verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: FOTO: Zhernovski do ta bëjë komunën Qendër si Tiranën

on 10 - 02 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

22-0987-009987000-crop-resize

Mungesa e komponentës informative, mungesa e burimeve të besueshme, nënçmimet e individëve, që në momente kalojnë edhe në gjuhë urrejtjeje për komunitete të tëra në vend, mirëpo në fund të gjithë kësaj askund nuk është çështja kryesore – lajmi. Këto janë tiparet kryesore të tekstit që është objekt i shqyrtimit. Përsëri bëhet fjalë për “vënien nën thjerrëz” të punës së kryetarit të Qendrës, i cili, duke gjykuar nga shkrimi, çdo gjë që bën, bile edhe sikut të kthehet me “kokëposhtë”, “dikujt” asnjëherë do t’i jetë për qejfi. Artikulli i ofruar, është plot me elemente spini, me qëllim që të minohet puna e pushtetit lokal, e cila, për çudi nuk është dorë e zgjatur e qeverisë. Çmimin përfundimtar – një prodhim jo cilësor, për fat të keq e paguan publiku.

2Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Zhernovski do ta bëjë komunën Qendër si Tiranën 

Data dhe koha e publikimit04.02.2013, 09:28

Data e recensionit05.02.2013  

Recensues: Vlladimir Mirceski

Vërtetësia: Këtu kemi shembull të shtrembërimit të fakteve. Na plasohet „storja” e kryeatrit të komunës Qendër, sipas bindjes dhe shijes së vet, ka „lyer me bojë” një ndërtesë. Por nuk është kështu, sepse kryetari i komunës, në konsultim me autoritetet relevante dhe arkitektët, në fakt, ka sjellë përsëri karakterin themelor të ndërtesës, dhe se për shkak se ajo ishte me “ngjyra të larme” në edicionin origjinal në vitet ’60 nga shekulli i kaluar dhe është quajtur “Papagall”. Pra, ndërtesës i kthehet pamja e saj fillestare siç ishte konceptuar dhe ndërtuar, pas së cilës, me kalimin e viteve ngjyra e saj e veçantë është zbeh. Elementi i dytë është e vërteta për faktin kontestuar është e lidhur me atë që është thënë më parë, e cila është se nuk kishte asnjë deklaratë ose shpjegim për kryetarin e komunës se ai bëri “rehabilitim” e fasadës së ndërtesës, dhe jo, siç është shkruar në tekst, rregullim e plotë të saj. Të bëjmë një përmbledhje, duke i lënë anësh shijet, e vërteta është se autoritet lokal objektit ja kanë kthyer pamjen e vjetër, dhe nuk i kanë dhënë pamje të re, ashtu siç duan të tregojn.

Burimet e informatave: Shtylla kryesore në të cilin bazohet ky artikull se „Papagalli” nuk është sipas qejfit qytetarëve të Qendrës. Në rregull, por ku janë burimet që një gjë e tillë të mbështetet. Diçka e zakonshme për tekste të tilla nuk ka bashkëbisedues kredibil dhe as burime, për atë vetëm dëgjojmë për  „për pa kënaqësinë e qytetarëve” për pamjen e ndërtesës. Burimi i vetëm i cili në mënyrë drejtë është prezantuar është qëndrimi negativ, gjithsesi negativ i partisë qeverisëse për një veprim të tillë të autoritete të komunës Qendër.

„Me reagim mbrëmë u deklarua edhe VMRO-DPMNE,nga ku thonë, ajo që atyre ju si e përshtatshme, është përshtatshmëria e karakterit të Zhernovskit me stilin e ndërtesës Papagall.

– Gjithçka tjetër në këtë ndërtesë është më e përshtatshme me stilin në Indi, se stilin klasik apo modern evropian, sipas VMRO-DPMNE-së”.

Plus, përmenden komentet negative në rrjetet sociale, por ata kurrë nuk janë dhënë.

Përmbajtësia: Asgjë e veçantë, nëse nuk doni, përsëri, të dëgjoni pozicionin e qeverisjes qendrore për pushtetin lokal në Qendrën. Nuk ka kurrfarë hulumtimi, së paku një mini anketë, për qëndrimin e banorëve të qendrës për kthimin e pamjes së vjetër së “Papagallit”. Në vend të një “përmbajtjes” së vërtetë, ofrohen formulime të habitshme dhe shqetësuese, besoj se për dikë fyese:

„Banorët e revoltuar të komunës qendër komentojnë se më këtë hap Komuna e tyre është më e larmishme edhe se Shuto Orizari dhe nga komuna më urbane, bëhet subjekt i talljes;

Ne nuk më pëlqen fare, si vezë e Pashkëve. Si me qenë Çarshia e vjetër, dhe jo Qendra, kjo duket qesharake. Me të vërtetë është e shëmtuar, përgjigjet e qytetarëve të pakënaqur për komunën”.

Anshmëria:  E pa balancuar duket nga larg. Siç përmendëm më herët nuk ka anë të dytë, pra, kryetarit të komunës, kjo nuk është e rastësishme. Anshmëria, është në të se qartë përmendët vetëm qëndrimi i partisë qeverisëse dhe nga natyra politike. Paragrafi 2 nga neni 14 i Kodeksit të gazetarëve të RM thotë:

Gazetarët duhet të sigurojë distancë profesionale prej partive politike “.

Origjinaliteti/Plagjiatura: larg nga ajo se ky material i pa nënshkruar është origjinal. Një morri tekstesh  me formulime personale janë prezantuar në disa protael. Rastësisht? Nuk mendoj ashtu.     

Kualiteti i titullit: është përdorur titull jokorrekt, sepse nëpërmjet titullit dëshiron të përçmojnë projektin për rivitalizimin e fasadave në Tiranë, të cilin para dhjetë viteve e filloi kryebashkiaku atëhershëm Edi Rama. Unë nuk jam duke thënë se ideja e tij nuk shkaktoi polemika, por në ndonjë rast mendimet, jo vetëm vendore por edhe në mbarë botën, nuk ishin ekskluzivisht negative.

Fotografia: janë përdorur disa fotografi si tentim për të tërhequr paralelë ndërmjet ndërtesës në Shkup dhe projektit në Tiranë. Në çdo rast është shumë rëndë që të rastet të vihen në të njëjtën kosh, për arsye se tek ne bëhet fjalë për rindërtimin e një ndërtesës, them një ndërtesë në „pjesën e vjetër”, kurse në Shqipëri për proces të tërë i cili ka zgjatur disa vite. Për atë, mund të thuhet „fotot” janë keqpërdorur për arsye se është i qartë qëllimi të ju jepet kualifikim pejorativ. Jo gjithçka që është më e  „larmishme” se baroku është më e keqe.

Përfundimi: „De gustibus non est disputandum“ – ose përkthimi „për shijen nuk diskutohet”, çfarë do të thotë se secili ka të drejtë prë qëndrimin e tij. Mirëpo. Kjo thënie nuk vlen shtetin, ku viteve të fundit ka çudira, është imponuar fenomeni „të menduarit masiv”, gjegjësisht ajo çfarë i pëlqen shumicës, duhet ti pëlqej edhe individit. Nëse dikush thotë diçka, nëse edhe mundet, kundër barokut në Shkup, atëherë menjëherë kundër tij nisë një “lavë mediumesh”. Pse? Për arsye se mundur të kritikojë diçka që nuk është për qejfin e të gjithëve.  Do më thënë, edhe ju imponohet barok-histeri në kryeqytet, dhe të mos flitet asgjë kundër.  Nëse ka një shembull ët kundër – fasada „Papagall”, normalisht e cila nuk është rreshtuar në fazonin e barokut, atëherë urdhërri deri tek mediumet është  „gjuani (pështyni) sa mundeni”. Më pas ku janë standarde, kriteret dhe përgjegjësia për profesionin e gazetarisë?!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

Vetëm në një vend është theksuar burimi

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja