verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Këshilla për vajzat se si të martohen me fat

on 3 - 10 - 2013       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Devojkite_srekjno_da_se_omazat_crop_resize

Edhe pse kjo storje, e publikuar në rubrikën “Magazin” të portalit, nuk bën pjesë në zhanret standarde gazetareske, të cilat i analizon “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” në pjesën e recensionve, megjithatë vendosëm ta marrim parasysh për shkak se ka një tendencë, që ky tekst dhe tekste të ngjashme me të promovohen si lajme. Edhe në këtë rast, sikurse edhe në disa raste të mëparshme, bëjmë përjashtim nga rregulla dhe recensojmë një artikull të zhanrit tjetër me qëllim që t’u tregojmë qytetarëve se si manipulohet me to.

Совети за девојките како среќно да се омажатLinku deri te artikulli origjinal: Këshilla për vajzat se si të martohen me fat

Data dhe koha e publikimit: 01.10.2013

Data e recensionit: 02.10.2013

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia:  Kjo storje nuk mund të pretendojë që të jetë e vërtetë për shkak se prapa këshillave të cilat edhe ashtu nuk mund të dëshmohen dhe që janë tepër subjektive, ose tepër të përgjithshme, për atë se si të martohen vajzat, nuk ka ndonjë burim nga ekspertët ose me autoritet të mjaftueshëm që me përvojën e tij do të japë këshilla dhe do t’i paraqesë ato me kredibilitetin e tij. Nga ana tjetër, nuk mund t’i besojmë autorit për shkak se ai mungon.

Përmbajtësia: Ky lloj i përmbajtjeve mediatike, kur shmangen nga standardet, kështu siç shkruhen, si “këshilla të tezes Leze”, në përputhje me kohën marrin dimension të planit për biznes. Sikur bëhet fjalë për planifikim të ndonjë veprimi afarist, e jo për sferën iracionale të lidhjes së ndjenjave dhe personaliteteve me ngjitësen e vetme reale të martesës – dashurinë. Përveç që e le pas dore “ngjitësen”, ky “plan biznesi” e injoron palën e dytë – partnerin në planin e biznesit. E kot e ke strategjinë e biznesit nëse ku ke me kë ta realizosh biznesin, gjegjësisht martesën.

Anshmëria: Теksti është favorizues për shkak se le përshtypjen se sikur është përshkruar nga ndonjë medie që e favorizon palën femërore dhe që ta mbështesim këtë me fakte, do të citojmë vetëm një pjesë problematike në favor të thënies sonë:

“Burrat bashkëkohorë janë të lodhur duke kërkuar grua me karakter dhe virtyte. Atë që shpesh e gjejnë është seksipil pa shije, arsimim i rrjeshëm dhe vetëpëlqim.”

Komentimi: Për shkak se teksti nuk përkon me asnjë standard objektiv gazetaresk, e nga ana tjetër pretendon të paraqitet si një zhanr i përcaktuar, i gjithë teksti është, në fakt, komentim. Për shembull:

“Gruaja më e dëshiruar nuk është ajo që ka silikon në gjinj, botoks në buzë, tetovazhë në krah, por ajo që ka karakter. Një grua e tillë vlen më shumë se një margaritar.”

Оrigjinaliteti/plagjiatura: Për shkak se nuk ka as autor, as link e as ndonjë referencë prej ku është marrë, me siguri të madhe mund të themi se teksti është plagjiaturë. Gjithçka do të ishte shumë më e thjeshtë dhe teksti nuk do t’i kishte marrë këto kualifikime nëse theksohej se teksti është marrë prej “atje dhe atje”.  

Kualiteti i titullit: Titulli është tepër joinventiv dhe i “jashtë mode”.

Fotografia: U huazuar, pa autor të theksuar, patetike…

Përfundimi: Ky tekst favorizon stereotipe, ideale, modele joreale, ndërsa gjithçka tjetër është e padëshiruar dhe e papranueshme.

Përveç me satndardet gazetareske, teksti ka problem edhe me porosinë. Dëshiron të thotë se martesa është hap i patjetërsueshëm për vajzat. Martesë, edhe atë sipas këshillave të dhëna, ose shkatërrim.

I pashmangshëm është edhe një përfundim: se teksti është pjesë e ndonjë fushate, për shkak se nuk është i pari i këtij lloji. Storja me titull “Për gratë, era e foshnjeve është si drogë për trurin!“, i publikuar në medien e njëjtë, i ka motivet e njëjta sikurse edhe teksti që e recensojmë këtu.

Teksti, poashtu, është përjashtues për shkak se thotë se “vendimet që kanë të bëjnë me seksin, martesën dhe reproduksionin janë në duart e vajzave, ia vlen të mendohet për këtë, si ato sot ta gjejnë “Zotëriun e vërtetë”. ku është këtu pëlqimi i burrave, gjegjësisht, shumë më tepër dëshira e përbashkët e dy njerëzve që duhen, respektohen dhe ndajnë vlera të njëjta ose të ngjashme dhe të cilët mund të merren vesh së bashku se a do ta kurorizojnë lidhjen e tyre me martesë?


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

Nuk ka burime

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja