verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Gjyqet s’e lënë të qetë Zaevin!

on 9 - 07 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Vetëm një informacion nuk mjafton që ai të botohet si lajm. Tekstit që po i bëjmë recension më shumë nxit paqartësi se sa informon publikun. Gazetari gjithmonë niset të mbledhë dhe shkruajë lajmin nga një informacion i parë, por nëse nuk ka sqarime dhe verifikime të mëtejshme ai nuk duhet të botohet si i tillë.

Gjyqet s’e lënë të qetë Zaevin fullscreenLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Gjyqet s’e lënë të qetë Zaevin!

Data dhe koha e publikimit: 06.07.2015

Data e recensionit: 07.07.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti i publikuar si lajm, ka mungesë informacioni dhe sqarimesh. Publiku nuk e kupton se për çfarë rasti bëhet fjalë apo nëse ka ndonjë padi tjetër për liderin e opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Në tekst thuhet: “Gjykata në Strumicë i ka dhënë afat deri në mesditë që Zoran Zaev të paraqitet në gjykatë…”.

Teksti nuk informon mbi arsyet e thirrjes së Zoran Zaevit në Gjykatë. Lexuesi i cili ballafaqohet për herë të parë me lajmin, apo dhe ata që ndjekin zhvillimet nuk e kuptojnë dot se me cilën vepër është ngarkuar Zoran Zaev dhe për cilën prej tyre duhet të dalë para gjykatës.

Nëse nuk e bën këtë atëherë do të dërgohet shkresë deri te Gjykata themelore Shkupi 1, e cila më pas duhet të shqiptojë masë të re te sigurisë.

“Si do te veprohet më tej, varet nga gjyqi që ka caktuar masën…”, tha gjykatësja Cona Kallamernikova, nga Gjykata e Strumicës. Burimi i cituar si gjykatëse, nuk mjafton që lajmit të jetë i qartë. Pjesa e dytë e citimit të gjykatëse Cona Kallamernikova “varet nga gjyqi që ka caktuar masën…”, ngre paqartësitë sepse jo të gjithë dinë dhe kuptojnë procedurat gjyqësore.

Në strukturën e një lajmi, sidomos ai që ka më shumë nevojë për sqarime, duhet të jetë edhe pjesa që quhet “background”, ose informacione shtesë, sqaruese.  Tekstit në fjalë i mungon kjo pjesë e detyrueshme e lajmit. Si rrjedhojë duke mos sqaruar mirë mbi rastet për të cilat Zoran Zaev  është i dyshuar, bën që ai mos të jetë i kuptueshëm.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante,

nuk mund të përcaktohet

nuk dihen

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Nuk e paraqet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

Informon jozyrtarisht

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

diskriminon

diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja