verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Për çdo çështje duhen dy anë në lajm

on 9 - 07 - 2015       

Tetova 1 - Jazhincë, autoritetet qendrore neglizhojnë kërkesën për ambulancë

[Recension: “Jazhincë, autoritetet qendrore neglizhojnë kërkesën për ambulance”]

Teksti gazetaresk ka për detyrë të ngrejë një shqetësim publik dhe shkrimi në fjalë me të drejtë shqyrton një çështje me rëndësi jetike për banorët e një zone të caktuar që i takon qytetit të Tetovës. Shqetësimi i banorëve në këtë rast është shumë i arsyeshëm dhe hapësira mediatike që i kushton media është shumë e rëndësishme. Por ajo që mungon është ana e dytë ose prononcimi i institucioneve shtetërore. Kjo është e nevojshme për informim të plotë.

Lajmi është publikuar fillimisht në Alsat-M ku shoqërohet edhe me video. Më vonë është kopjuar nga portali Tetova 1 (tetov1.com) duke cituar burimin.
Tetova 1 - Jazhincë, autoritetet qendrore neglizhojnë kërkesën për ambulancëLinku për te artikulli origjinal: Jazhincë, autoritetet qendrore neglizhojnë kërkesën për ambulancë
Data dhe koha e publikimit: 04.07.2015
Data e recenzionit: 06.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Në lajmin që recensojmë, në mënyrë korrekte citohen disa burime siç janë banorë të zonës të prekur nga ky problem (që në këtë rast është mungesa e ambulancës) dhe kryetari i bashkësisë lokale që përforcon deklaratat paraprake të banorëve. Ky i fundit mes të tjerash thotë që në mënyrë sistematike dërgohen kërkesa në Ministrinë e Shëndetsisë për zgjidhjen e problemit por vazhdojnë të mos marrin përgjigje. Automatikisht, na lihet të kuptojmë se drejt institucionit të përmendur po drejtohen akuza për neglizhencë të problemit dhe kjo nënkupton që edhe ky institucion bëhet aktor në lajm.

Që lajmi të jetë i balancuar, mungon prononcimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetsisë. Citoj Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë:

“Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vie në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.”

Pala e dytë është e rëndësishme për informim të drejtë të publikut, kurse në rastin e lajmit që po recensohet, gjithçka do të ishte e plotë dhe mbase me përgjigje konkrete rreth çështjes. Në rastet kur kërkohet opinioni i palës të dytë dhe ai nuk i jepet gazetarit, ai duhet ta bëjë të ditur këtë gjë, që publiku të informohet se institucioni nuk dëshiron të prononcohet.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

:

nuk mund të përcaktohet

:

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

Abonohuni për lajmet më të reja