Faktet nuk fshihen lehtë, e as mungesa e profesionalizmit
Published in Recensione
on 9 - 06 - 2016 Author: Benjamin Arifi
[Recension: Kim Mehmeti e fsheh edhe biografinë e vetë, nuk tregon se ka qenë funksionar i BDI-së!]
Shumëçka nuk është në rregull me tekstin që po recensohet, i cili duket se qëllim primar e ka denigrimin dhe përbaltjen e një figure publike, e jo informimin apo analizën e ndonjë ngjarje a dukurie. Teksti fillon me një titull të vjetër (nëntor 2015) të një portali tjetër, duke e aktualizuar pa ndonjë shkas ose shpjegim. Më tej, në përmbajtje ka tentim që të analizohet biografia e Kim Mehmetit, shkrimtar dhe analist, së fundmi i eksponuar edhe politikisht. Megjithatë, burimet që janë përdorur janë tejet jo kredibile dhe nuk plotësojnë as kushtet minimale për t’u quajtur si burim relevant për gazetari serioze.
Linku deri te artikulli origjinal: Kim Mehmeti e fsheh edhe biografinë e vetë, nuk tregon se ka qenë funksionar i BDI-së!
Data dhe koha e publikimit: 06.06.2016
Data e Recensionit: 08.06.2016
Recensues: Benjamin Arifi
Gazetari ka akuzuar Mehmetin se ka fshehur pjesë të biografisë së tij, duke marrë për bazë biografinë e publikuar në rrjetin e kërkimit “online” – Wikipedia. Megjithatë, dihet qartë se Wikipedia nuk është burim relevant informacioni, për shkak të mundësisë që secili përdorues të krijojë, ndryshojë ose fshijë përmbajtje pa ndonjë filtër adekuat. Këtë e sqaron edhe vetë rrjeti Wikipedia në faqen e saj.
“Wikipedia shkruhet në bashkëpunim me një numër të madh vullnetarësh anonym të cilët shkruajnë pa pagesë. Secili me qasje në internet mund të shkruajë dhe ndryshojë artikujt e Wikipedia-s, përveç në raste të kufizuara ku editimi është i ndaluar, për të parandaluar përçarje ose vandalizëm. Përdoruesit mund të kontribojnë në mënyrë anonime, duke përdorur pseudonim, ose nëse dëshirojnë, duke përdorur identitetin e tyre të vërtetë”, shkruan në sqarimin e Wikipedia-s.
Me një hulumtim të shkurtër, gazetari do të gjente material të mjaftueshëm se personi i apostrofuar, Kim Mehmeti, nuk e ka fshehur asnjëherë angazhimin e tij pro-BDI në një periudhë të caktuar. Madje, ai u ka kërkuar publikisht falje shqiptarëve për ndihmën që i ka ofruar BDI-së, siç thotë vetë, duke besuar në atë kohë se BDI-ja nuk do të bëhet vasale e VMRO-së.
Çështja tjetër problematike në tekstin që po recensojmë është vetë titulli. Përmes titullit gazetari pretendon se Kim Mehmeti ka qenë funksionar i BDI-së, edhe pse në tekst flet për postin e përgjegjësit për redaksinë në gjuhën shqipe të Radio Televizionit të Maqedonisë. Kështu, me ose pa vetëdije gazetari bën një tjetër gaf, sepse posti që ka ushtruar Kim Mehmeti për një periudhë të shkurtër ka qenë zëvendës-drejtor i përgjithshëm i RTVM-së, e jo vetëm përgjegjës për redaksinë në gjuhën shqipe. E të mos flasim për barazimin e redaksisë në gjuhën shqipe të RTVM-së me BDI-në, gjë për të cilën duhen ofruar edhe dëshmi plotësuese në tekst, të cilat mungojnë. Të paktën në teori, servisi publik është i ndarë nga politika, dhe ushtrimi i ndonjë posti në këtë institucion nuk e bën Kim Mehmetin ose këdo tjetër funksionar të BDI-së, por funksionar publik.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e