verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Gjenocid në Maqedoni: Abortohen 1 milionë foshnje prej vitit 1977 deri më sot

on 12 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht, Anglisht

Kur në një titull do të gjendet edhe fjala “gjenocid” edhe fjala “foshnje”, vëmendja e publikut lexues është tërhequr sigurisht. Edhe titulli edhe pjesa më e madhe e përmbajtjes së tekstit janë konceptuar ashtu që nuk lënë hapësirë për dyshim se cili është qëndrimi i autorit dhe i redaksisë sa i përket ndryshimeve në Ligjin për abort, që gjatë verës ishte temë e nxehtë në publikun e vendit.

Viti që përmendet në titull, 1977, është vit kur është sjellë Ligji për abort, dispozitat e të cilit ishin subjekt i ndryshimeve me kërkesën për ndryshime me procedurë të shpejtë, nga ana e qeverisë së RM-së. Por, lidhja e kualifikimit të rëndë “gjenocid” me realizimin e të drejtës legale të gruas për planifikim të familjes bën me dije për matricën identike ideologjike prapa këtij teksti dhe teksteve të tjera që e problematizojnë të drejtën për abort.

Përndryshe, sipas definicionit të gjenocidit, që është dhënë për herë të parë në Konventën e OKB-së për parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit të vitit 1948, ai definohet si “krim ndërkombëtar për shkatërrimin e plotë ose të pjesërishëm me qëllim të grupeve nacionale, etnike, racore dhe religjioze. Bën pjesë në grupin më të rëndë të krimeve kundër njerëzimit” (Burimi: Wikipedia). Por, menjëherë pas kësaj, në tekst thuhet se në fakt bëhet fjalë për autogjenocid, që në literaturë është definura si shkatërrim i një populli nga vetë ai ose pushteti i tij. Agrumenti kryesor për autogjenocidin, sipas “KURIR”-it, nuk është numri zyrtar prej 550.000 fetuseve të abortuara gjatë 35 viteve, por edhe gjysmë milionë aborte ilegale që nuk janë evidentuar askund, për të cilat portali thotë se janë bërë në periudhën e njëjtë, në mënyrë paradoksale, pas aborti është legalizuar! Gjatë kësaj, askund, nuk citohet asnjë burim se prej ku është marrë ai numër i aborteve ilegale, e as që autori është përpjekur të sqarojë se pse do të kishte aq ndërprerje ilegale të shtatzënisë nëse ky intervenim ka qenë në dispozicion të grave në mënyrë ligjore!

Burimi i të dhënave statistikore të cilat përmenden në tekst është arkivi Johnston (Johnston`s archive) dhe sipas atyre të dhënave, numri i aborteve në Maqedoni me vite të tëra ka trend rënës, por, burimet e paemërta të “KURIR”-it thonë se numri prej 5.900 abortesh në vit nuk është i saktë për shkak gjoja keqpërdorimeve të ordinancave private, gjegjësisht se ai numër është pesëfish më i madh dhe numri i aborteve për një vit është 30.000. Rastësisht ose jo, numri i njëjtë përsëritet edhe te të dhënat e cituara nga portali “Abortus NE!”, i cili propagandon ndalim të të drejtës për abort.

Геноцид во Македонија: Абортирани 1 милион бебиња од 1977 до денес

Linku deri te artkulli origjinal: Gjenocid në Maqedoni: Abortohen 1 milionë foshnje prej vitit 1977 deri më sot

Data dhe koha e publikimit: 29.08.2013, 14:39

Data e recensionit: 4.09.2013

Recensente: Jugosllava Dukovska

Vërtetësia: Në tekst janë përdorur të dhëna nga arkivi Johnston që janë në dispozicion në internet, por deklaratat për disa numra “të zinj”, të paevidentuar të aborteve në Maqedoni nuk ka mundësi assesi të verifikohen, dhe sipas kësaj, paraqesin spekulime.

Përmbajtësia: Artikulli e plotëson nivelin minimal të gjithëpërfshirejs, për shkak se i jep argumentet e të dyja palëve, të cilat përfaqësojnë pikëpamje të kundërta për problemin, ofron të dhëna statistikore (edhe pse ato i përdor në mënyrë selektive), ofron deklarata të katër grave që kanë abortuar (edhe pse të gjitha tregimet e kanë lajt-motovin e njëjtë – keqardhje për atë që e kanë bërë, gjegjësisht kënaqësi për shkak se nuk kanë abortuar). Si argumentim i tezës së titullit janë marrë numrat e aborteve të kryer në vitin 1987 dhe 1989, që janë më të larta, por janë injoruar të dhënat e tjera statistikore që tregojnë trend të konsiderueshëm të zvogëlimit të numrave absolutë të aborteve të kryera nga viti në vit. Nuk janë shfrytëzuar as të dhënate KB-ve, sipas të cilave, në krahasim me vendet e tjera, Maqedonia është diku në mes të shkallës sipas numrit të aborteve në 1.000 gra të moshës prej 15 deri në 44 vjet.

Anshmëria: Tregimi i pjesërishëm i të vërtetës mund të dëshmohet me vetë manipulimin e të dhënave të “Johnston’s archive”, gjegjësisht me shfrytëzimin e tyre selektiv si argumentim për tezat për pretendimin se është kryer gjenocid, dhe me lënien anash të atyre numrave që sugjerojnë një fotografi tjetër të së vërtetës. E gjithë kjo tregon për një mosbalancim dhe anshmëri në favor të fushatës konservative kundër abortit, e cila udhëhiqet në mënyrë joformale, por me ngulm, nga ana e mediave proqeveritare, një pjesë e organizatave joqeveritare dhe KOM-i.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti në fakt paraqet kopje të plotë të tekstit që është publikuar në një medie tjetrë, javoren RЕPUBLIKA edhe atë pothuajse tre muaj më parë.

Kualitetit i titullit: Titulli “Gjenocid në Maqedoni: Abortohen 1 milionë foshnje prej vitit 1977 deri më sot”në fakt është segmenti më problematik i gjithë artikullit, për shkak se përdor senzacionalizëm në përpjekje ta imponojë dhe ta mbrojë tezën se aborti është vrasje me paramendim!

Fotografia: Fotografia e një fetusi të zhvilluar në mitrën e nënës si ilustrim për tekstin në të cilin flitet për gjenocid ndaj një milion foshjneve në Maqedoni, vështirë se mund të vlerësohet ndryshe përveç si manipulim me ndjenjat e lexuesve.

Përfundimi: Теma për abortin dhe të drejtat e grave janë objekt diskutimi edhe te ne edhe në botë, dhe tekstet që e përpunojnë këtë problematikë gjithmonë janë të lexuara. Prandaj edhe nuk është për t’u çuditur kur ndonjë medie do të përcaktohet të përfaqësojë njërën nga dy pikëpamjet e kundërta – për ose kundër abortit, edhe pse ajo është e drejtë e garantuar e gruas në vendin tonë. Teksti konkret, i cili është subjekt i recensionit, e përfaqëson palën që ka qëndrim kritik ndaj të drejtës për abort. Prandaj, nuk është befasi që objektiviteti është lënë në plan të dytë dhe që argumentimi bazohet në elemente të përzgjedhura me kujdes, që do ta mbështesin tezën se e drejta për abort në Republikën e Maqedonisë ka pasur efekt të autogjenocidit.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

elemente joadekuate multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja