verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Kokaina e dobishme për trurin e njeriut – e rrit kapacitetin

on 8 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Senzacion me çdo çmim, madje edhe me çmim të publikimit të gjërave të pavërteta! Kjo është përshtypja e parë që fitohet pasi të lexohet i tërë artikulli, i cili fillimisht provokon me titullin e tij senzacionalist, por edhe me përmbajetjen. Duhet me qenë i kujdesshëm dhe këmbëngulës, të hulumtohet prejardhja e informatave që i plason portali ku është publikuar ky tekst, që të zbulohet e vërteta që qëndron pas këtij teksit, e ajo është krejtësisht ndryshe nga thënia se kokaina është e dobishme për trurin e njeriut dhe se ia rrit kapacitetin. Bëhet fjalë për një përmbledhje të keqe dhe për një përkthim edhe më të keq të një segmenti nga teksti që është publikuar në ueb-faqen MailOnline, për një huëumtim që është realizuar në Universitetin e Kalifornisë, me të cilin është dëshmuar se kokain te minjtë për eksperimentim i rrit kapacitetet e trurit për mësim dhe vendimmarrje, por vetëm për gjëra që lidhen me gjetjen dhe shfrytëzimin e drogës! Përveç që është përpiluar në mënyrë jashtëzakonisht joprofesionale, ky tekst është edhe i rrezikshëm për shkak se publikon deklarata jo të vërteta, me çka i relativizon pasojat e dëmshme nga shfrytëzimi i kësaj drogës të rëndë. Prandaj, media që e ka publikuar këtë artikull meriton jo vetëm kritika serioze, por duhet të përkujtohet për përgjegjësinë që e ka ndaj publikut të cilit i drejtohet me përmbajtjet dhe deklaratat që i publikon.

Рецензија: Кокаинот користен за човечкиот мозок - го зголемува капацитетот

Linku deri te artikulli origjinal: Kokaina e dobishme për trurin e njeriut – e rrit kapacitetin

Data dhe koha e publikimit: 26.08.2013

Data e recensionit: 27.08.2013

Recensuesja: Jugosllava Dukovska

Vërtetësia: Faket që u publikon portali janë rezultat i keqkuptimit të tekstit të lexuar dhe përzgjedhjes së gabuar të asaj që është e rëndësishme në krahasim me atë që është më pak e rëndësishme në përkthimin e tekstit origjinal nga një medie tjetër.

Burimet e informatave: I gjithë teksti do të dukej krejtësisht paushall, për shkak se nuk është theksuar asnjë burim, relevant ose jorelevant, përveç sintagmës “shkencëtarët amerikanë”, sikur të mos ishte vendosur link deri te artikulli origjinal në gjuhën angleze në Daily Online, ku është cituar autori i studimit. Për fat, lexuesi që është më këmbëngulës në atë mënyrë ka mundësi që të informohet në mënyrë të drejtë se për çka bëhet fjalë.

Përmbajtësia: Lajmi i publikuar është jogjithpërfshirës dhe fsheh informata, për shkak se përcjell vetëm pjesë të tekstit për një hulumtim shkencor të publikuar në një medie të huaj, rezultatet e të cilin nuk janë përmendut në këtë lajm.

Anshmëria: Fitohet përshtypja se shtrembërimi i të vërtetës dhe informatat e rrejshme në këtë tekst janë rezultat i pakujdesisë dhe moskuptimit të materialit që është përkthyer.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Burimi nuk është theksuar me emër, por ka link deri te teksti origjinal.

Kualiteti i titullit: Titulli është njëra nga anët më të dobëta të këtij artikulli, për shkak se në mënyrë senzacionaliste përhap të pavërtata për përdorimin e drogës së rëndë kokain.

Fotografia: Fotografitë janë pjesë e ilustrimeve të tekstit të Mail Online, por kjo nuk është theksuar. Megjithatë, janë lënë shënimet origjinale për autorësinë e fotografive të përdorura.

Përfundimi:  Të përkthehet një tekst interesant nga një portal i huaj dhe të plasohet nëpërmjet një medie që ka për koncept kryesor pasurimin e hapësirës mediatike me përmbajtje interesante, zbavitëse dhe informative, në shikim të parë duke punë e lehtë. Mjafton të gjendet ndonjë material interesant, të përkthehet dhe eventualisht të shkurtohet dhe të përshtatet me hapësirën. Me këtë rast, nënkuptohet se teksti i përzgjedhur së pari duhet të lexohet me kujdes dhe të kuptohet,e pastaj të përkthehet në mënyrë kualitative dhe sipas nevojës të bëhet një përmbledhje, dhe  me këtë rast të mos humbet kuptimi i tekstit. Por, kësaj radhe, kjo qartazi ka qenë detyrë e vështirë. Rezultati është tekst ku thuhet se “shkencëtarë amerikanë” (që nuk janë përmendur me emër), kanë zbuluar se kokaina qenka e dobishme për trurin e njeriut, ndërsa në tekstin origjinal thuhet diçka krejtësisht tjetër.

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk mund të aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

Vetëm një

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja