorur më tepër i ngjan një teksti-PR që është përgatitur për nevojat e politikanit, se sa një teksti gazetaresk që është publikuar në një medie. Prandaj, duke e lexuar raportin, vetëvetiu lind dilema: a ka qenë ky veprim vërtetë spontan dhe i sinqertë, apo shkaqet janë të ndonjë natyre krejtësisht tjetër?

2Linku deri te artikulli origjinal:  FОTО: Taulant Capa i kërkoi falje kryeministrit Gruevski

Data dhe koha e publikimit: 04.11. 2013  16:18

Data e recensionit: 05.11.2013

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Vërtetësia: Vërtetësia, së paku në fillim, nuk mungon, por shumë shpejt fitohet përshtypja se, sikur ajo është keqpërdorur për qëllime më të larta se vetë ajo. Kjo mund të vërehet nga elementet e llojit:

“Kryeministri Gruevski me këtë takim tregoi karakteristika pozitive, gatishmëri për të falur dhe për të dëgjuar, dhe njerëzi të madhe”.

Pse ka nevojë për shtojca të këtilla kur fotografitë flasin mjaft – kryeministri e ka pranuar në kabinetin e tij njeriun i cili vitin e kaluar në Tiranë ka hedhur me vezë në drejtim të veturës së kryeministrit. Nëse kjo nuk mjafton që publiku vetë të gjykojë, atëherë këtu është edhe atmosfera e inçizuar nga biseda ku dëgjohet kërkimi i faljes. Intervenimet anësore e plotësojnë atmosferën e artificialitetit të ngjarjes.

Burimet e informatave: Në qoftë se për shkak të ilustrimit të mirë me fotografi mund të falet fakti se burimet nuk janë precizuar si duhet, atëherë kjo “mangësi” bëhet lëshim i madh para të cilit nuk mund të mbyllen sytë nëse merret parasysh stili që është përdorur në tekst. Duke e lexuar tekstin, del se media ka qenë e pranishme gjatë gjithë takimit dhe burimisht ka dëgjuar se çka i kanë thënë bashkëbiseduesit njëri-tjetrit?! Praktika gazetareske tregon se në takime të këtilla vetëm në fillim lejohet fotografimi ose eventualisht prezencë e përfaqësuesve të shtypit, dhe më pas takimi mbyllet për publikun. Nuk mund të përdoren formulime si:

“Kryeministri Gruevski me këtë takim tregoi karakteristika pozitive, gatishmëri për të falur dhe për të dëgjuar, dhe njerëzi të madhe. Asnjë lider politik deri tani nuk është ulur në tavolinë me një njeri që ka bërë një vepër të këtillë.”

pa mos u mbështetur kjo në ndonjë burim konkret, ndoshta nga kabineti i kryeministrit ose me deklaratë të tij. Kështu, gropa është e madhe, dhe atë vetëm fotografitë “nuk e mbulojnë”.

Përmbjatja: Vërehet mungesa e përmbajtësisë serioze dhe përpjkejes minimale për ta shqyrtuar situatën më thellë. Nuk mund kalohet shpejt e shpejt mbi fakti se hudhja e vezëve mbi veturën e kryeministrit gjatë vitit të kaluar në Shqipëri shkaktoi elektrizim të raporteve ndërmjet dy vendeve. Nuk mund të harrohet aq lehtë prapavija e gjithë aktit, për shkak se vetë Capa pas incidentit deklaroi se ai e ka bërë këtë veprim në shenjë revolte për shkak të, siç tha “mosrespektimeve të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni”, e tani të plasohet deklarata e tij se ajo që e ka bërë nuk kа pasur asnjë domethënie? Një element tjetër për të cilin nuk ka përgjigje adekuate është se si Capa, të cilin policia e Dibrës, për shkak të fletëarrestit të shpallur, e arrestoi në vendkalimin kufitar , është liruar vetëm pas disa orësh? Dhe në fund, si u bë që përnjëherë dikush shpreh dëshirë për t’u takuar me figurën më të fuqishme në vend, dhe duke gjykuar sipas tekstit, ajo i është plotësuar menjëherë? Përgjigje në tekst nuk ka.

Anshmëria: Ka anshmëri e cila  nuk është vetëm në vijën e pajtimit të, në këtë rast, të dyja palëve, por pothuajse në glorifikimin e njërës palë si “pozitive dhe njerëzore –  elemente, të cilat për shmebull, janë të ngulitura në bazën e krishterimit: fal që të ta falin.

Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Ka elemente të origjinalitetit të cilat nuk janë shfrytëzuar deri në fund në llogari të disa formulimeve që duken sikur janë marrë nga ndonjë tekst tjetër.

Kualiteti i titullit: Informativ, i përgjigjet qëllimit kryesor të tekstit.

Fotografia: Pjesa më e mirë e gjithë produktit, fotografi adekuate për mbulimin e tekstit, por për fat të keq jo edhe të “gabimeve të tij të fabrikës”.

Përfundimi: Në fund vijmë deri te fakti kryesor të cilin e ofrojmë në vend të përfundimit – kryeministri maqedonas në kabinetin e tij e pranoi, siç e quajtën mediat “vezëhedhësi nga Tirana” vetëm një ditë para vizitës së shefit të qeverisë shqiptare, edi Ramës në Shkup. Tajming i shkëlqyer, nuk ka çka.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

Vështirë është të precizohet

Mund ta shtyjë, por edhe jo

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja